Connect with Us

Helidon Bushati kërcënon gazetarin/ Arsen Rusta: Matu mirë kë fyen, për pak ditë do paguhesh nga taksat tona

Aktualitet

Helidon Bushati kërcënon gazetarin/ Arsen Rusta: Matu mirë kë fyen, për pak ditë do paguhesh nga taksat tona

Publikuar

-

Helidon Bushati kërcënon gazetarin/ Arsen Rusta: Matu mirë kë fyen, për pak ditë do paguhesh nga taksat tona

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës Helidon Bushati ka dalë nga shinat dhe ka nisur me kërcënimet ndaj gazetarit të njohur Ergys Kavaja, vetëm se ky i fundit ka nxjerrë në dritë problemet e PD-së në këtë qark gjatë fushatës zgjedhore.

Ndonëse pak ditë më parë në ditën e lirisë së medias, OSBE shprehu shqetësimin për jetën e gazetarëve në vend, duket se një gjë e tillë po haset çdo ditë e më shumë nga reporterët e ndryshëm që raportojnë çdo ditë nga terreni.

Gazetari Arsen Rusta i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij, duke iu përgjigjur kërcënimeve të Bushatit. Përmes një postimi në rrjetin social, Rusta shkruan se për pak ditë ai do të betohet si deputet i ardhshëm i Kuvendit dhe do të paguhet pikërisht nga taksat e tij dhe kolegëve të tjerë gazetarë.

Gazetari i ka kujtuar deputetit të zgjedhur të PD-së që bën trimin edhe kanunin e Lekë Dukagjinit, duke theksuar se “lajsmi”  nuk sjell vdekje. Duke i kërkuar që të respektojë gazetarët dhe shkodranët si aset i çmua, Arsen Rusa i ka uruar ta prijº e mbara në rrugën që ka nisur.

LEXO EDHE:  PD: Afron vota popullore, Rama-Meta shtojnë shkeljet e dhunimit nga ankthi i humbjes

Ja pse OSCE thoshte në ditën e lirisë së medias e reporterëve që është e rrezikshme të bësh gazetari!!!

Po pse mo i nderuar Helidon!!!

A stë pëlqeu analiza e Ergysit? Mos e lexo-jep argumentet e tua kundra.

Ske përse intimidon, fyen, kërcënon.

I nderuar deputet, pyet të djathtët në shkodër për Ergys Kavaja  pyet e znj.Ademi e matu se kë ofendon.

Ti je deputet, do betohesh pas disa javësh. Ergysi dhe ne do paguajmë taksa për ty e 139 kolegët e tu. Por rimerre telefonin kërkoi falje. Ulu si burri burrit me Ergysin dhe çdo gazetar e shpreh mendimet e tua të lira. Por mos harro se edhe gazetari ka lirinë e tij të shprehjes.

Ndërsa për kanun “lajsmi” sipas Lekë Dukagjinit nuk sjell vdekje!

Ndaj ska faj.

Të priftë e mbara, por gazetarët e shkodrës janë aset publik ndaj mos i cyt!

I prirur ti besoj kolegut tim Ergys Kavaja e nëse e vëreta është tjetër, Helidoni ska përse kërkon falje”, shkruan Rusta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE