Connect with Us

Aksident në autostradën Vlorë- Fier/ Përplasen dy makina

Kronika

Aksident në autostradën Vlorë- Fier/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

U përplas rëndë nga makina/ Niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës 10 vjeçari

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

Në aksident janë përfshinë dy automjete, një tip “Toyota” me targa AA124RX dhe një mjet tip “Lifan” me targa AB010AV.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, ku njëri nga automjete ka pësuar dëmtime të shumta, por fatmirësisht drejtuesi nuk ka shpëruar pa plagë të rënda.

LEXO EDHE:  Krimi në mes të Vlorës/Vritet drejtori i institucionit

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.

LEXO EDHE:  Krimi në mes të Vlorës/Vritet drejtori i institucionit

LEXO EDHE:  Nuk mbylli lloton/ Procedohet penalisht i riu

Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin  e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Vlorë/ Në shënjestër vrasës dhe trafikantë

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Vlorë/ Në shënjestër vrasës dhe trafikantë

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Karjan, në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një hapësirë me kullota poshtë fshatit, ndërsa deri më tani raportohet se janë djegur rreth 1 ha tokë.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Nga ana tjetër, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE