Connect with Us

Aksident në Korçë/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset

Kronika

Aksident në Korçë/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset

Publikuar

-

U përplas rëndë nga makina/ Niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës 10 vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, ku ka humbur kontrollin një automjet dhe është përmbysur.

Mësohet se fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte mjeti.

LEXO EDHE:  Kërkoi prova për manipulimin/ Demokratët e Maliqit “masakrojnë” Salianjin: I ati vodhi zgjedhjet, s’na la të votojmë

Nga informacionet paraprake, nuk dihet identiteti i shoferit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mori peng greken për 1.8 milionë euro/ Ekstradohet nga Italia 45 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një 45 vjeçar është eksraduar drejt Shqipërisë.

Shtetasi me iniciale B.S ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Njoftimi i Policisë

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet drejt Shqipërisë, 45-vjeçari i dënuar me 7 vite burg.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe Interpol Athinës, u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, i shtetasit Besnik Sadikaj 45 vjeç.

Shtetasi Besnik Sadikaj është arrestuar nga autoritetet policore italiane, me qëllim ekstradimin  Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme. 

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U denoncua në “Fiks Fare”/ E pëson keq biznesmeni në Korçë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Korçë/ 57 vjeçari vret veten, dyshimet e para

Pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, procedohet penalisht pronari i hotelit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Duke marrë shkas nga pamjet filmike të transmetuara më datë 16.06.2021, në emisionin “Fiks Fare”, ku shfaqej pronari i një hoteli që ndodhet në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, duke i premtuar një qytetari se do ta ndihmonte për kalimin e nipit të tij, në drejtim të Greqisë, në këmbim të shumës 1200 euro, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 44 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

LEXO EDHE:  Arben Gjata deklaratë “bombë”/ Numri i të infektuarve dhjetëfish më shumë sesa raportohet

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 9 prill 2021

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE