LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmenduritë e Lulzim Bashës/ Iu sulet numëruesve për të justifikuar humbjen

5 Maj 2021, 07:35, Politikë CNA
Çmenduritë e Lulzim Bashës/ Iu sulet numëruesve për

Kreu i PD, Lulzim Basha, ditën e procesit zgjedhor, me 25 Prill e quajti një ditë të mrekullueshme dhe një ditë feste.

Sipas tij, çdo gjë po shkonte shumë mirë. Pra, nuk kishte asnjë pretendim për parregullsi.

Edhe të nesërmen e 26 Prillit, Basha foli për fitore, inkurajoi numëruesit e PD dhe tha, se ende nuk janë hapur kutitë e mira që vërtetojnë fitoren e Aleancës për Ndryshim.

?Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe një fitore apo rritje më mirë të themi të numrit të votave për PD, për koalicionin për ndryshim. Ky është fillimi, pas kutive që shpresonin t?i kishin bastion, por ishin ndëshkuar?, deklaroi Basha nga selia e PD.

Më tej ai iu bëri thirrje, numëruesve dhe vëzhguesve të PD-së që të vazhdonin punën sipas ligjit me përgjegjësi dhe seriozitet.

?Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre ashtu në fund të ketij numërimi ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë.?,  shprehej Basha.

Por, pas përfundimit të numërimit, PD rezultoi të kishte marrë 59 mandate, duke humbur kështu bindshëm përballë PS me 74 mandate.

Qëndrimi i Bashës ndryshoi. Harroi çfarë kishte deklaruar më herët dhe u shfaq sikur mos të kishte ndodhur asgjë, duke folur për beteja dhe luftë.

Luftë, por ndaj kujt do të luftonte nuk e tha kurrë, pasi thjesht po i jepte kohë vetes, për të justifikuar humbjen dhe për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së.

Dhe çmenduritë nuk u ndalën këtu. Lulzim Basha doli dhe tha, se nuk i njihte zgjedhjet e e 25 Prillit, ndërkohë që kandidatët që kishin fituar mandatet, bënin premtime si deputetë.

Pra, i kishin njohur zgjedhjet dhe nuk pajtoheshin me atë çfarë thoshte Basha.

Brenda 24 orësh, Lulzim Basha, doli me një tjetër qëndrim. Pasi mblodhi grupin e ri parlamentar tha, se në Shtator do të ishte në Kuvend.

Pra, para demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve u panë dy Lulzima, që flisnin të dy nga i njëjti pozicion i si kryetarë të PD, por me ndryshimin se njëri i njihte zgjedhjet dhe tjetri jo.

Nuk dihet se cili, por njëri prej Lulzimave, nuk hoqi dorë nga tallja dhe çmenduritë.

Por, ai që shohim aktualisht është një Bashë, i cili u është sulur komisionerëve dhe numëruesve të tij, për të justifikuar humbjen.

Ai ju ka kërkuar degëve në rrethe informacione në lidhje me qendrat e votimit, aty ku ata mendojnë se mund të ketë pasur probleme.

Ka nisur që dje mbledhja e informacioneve, procedurë kjo që do të shtrihet edhe sot, për t?i sjellë më pas në qendër, në Tiranë.

Mes të tjerash, do të shikohen dhe verifikohen kamerat që PD i ka marrë nga numërimi për t?u përdorur si alibi.

Në fakt, epilogu i gjithë kësaj, ka vetëm një rezultat, që është, kallëzim penal për komisionerët e PD dhe numëruesit, të cilët për një gabim, për një votë duhet të bëjnë burgun.

Kjo është strategjia që Lulzim Basha ka zgjedhur që të justifikojë humbjen dhe dështimin e tij dhe të mos largohet nga drejtimi i PD edhe pse e fundosi./CNA.al

Lajmet e fundit nga