LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Familja e shoferit të vrarë kërkon dëmshpërblim

5 Maj 2021, 10:02, Kronika CNA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Familja e shoferit të vrarë

Familja e Andi Maloku, shoferit që mbeti i vrarë gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka paditur në GJKKO Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn.

Mësohet se familja kërkon dëmshpërblim për humbjen e jetës së Andi Malokut. Shuma e dëmshpërblimit do të përcaktohet gjatë gjykimit.

Kujtojmë që 24 vjeçari Maloku mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit 2019 të ndodhur në Shkozet, ndërsa drejtonte makinën, në të cilën ndodhej Prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho./CNA.al

Lajmet e fundit nga