LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

5 Maj 2021, 18:13, Politikë CNA
Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti.

Ai deklaroi në emisionin ?Top Talk? se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit.

?Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitarët e vetëm do të jenë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD, bashkëqeverisja me Bashën kryetar Parlamenti. Një qeveri e ashtuquajtur qeveri e integrimit do të qetësonte ujërat në Tiranë.

Asyeja pse Sali Berisha është një gozhdë e ndryshkur është meraku i pasardhësve dhe garantuesi është vetëm Lul Basha. Marrëveshja do të vijojë edhe vazhdimin e bizneseve të Sali Berishës e do të kemi një qetësi të plakut Sali Berisha më pas. Shqiptarët fitojnë një bashkëqeverisje dhe një qetësi. Po të pyesësh këto biznese ata thonë sa mirë që këto zgjedhje mbaruan. Dilema më e madhe në LSI është Monika do lë mandatin e Tiranës e do mbajë të Fierit që t?i lërë Vasilit të hyjë në Parlament. Ai është problemi më i madh në LSI se sa bashkëqeverisja?, theksoi Mane./ CNA.al

Lajmet e fundit nga