Connect with Us

Ҫfarë duhet të dimë për Tiroiden dhe ekzaminimet për vlerësimin e saj

Shëndeti

Ҫfarë duhet të dimë për Tiroiden dhe ekzaminimet për vlerësimin e saj

Publikuar

-

Tiroidja është nga organet më të mëdha endokrine e vendosur në pjesën e përparme të qafës. Ajo ka formën e fluturës dhe shërben për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat marrin pjesë në disa proçese të rëndësishme në organizëm.

Hormonet kryesore të tiroideve janë Triiodothyronina (T3), Thyroxina (T4) dhe TSH i prodhuar në hipofizë. Për prodhimin e T4 dhe T3 është e nevojshme prania e Jodit.

Tek fetuset tiroidja është e formuar rreth javës së 12 të shtatzanisë. Tiroidja është një organ që, tek fëmijët ndikon edhe në zhvillimin e trurit në tre vitet e para të jetës. Tek të porsalindurit, një në 3.500-4.000 lindje ka problem me tiroiden. Lidhja mes hormoneve të tiroides dhe zhvillimit të trurit, është arsyeja që tek të posalindurit të kërkohet analiza e funksionit të tiroides. Nëse kemi patologji të lindura të tiroides atëherë menjëherë duhet të fillohet trajtimi tek të porsalindurit, për të mos patur probleme me zhvillimin e tyre mendor e fizik.

Rëndësia e jodit

Një i rritur duhet të marrë 150 mcg jod/ ditë.

Gjatë periudhës së shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji të fëmijës rriten kërkesat e organizmit për jod duke shkuar ne 200-250 mcg/ditë.

Mosmarrja e sasisë së duhur të jodit stimulon tiroiden të rrisë përmasat e saj. Mungesa e tij lidhet direkt me ç’rregullimin e një sërë funksionesh të organizmit.

Sëmundjet më të shpeshta të tiroides mund të çojnë në prishjen e funksionit të tiroides dhe/ose në dëmtimin e strukturës së tiroides. Prishja e funksionit të tiroides mund të çojë në uljen ose në rritjen e prodhimit të hormoneve të tiroides, duke shkaktuar atë që quhet hipotiroidizëm dhe hipertiroidizëm.

Pacientët mund të kenë njëkohësisht edhe prezencë të nodujve të tiroides dhe ç’rregulime të funksionit të tiroides.

Cilat janë shenjat e hypotiroidizmit dhe hipertiroidizmit ?

Shenjat e hypotiroidizmit apo uljes së prodhimit të hormoneve të tiroides janë:
Shtim në peshë, lodhje, ndjenjë e shtuar të ftohti, ulje e memorjes dhe koncentrimit, konstipacion, lëkurë e thatë, fryrje në fytyrë, shtrëngim në fyt, rënie të flokëve, ulje e të rrahurave të zemrës , ç’rregullime të ciklit menstrual dhe në stade të avancuara edhe ngjirje zëri, fryrje të këmbëve, vështirësi në gëlltitje etj

Shenjat e hipertiroidizmit apo rritjes së prodhimit të hormoneve të tiroides janë:
Rënie në peshë, nervozizëm, rritje e të rrahurave të zemrës, ankth, dridhje të duarve, ç’rregullime të gjumit, ndjenjë e shtuar nxehtësie, dobësi muskulare, diare, rënie e flokëve, shtrëngim në fyt dhe në disa raste shoqërohet edhe me fryrje të syve. Në rastet e të moshuarve hasen edhe aritmi të zemrës.
Dëmtimet e ndërtimit të tiroides mund të çojnë në ndryshime të përmasave të tiroides ose/dhe në krijimin e një ose disa nodujve në tiroide.

LEXO EDHE:  Ermonela Jaho merr një tjetër vlerësim nga mediat e huaja: Në skenë jep gjithçka që ka

Nodujt e tiroides mund të dallohen edhe me sy të lirë, si një fryrje në pjesën e përparme të qafës, mund të preken me dorë vetë apo nga mjeku gjatë vizitës mjekësore. Metoda më e mirë për të evidentuar nodujt e tiroides është ekzaminimi me ekografi.

Në cilat raste një pacient duhet të drejtohet për konsultë tek mjeku Endokrinolog?

Ju duhet të paraqiteni për një kontroll tek mjeku Enkrinolog në rast se:

Hasni shenjat e ç’rregullimit të funksionit të tiroides (të shpjeguara më lart)
Vëreni zmadhim të përmaseve të tiroides
Vëreni ose prekni noduj në tiroide
Keni patur histori personale me patologji të tiroides përpara se të filloni një shtatëzëni apo ato të cilat kanë histori familjare me këtë sëmundje
Prindërit vënë re një ngadalësi në zhvillimin fizik të fëmijës apo hiperaktivitet të tyre
Fëmijët kanë kaluar sëmundje të tjera gjatë fëmijërisë të cilat janë trajtuar me rrezatim apo nëse vihet fryrje e tiroides tek fëmijët
Hasim aritmi tek të moshuar, për të përjashtuar ç’rregullimin e funksionit të tiroides.
Të sëmurët të cilët marrin medikamente që cilat mund të dëmtojnë funksionin e tiroides
Bazuar në të dhënat klinike mjeku endokrinolog përcakton edhe ekzaminimet që duhet të kryhen për vlerësimin e tiroides.

Cilat janë ekzaminimet që kryhen për vlerësimin e tiroides?

Pas konsultës mjekësore që kryhet nga mjeku specialist endokrinolog, për vleresimin e tiroides këshillohen të kryhen disa ekzaminime mjekësore të tilla si:

Analiza për matjen e nivelit të hormoneve në gjak: TSH, FT4; FT3, si edhe hormone të tjera të cilat përcaktohen nga mjeku rast pas rasti

Ekografia e tiroideve
Shintigrafia e tiroides, ekzaminim i cili përdoret për të vlerësuar nodujt e tiroides

Së fundmi, vlen të theksohet se, në rastet e pacientëve me noduj të tiroides, krahas vlerësimit të funksionit të tiroides nga mjeku specialist endokrinolog, pacientit i bëhet vlerësim edhe për kancerin e tiroides, sëmundje kjo e cila në vitet e fundit ka patur një incidencë në rritje. Ёshtë e rëndësishme të dihet se kanceri i tiroides në stadet e para të tij nuk jep shenja klinike të dukshme. Për këtë arsye, diagnostikimi në kohë nëpërmjet kryerjes së kontrolleve rutinë, bën të mundur që edhe kirurgjia të kryhet në kohën e duhur duke krijuar premisa për një ecuri shumë të mirë post-operastore të këtyre lloj patologjive mjekësore .

Dr.Blertina Dyrmishi

Mjeke Endokrinologe/Spitali Hygeia Tiranë

Tel: + 355 4 23 90 000

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Lufta kundër Covid-19/ Mbërrijnë në Rinas të tjera doza vaksinash

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër Covid-19/ Mbërrijnë në Rinas të tjera doza vaksinash

Vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” disa doza të tjera vaksinash.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tregon se kanë ardhur 11,700 vaksina Pfizer.

Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  Foto- Berisha vlerëson ish-ambasadorin që ndërroi jetë

LEXO EDHE:  E konfirmon spitali i Berlinit/ Kreu i opozitës ruse është helmuar

Ndërkohë, kujtojmë se që nga janari i vitit 2021 janë kryer mbi 800 mijë vaksinime në të gjithë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A ndihmon vërtet një dietë me bazë bimore për të mposhtur COVID-19 ?

Publikuar

-

Nga

A ndihmon vërtet një dietë me bazë bimore për të mposhtur COVID-19 ?

Që nga fillimi i pandemisë, janë sugjeruar ushqime ose dieta të caktuara që mund të ofrojnë mbrojtje kundër COVID-19. Por a janë të besueshme këto lloj pretendimesh?

Një studim i fundit i botuar në BMJ Nutrition, “Prevention and Health” u përpoq të provonte këtë hipotezë. Ai zbuloi se profesionistët shëndetësorë të cilët raportuan ndjekjen e dietave që janë vegjetariane, vegane ose peskatariane (ato që përjashtojnë mishin por përfshijnë peshkun) kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të COVID-19 të moderuar deri në të rëndë.

Për më tepër, studimi zbuloi se ata që mbanin një dietë me pak karbohidrate ose proteina të larta dukej se kishin një rrezik në rritje të kontraktimit të COVID-19 mesatarisht të rëndë.

Studimi nuk sugjeron që dieta mund të ndryshojë rrezikun e infektimit. As nuk gjeti lidhje midis llojit të dietës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes. Përkundrazi, studimi sugjeron vetëm se ekziston një lidhje midis dietës dhe rrezikut specifik të zhvillimit të simptomave të moderuara deri në të rënda COVID-19.

LEXO EDHE:  Ermonela Jaho merr një tjetër vlerësim nga mediat e huaja: Në skenë jep gjithçka që ka

LEXO EDHE:  Fatos Lubonja kritikon PD/ Pastrimi i partisë duhej bërë më herët

Kur bëhet fjalë për përpjekjen për të përcaktuar dietën më të mirë për mbrojtjen nga COVID-19, e vërteta është se ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme cilësore edhe me rezultatet e këtij studimi, të cilat janë një grup i vogël të dhënash dhe vetëm vëzhguese.

Tani për tani, provat e forta nuk ekzistojnë për të sugjeruar që të qenit vegjetarian ose peskatarian mbron nga COVID-19 kështu që nuk ka nevojë të nxitoni për të ndërruar dietën tuaj si rezultat i këtij studimi. Sidoqoftë, ajo që dimë është se mbajtja aktive, ngrënia e një diete të shëndetshme të arsyeshme dhe mbajtja nën kontroll e peshës ndihmon për të na forcuar nga një gamë e gjerë çështjesh shëndetësore dhe kjo mund të përfshijë COVID-19.

Ndoshta këshilla më e mirë është thjesht të ndiqni udhëzimet e përgjithshme dietike: domethënë, që ne duhet të hamë një shumëllojshmëri ushqimesh, kryesisht perime, fruta, arra, fara dhe drithëra./ CNA.al

Marrë nga The Conversation

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Kush e ka kaluar COVID-in nuk ka nevojë për t’u vaksinuar”/ Alimehmeti flet për studimet e fundit

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka komentuar studimet e fundit në Izrael dhe SHBA të cilët kanë treguar se personat që e kanë kaluar koronavirusin janë të mbrojtur dhe nuk kanë nevojë të vaksinohen.

Alimehmeti u shpreh se studimi doli në përfundimin se vaksina nuk na mbron 100%, ndaj nuk ka asnjë benefit që personat që e kanë kaluar COVID-in të vaksinohen.

“Tek këta njerëz që e kishin kaluar asnjë nuk u infektua, ndërkohë që kishte njerëz që nuk e kishin kaluar. Ata të pavaksinuar kishin numrin më të madh që u infektuan 99,3% dhe vetëm 0.7% ishin persona që nuk e kishin kaluar dhe që ishin vaksinuar dhe në këtë rast del që vaksina s’na mbulon 100% dhe po këta autorë dalin dhe thonë se nuk gjejmë asnjë benefit për personat që e kanë kaluar që dhe të vaksinohen”, tha Alimehmeti.

LEXO EDHE:  Foto- Berisha vlerëson ish-ambasadorin që ndërroi jetë

LEXO EDHE:  “E sqarojmë jashtë!” Nuk i pëlqeu vlerësimi i Kledi Kadiut, konkurenti i DWM acarohet në skenë

Sipas tij, politikat e vaksinimit duhet të rishikohen, pasi po vaksinohen në masë personat që e kanë kaluar koronavirusin.

“Në qoftë se prioritizonim ata që s’e kanë kaluar dhe vaksinojmë ata të parët shtojmë imunitetin kolektiv sepse ne aktualisht kemi një mbivendosje të personave që e kanë kaluar dhe janë vaksinuar”, shtoi mjeku./CNA.al

LEXO TE PLOTE