Connect with Us

Basha dhe Rama u takuan në Rinas?/ Reagon PD

Politikë

Basha dhe Rama u takuan në Rinas?/ Reagon PD

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me lajmin për një takim mes kryetarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në Rinas.

Partia Demokratike  e ka hedhur poshtë këtë lajm, duke e cilësuar si gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave.

“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre,” thuhet në reagimin e PD për mediat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“S’do bëjmë gjueti shtrigash”/ Alibeaj: Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet një analize

Publikuar

-

Nga

“S’do bëjmë gjueti shtrigash”/ Alibeaj: Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet një analize

Ish deputeti Enkeled Alibeaj ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Radari informativ”, Alibeaj tha se ka nevojë që të bëhet një analizë reale e domosdoshme.

Sipas tij, analiza nuk ka për qëllim të kthehet në gjyq por për të nxjerrë mësime nga rezultati i zgjedhjeve.

Ai u shpreh se PD duhet të perfeksionohet për t’i ballë çdo sfide në të ardhmen.

Për një parti të madhe si është PD bën sens që të bëhet një analizë reale e domosdoshme. Është një kulturë që duhet të bëhet edhe nga partitë e tjera. 25 prilli ka nxjerrë disa konkluzione të mëdha për rezultatin që qe një masakër e pastër zgjedhore.

Momenti i analizës për të mos qenë një gjyq. Analiza ka një synim tjetër, Mediatikisht, është krijuar një panoramë e plotë për atë që ndodhi në 25 prill. Shtetin e shndërroi në një ushtri dhe armatë elektorale. Ajo që është më e rëndësishme është kjo.

Në anën tjetër PD duhet të perfeksionohet për t’i bërë ballë në të ardhmen. Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet analizës. Strukturat do të shprehin si e kanë parë ata angazhimin apo ndoshta dhe mangësitë e tyre në një dialog që është i hapur. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të gjetur perfeksionimin. Drejtuesit politikë do i nënshtrohen kësaj analize. Dini proces më të mire analize se votimi?”, deklaroi ai.

Faza e parë e analizës tha Alibeaj, do të mbështetet në arsyet pse u arrit dhe pse nuk u arrit objektivi i PD në disa më 25 prill. Ai u shpreh se selia blu nuk do bëjë “gjueti shtrigash” për të përjashtuar ata që nuk arritën objektivin në zgjedhje por shtoi se do marrë jetë fjala meritokraci.

LEXO EDHE:  Rama takon Donald Trump në Bruksel/Kongresmeni amerikan zbardh bisedën

LEXO EDHE:  Reforma/ Mero Baze: Basha dhe Berisha dërguan familjet jashtë shtetit

“Faza e parë: Strukturat e partisë do të flasin. Deri në datën 1 korrik. Para çdo gare elektorale vendoset objektivi me të cilin matesh, Rezultatin aktual ne e kemi në të gjithë republikën. Ata që kanë arritur objektivin kanë të drejtë të thonë arsyet që përdorën për të rritur rezultatin. Ata që nuk e arritën objektivin kanë të drejtën të thonë që ishte për shkak të mos angazhimit tonë apo arsye të tjera. Do thonë nëse ka ndodhur që janë shpërndarë para. A ka ndodhur të ketë pasur kriminelë. Do e thonë ata.

Nga ana tjetër, duhet të dini se ky përshkrim në degë dhe në qendrën e PD ka pasur mekanizma që e kanë monitoruar gjendjen në totalin e tyre. Kjo besoj do na çojë në modelet e mira. Ne nuk do bëjmë gjueti shtrigash. Ne nisemi nga ideja për të gjetur shkaqet reale të këtij rezultati. Nëse ndodh që drejtues të caktuar kanë pasur mundësi por nuk i kanë shfrytëzuar, gjatë muajit shtator pasi të ketë përfunduar e gjithë analiza, në funksion edhe të shkrirjes apo hapjes së dyerve ndaj publikut do ketë mundësi edhe për të angazhuar më të mirët e më të mirëve.

Partia Demokratike është shtëpia e të gjithëve. Por fjala “meritokraci” do marrë jetën. Analiza thelbin e ka të nxjerrë të vërtetën në shesh për angazhimin e secilit. Unë besoj që në situate të rëndësishme njerëz që marrin përgjegjësi të mëdha për t’i bërë ballë të keqes duhet të jenë në krye të punëve”, theksoi Alibeaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihmës Sekretari Amerikan Philip Reeker vizitë zyrtare në Tiranë/ Pritet takim me Ramën e zyrtarë të lartë!

Publikuar

-

Nga

Ndihmës Sekretari Amerikan Philip Reeker vizitë zyrtare në Tiranë/ Pritet takim me Ramën e zyrtarë të lartë!

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të vizitojë Shqipërinë më 30 qershor.

Gjatë vizitës në Tiranë, Reeker do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.

LEXO EDHE:  Ambasadorët e SHBA dhe BE në selinë e PD/ Zbardhen diskutimet për Reformën Zgjedhore

LEXO EDHE:  Dy krimet e prokurorëve që mbyllen dosjen e Lulzim Bashës

Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22 – 29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.

LEXO TE PLOTE

Politikë

E quajti kineze/ Ambasadorja Yuri Kim pret në takim të riun nga Tropoja

Publikuar

-

Nga

E quajti kineze/ Ambasadorja Yuri Kim pret në takim të riun nga Tropoja

Ambasadorja amerikane Yuri Kim njofton se ka takuar të riun nga Tropoja që disa ditë më parë i ngatërroi vendin e origjinës duke e quajtur kineze.

Kim e ka pritur të riun në ambientet e ambasadës, ndërsa shprehet se kanë diskutuar për komentin dhe shumë më tepër.

Ajo thekson se çdo gjë nisi me një shaka të pafajshme por bëri të mundur një bisedë dhe miqësinë që shpreson që të vazhdojë.

“Javën e kaluar, @ i.fisart bëri një koment në lidhje me “miqësinë shqiptaro-kineze” që më çuditi. Kështu që e ftova për kafe. Ai pranoi. Sot, u ulëm jashtë në diell dhe pimë një kafe dhe bisedë shumë të këndshme për komentin, por edhe për shumë më tepër. Ne biseduam nga jemi dhe si na ka formuar ajo (Fisart është nga Tropoja, një zonë me të cilën u dashurova kur vizitova zgjati një muaj; vendlindja ime e të parëve është në malet e Koresë, por unë jam rritur në një ishull tropikal).

Mësova pak më shumë për të kaluarën e Shqipërisë dhe u preka kur Fisart më tregoi se si Enver Hoxha dhe komunistët u përpoqën të kontrollonin gjithçka – financat, fenë, strehimin, vendet e punës – por ata kurrë nuk mund të kontrollonin shpirtrat e njerëzve.

 Ne gjithashtu biseduam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e rregullt dhe ranë dakord që sundimi i ligjit dhe barazia sipas ligjit janë të domosdoshme në mënyrë që të gjithë shqiptarët, jo vetëm elita, të kenë punë me pagesë të mirë, të kujdesen për familjet e tyre dhe të kontribuojnë plotësisht për të ardhmen e vendit të tyre. Gjithçka filloi me një koment të bërë si një shaka të pafajshme, por bëri të mundur një bisedë (dhe miqësinë shqiptaro-amerikane!) Që shpresoj të vazhdojë. Faleminderit, Fisart!”, shkruan Kim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE