Connect with Us

Gabimet e Kreut të PD/ Nard Ndoka: Iu fsheh koalicionit dhe u përpoq të krahasohej me Ramën

Politikë

Gabimet e Kreut të PD/ Nard Ndoka: Iu fsheh koalicionit dhe u përpoq të krahasohej me Ramën

Publikuar

-

/

Kryetari i PDK, Nard Ndoka  ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka gabuar rëndë gjatë fushatës pasi u përpoq të krahasohej me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në studion e MCN ai evidentoi zgjedhjet e 25 Prillit dhe u shpreh se kryedemokrati nuk paraqiti koalicionin si ekip dhe kjo solli disavantazh për opozitën.

“Është e rëndësishme që ti evidentojmë disa gjëra dhe pas një analize përgjegjësitë të shikohen edhe tek vetja. Një koalicion së bashku do ta kishte bërë Bashën kryeministër dhe opozitën maxhorancë. Nëse do të ishim një e tërë nuk do të ishin humbur shumë vota.

Nëse Rama ishte vetëm, Basha pati një koalicion, më të madhin që ka pasur një forcë politike ndonjëherë. Këtë ai nuk e paraqiti si ekip, iu fsheh koalicionit dhe u përpoq të krahasohej me Ramën, ti ngjante atij në fushatë”, u shpreh Ndoka.

Sipas tij, djegja e mandateve ishte vendim i drejtë , teksa shprehu pendesën për për kauzat e lëna përgjysëm. I pyetur se pse po fajëson PD, Ndoka u shpreh se interesi i tyre është faktimi I vjedhjes së votave.  Ai deklaroi gjithashtu se nëse opozita nuk do të kthehet në maxhorancë Ndoka do të shohë raportet e tijë.

LEXO EDHE:  Redaksionale/ Basha në versionin si ja dhe ujin gomarit?!

“Interesi jonë është të faktohet vjedhja e votave, kjo është kauza sot. Kur të mblidhemi si koalicion do analizohet situate. Kolegët e mi që kthyen qindra vota në favor të tyre dhe kjo ishte e pafalshme dhe kjo do të ketë kosto edhe për koalicionin.  Unë i kam pranuar përgjegjësitë e mia. Nëse opozita nuk do të kthehet në maxhorancë, unë do të shoh raportet e mia. Përgjegjësia është e Bashës që unë jam penalizuar sot. U lash në një listë të pafavorshme, i 13 në listë.

U përpoq dhe sot jam në një periudhë për të analizuar vetveten dhe të shohim çfarë nuk ka shkuar. Do jetë lidershipi i ri që do ta shohë pozicionin tim. Unë e kam bërë publik qëndrimin tim. Do ballafaqohem me ato që më kanë mbështetur”, theksoi Ndoka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat për fshehje të pasurisë/ Murrizi flet pa dorashka: Përpjekje për të më mbyllur gojën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka folur për hetimin ndaj tij për fshehje të pasurisë, ku tha se kjo është një përpjekje për t’i mbyllur gojën pas denoncimit të bërë për tenderin me uniformat e policies.

Murrizi shprehet se është krenar që është i pasur pasi ka punuar për të aritur pasurinë e tij, duke theksuar se turp i vinte kur ishte i varfër dhe jo pse është i pasur kur nuk ka prekur asnjë para nga fondet publike.



“Gjithë Toninët e sigurimit të shtetit nuk më kanë trembur as në 90 dhe as në 30 vite rresht. Kështu që nuk më intimidon asnjë vemje që vegjeton në Policinë e Shtetit, që vjen nga sigurimi i shtetit. Kjo është dobësi e qeverisjes së PD-së që duhet të kishte vullnetin që kjo armatë të mos ktheheshin në drejtim. Nuk më tremb asnjë shpikje bolshevike nga cilido grup Toninash që bëhet.

Nuk i kam kujt borxh. Nuk kam një lekë nga paratë publike në 30 vite. Kam aktivitetin tim. Po ke biznes, pasuri, po je mbi të tjerët je hajdut. Nuk kam turp të kem biznes. Përkundrazi jam i lumtur të kem pasuri pa futur duart në paratë publike. Mua turp më ka ardhur kur isha fukara. Kam bërë 4 vite shkollë të mesme me një triko, dy vite në një krah, dhe dy vite në krahun tjetër.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokratët të zhgënjyer nga Basha/ Bumçi: Mori vendime që shkatërruan opozitën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aldo Bumçi ka deklaruar se, demokratët e kanë mbështetur ish kryeministrin Sali Berisha, pasi nga Lulzim Basha nuk panë asnjë lloj shprese.

I ftuar në emisionin Arnautistan, Bumçi tha se Basha mori vendime që e shkatërruan opozitën ndaj dhe ishte një zhgënjim për demokratët.



Berisha i thirri demokratët dhe ata iu përgjigjën me shpejtësinë e dritës. Pse u përgjigjën kaq shpejt demokratët? Pse u mbushën foltoret? Kjo histori është 3 mujore. Se u mërzitën me Bashën. Ai mori vendime për të shkatërruar opozitën. Non grata e Berishës nuk fitoi legjitimitetin tek demokratët dhe as tek pjesa tjetër. Ai s’ka asnjë pushtet, ndërkohë që Rama ka 1000 të zeza dhe Berisha ka 8 vite që është larguar. Ky vendim nuk e fitoi legjitimitetin tek qytetarët. Ai duhet të ishte votëbesuar, kjo nuk u bë dhe ne thirrëm kuvendin. Demokratët nuk e kanë mbështetur Berishën vetëm se duan Berishën. Në stadium kanë qenë mbi 10 mijë demokratë sepse janë të zhgënjyer me Bashën dhe nuk shohin asnjë dritë shprese. Ata shohin tek Berisha një njeri të veprave”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shpallur “non grata”/ Berisha: Të më kërkojnë ndjesë ose të paraqesin faktet

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shpallja “non grata” e tij është rast unik në botë pasi nuk gjen në listën e atyre që janë shpallur “non grata” një që është shpallur “non grata” 8 vite pasi është larguar nga lidershipi.

Në një intervistë për RTK 21 në Kosovë, Berisha tha se SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha dhe se asgjë nuk mund ta shtyjë kunër tyre, por shpalljen e tij non grata e quan gabim.

Ndaj ish kryeministri është shprehur se ka dy rrugë: ose t’i kërkojnë falje për shpalljen non grata ose të paraqesin fakte për korruspionin për të cilin akuzohet.



Shpallja e Sali Berishës non grata është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur non grata nuk gjen asnjë që është shpallur non grata 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij. Shpallet non grata pasi humbet zgjedhjet partia që ai mbështeti. Unë nuk kam lobuar për të ma hequr këtë. Kam zgjedhur një rrugë. Gjykatën dhe transparencën. Kur shumë miq më kanë sugjeruar të merrem.

Në atë kohë atë betejë e kam bërë veten me veten time. Edhe këtë betejë e bëj vetëm. Nuk po e përdor këtë. SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. SHBA janë vend i madh dhe vend i lirë. Ato kanë një meritë. Ata njohin gabimin. Ata korrigjojnë gabimet. Kjo është një nga faktorët që i mban ato institucione afër realitetit. Nuk ka asgjë të më shtyjë kundër SHBA. Por e konsideroj këtë gabim. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë ose të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit dhe pasurimit tim të paligjshëm. Sali Berisha në këtë rast do ishte i gatshëm të marrë çdo vendim kundër vetes së tij. SHBA janë vendi më i madh por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta”, u shpreh Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE