LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ 68 vjeçarja, 15 vjet në dyert e Gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 metra katrorë!

5 Maj 2021, 21:02, Denoncim CNA
Fiks Fare/ 68 vjeçarja, 15 vjet në dyert e Gjykatës dhe

Një 68 vjeçare po endet prej 15 vitesh në dyert e gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 m² truall në afërsi të banesës.

Rexhina Hila ka 8 vendime gjykate, disa të formës së prerë dhe sërish Hipoteka nuk ia njeh këto vendime. Gjykata e Apelit Administrativ ka urdhëruar Kadastrën e Shkodrës t?ia regjistrojë, por këta të fundit nuk ia regjistrojnë, pasi pretendojnë se ka mbivendosje me disa banorë që ende nuk u është regjistruar dhe s?kanë marrë certifikata për pronat!

Në redaksinë e emisionit investigativ ?Fiks Fare? u ankua zonja Rexhina, e cila thotë se ka filluar gjyqet që në vitin 2006, ku kërkonte t?i regjistrohej një pronë prej 1200 metra katrorësh.

Në vitin 2008, Gjykata e Shkodrës ka vendosur ta njohë pronere për 1200 m2 dhe detyron Hipotekën t?ia regjistrojë. Apeli i Shkodrës dhe Gjykata e Lartë e lënë në fuqi këtë vendim. Më pas, në 2014, Gjykata e Shkodrës urdhëron ZVRPP të regjistrojë pronën e zonjës Rexhina. Çështja shkoi në Apel, që vendosi ta dërgonë çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Kjo gjykatë, në mars 2016, e riktheu në Shkodër, ku iu dha e drejtë sërish zonjës Rexhina. Çështja shkoi në vitin 2019 në Gjykatën e Apelit Administrativ. Kjo e fundit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra rëgjistrimin e 637 m2. Por, nga viti 2019, e deri në vitin 2021, Kadastra e Shkodrës ia ka refuzuar.

?Jam 68 vjeçe, e vetme po përballem për të regjistruar 637 metër katrorë. Kam regjistruar gjysmë dhe gjysmën tjetër më sorollasin. Kam 8 vendime gjyqësore, nga të tria shkallët po sërish më thonë jo. Nuk e di çfarë të bëj më, vetëm ju të Fiksit më ndihmoni. Ja kjo është prona, pas shtëpisë sime. Kam shkuar andej e këndej dhe do luftoj deri në fund. Gjykatat ma kanë dhënë, janë bërë 15 vjet gjyqe? thotë me lot në sy zonja.

Gazetarët shkojnë bashkë me Rexhinën në zyrën e Kadastrës në Shkodër. Drejtori dhe juristja pohojnë se e kanë trajtuar disa herë dhe ia kanë refuzuar regjistrimin me arsyetimin se ka sërish mbivendosje. Gazetarët e pyesin se me cilët persona ka mbivendosje dhe nëse këta persona e kanë regjistruar apo jo pronën. Juristja pohon se personat e tjerë nuk kanë marrë akoma certifikatë pronësie. Pyetjes se përse nuk zbatohen vendimet e gjykatave, pasi edhe ZVRPP ka qenë palë dhe nëse do ishte kundërshtime i bën në seancë, juristja thotë se ka sërish mbivendosje! Gazetarët i bëjnë me dije se është vendim i formës së prerë dhe personat e tjerë s?kanë certifikatë. Por, juristja dhe drejtori pohojnë se ky vendim është marrë nga kjo zyrë, nga paraardhësit e tyre, dhe tani është në ?dorën? e zyrës qendrore. Në fund pohojnë se prioritet në regjistrim kanë vendimet, por sërish zonja Rexhina po endet në dyert e këtij institucioni prej shumë vitesh.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët pyesin përmbaruesin që është marrë me këtë çështje. Edhe ai ka ngelur i befasuar nga vendimmarrja e Kadastrës, ndërsa pohon se nuk e kupton përse nuk e zbatojnë. Ka bërë edhe një kallëzim penal për kadastrën, procedim që është i regjistruar në prokurorinë e Shkodrës për hetime./TCH

Lajmet e fundit nga