Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ vulos sot rezultatin për 11 qarqe

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ vulos sot rezultatin për 11 qarqe

Publikuar

-

Përfundon numërimi i kutive në Cërrik/ PS fiton bindshëm ndaj PD dhe LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ‘vulosë’ sot rezultatin e zgjedhjeve për 11 qarqet e Shqipërisë.

KQZ ka njoftuar se në orën 15:00 do të miratojë tabelat e votave për subjektet politike dhe për kandidatët për deputetë. Kujtojmë se qarku i Kukësit ishte i pari ku KQZ-ja certifikoi rezultatin e zgjedhjeve, pasi ishte një ndër qarqet ku nuk kishte konstestime.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste fitoi 74 mandate e vetme, PD dhe aleatët morën 59 , LSI 4 dhe PSD 3./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim në nëntë qarqe/ Tabaku: Kemi çuar në SPAK mbi 50 raste të krimit zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim në nëntë qarqe/ Tabaku: Kemi çuar në SPAK mbi 50 raste

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Sipas saj, gjatë fushatës është përdorur çdo burim i mundshëm nga administrata për të blerë votat dhe për të përdorur burimet financiare shtetërore.

Nuk ka më një ndarje mes shtetit dhe partisë, pasi i gjithë shteti ishte në funksion të zgjedhjeve. Blerja masive e votave nga njëra anë, përdorimi i të gjitha burimeve financiare shtetërore, qendrore, lokale nga ana tjetër, kjo e shoqëruar nga presione mbi votuesit dhe Database e Partisë Socialiste që doli nëpër media, tregojnë që i gjithë shteti ishte në fushatë dhe u përdor çdo burim i mundshëm nga administrata”, theksoi Tabaku.

Në një intervistë nëpërmjet skype në Syri Tv Tabaku u shpreh se PD do t’i kërkojë KQZ-së që në 9 qarqe rezultati i zgjedhjeve të shpallet i pavlefshëm.

LEXO EDHE:  KQZ shpall qeverinë e Noriegës/ Kjo është qeveria e flakur nga 80% e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Në kurthin e Edi Ramës

Partia Demokratike ka deklaruar që në ditën e parë se do të vazhdojë me hetimin dhe të vendoset përpara drejtësisë kushdo që ka shkelur ligjin, këdo që ka cenuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ne kemi çuar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste në prokuroritë e rretheve nga njëra anë dhe nga ana tjetër kemi kërkuar pavlefshmëri të rezultatit aty ku ka patur shkelje madhore”, shtoi Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rruga e Arbërit 80% e përfunduar”/ Krashi: E shikoj Dibrën si një Korçë të dytë

Publikuar

-

Nga

Lavdrim Krashi i cili doli fitues në këto zgjedhje ka folur në një intervistë televizive për fushatën elektorale në qarkun e Dibrës ku e cilësoi si fantastike. Gjithashtu ai foli edhe për Rrugën e Arbërit, ku shtoi se do të marrë një zhvillim të jashëzakonshëm. Sipas tij, kjo rrugë do t’i japë mundësinë  qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve.

“Qarku i Dibrës është qarku që përgjatë 4 viteve të fundit për hir të së vërtetës ka pasur një vëmendje të shtuar të themi të taksapaguesit shqiptar. E kam fjalën për rrugën e Arbrit. Një rrugë e kërkuar përgjatë 100 viteve të fundit, por vetëm këtë radhë po bëhet realitet. Në fakt unë gjatë fushatës e kam kaluar 7 apo 8 herë. Është në masën 80% e përfunduar. Ka dhe disa punë. Është një rrugë, e cila përmban përveç investimit të madh prej 350 milionë eurosh të taksapaguesit shqiptar. Ka dhe disa vepra shumë të vështira, tunel edhe ura gjatësi prej 26 kilometrash. Ky është  një investim që i krijon mundësinë qarkut të Dibrës që të shpërthejë. Mendoj që rruga e Arbrit do t’i japë mundësinë krejt qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve. Unë e shikoj Dibrën krejt si qark, si një Korçë të dytë”, u shpreh Krashi.

Sa i përket uljes së tij në Parlament, kandidati fitues u shpreh se që ditën e parë si deputet do të kërkojë të drejtën e emigrantëve për të votuar, si dhe do të nisë me projekte për Qarkun e Dibrës.

LEXO EDHE:  Në kurthin e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Shifrat e të infektuarve trend rritjeje në SHBA/ Trump ndryshon strategjinë e fushatës

“Do të kërkoj që ditën e parë, sipas procedurave dhe hapësirave që na lejohen për të kërkuar të drejtat e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Këtu e kam fjalën për të drejtën e votës, jo në kuptimin, se ne e kemi të drejtën e votës, po mundësinë që qytetarët shqiptarë të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Jam krejt i bindur që unë do të gjej bashkëpunim shumë të ngushtë me të gjithë kolegët e mi brenda PS, por edhe me grupet e tjera parlamentare me PD dhe LSI”, përfundoi Krashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës dhe heshtja e Bashës

Publikuar

-

Nga

Ilir Meta duket se i ka ditët e numëruara në krye të Presidencës. Partia Socialiste, ndryshe nga hera e parë kur e anashkaloi shkarkimin e kreut të shtetit, këtë herë duken më të vendosur se kurrë për ti shkuar deri në fund.

Ditën e sotme, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit hetimor me 97 vota pro, ndërsa ajo që ra në sy është heshtja e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Kryeopozitari u përgjigj me Gazmend Bardhin, jo përmes një deklaratë zyrtare, por një postimi në Tëitter se, detyra e PD është të luftojë për kthimin e demokracisë në vend.

Për PD çështja “Meta” as nuk artikulohet me emër, por kategorizohet si “çështje tjetër”.

“Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, shkruan Bardhi në Tëitter.

Distancimet e Bashës nga Meta janë vënë re edhe më herët, ndonëse me partinë e presidentit ai arriti të firmoste një koalicion paszgjedhor.

LEXO EDHE:  KQZ shpall qeverinë e Noriegës/ Kjo është qeveria e flakur nga 80% e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Bujar Nishani ‘zbulon’ formulën e opozitës/ Ja si mund të zgjohet menjëherë besimi tek qytetarët

Gjatë fushatë elektoraële, kur Meta dilte nga njëra studio televizive tek tjetra dhe bënte thirrje për vrasje, prerje duarsh dhe kokash, nuk u mbështet asnjëherë nga Basha, i cili dilte dhe “reklamonte” veten si një lider perëndimor dhe fliste qetësisht për procesin zgjedhor.

25 prilli kaloj dhe fakti është fakt: PS fitoi e vetme 74 mandate duke siguruar mandatin e tretë, ndërsa PD dhe LSI janë në opozitë.

Por kjo humbje duket se ka dëmtuar Metën dhe partinë e tij, pasi thirrjet e qeverisë për Bashën për bashkëpunim sa vijnë dhe shtohen çdo ditë.

Dukshëm, vihet re se fundi i Metës është i afërt./CNA.al

LEXO TE PLOTE