LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Çmendet' deputeti demokrat/ Kërcënon gazetarin pas publikimt të shkrimit

5 Maj 2021, 16:21, Aktualitet CNA
'Çmendet' deputeti demokrat/ Kërcënon

Gazetari Ergys Kavaja ka denoncuar publikisht drejtuesin politik të PD në Shkodër, Helidon Bushati.

Ky i fundit shprehet se ka marrë një telefonatë kërcënuese sot në drekë nga deputeti demokrat, pas publikimit të dy shkrimeve që gazetari ka realizuar dy ditë më parë.

Kavaja, shprehet me tone të forta se askush nuk ka guxuar të kërcënojë atë dhe familjen e tij në 15 vite si gazetar, dhe se nuk do e lë me kaq duke paralajmëruar se do e ndjeki ligjërisht cështjen.

“Dua të denoncoj publikisht dhe pa asnjë rezervë sjelljen kërcënuese, fyese dhe denigruese të Drejtuesit Politik të PD në Qarkun Shkodër Helidon Bushati ndaj personit tim!

Sot në drekë mora një telefonatë nga Deputeti i zgjedhur i Shkodrës Helidon Bushati, i cili nuk më lejoi as ta përshëndesja pasi vijoi me një lum fyerjesh banale dhe kërcënime për mua dhe familjen.

Në 15 vite si gazetarë në Shkodër jam përballur me shumë ngjarje, zhvillime apo personalitete të politikës me të cilët kemi pasur edhe mendime të kundërta por asnjëherë dhe askush nuk ka guxuar të mbërrijë në kërcënime për mua dhe familjen time!

Nuk e kam ndërmend të stepem dhe të anashkaloj asnjë sjellje të tillë e cila nuk i shkon aspak për shtat staturës së një Drejtuesi Politik dhe Deputeti të një qyteti si Shkodra.

Vetëm dy ditë më parë ishte dita e lirisë së medias e unë zgjedh gjithmonë të jem i lirë pavarësisht çdo kostoje. Nëse dikujt nuk i pëlqen kjo atëherë e ftoj të përballemi në rrugë ligjore.

Më poshtë po publikoj materialet që kanë sjellë ?çmendurinë? e Helidon Bushatit.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga