Connect with Us

Zgjedhjet e 2020/ Trump: Humbja një ‘gënjeshtër të madhe’

Bota

Zgjedhjet e 2020/ Trump: Humbja një ‘gënjeshtër të madhe’

Publikuar

-

Republikanët kërkojnë shtyerjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump

Ish Presidenti amerikan Donald Trump e humbi garën e tij të rizgjedhjes ndaj demokratit Joe Biden gjashtë muaj më parë, por ai ende pretendon se e meritonte të shërbente për një mandate të dytë në Shtëpinë e Bardhë, duke i vënë disa zyrtarë republikanë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe me vetë Trumpin mbi legjitimitetin e fitores së presidentit Biden.

“Zgjedhjet Mashtruese Presidenciale të vitit 2020 do të njihen nga sot e tutje si Gënjeshtra e Madhe!” tha Trumpi në një deklaratë të re të hënën.

Në komentin e ish-presidentit përdoret termi “gënjeshtër e madhe” që kundërshtarët e tij politikë e kanë përdorur për të përshkruar pretendimet e tij se i fitoi zgjedhjet. Trumpi humbi qartazi në zgjedhjetme një diferencë 306-232 sipas votave të Kolegjit Zgjedhor, që përcakton rezultatin e garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe me më shumë se 7 milionë vota popullore (apo të drejtpërdrejta).

Pas deklaratës së Trumpit të hënën, një nga kritikët e tij më të palëkundur mes republikanëve, ligjvënësja Liz Cheney nga shteti Uajoming, shkroi në Tëitter, “Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk u vodhën. Kushdo që pretendon një gjë të tillë kërkon të përhap Gënjeshtrën e Madhe, duke injoruar sundimin e ligjit dhe duke helmuar sistemin tonë demokratik “.

Zonja Cheney ishte një nga 10 republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve që votuan për të filluar procedurën për shkarkimin e Trumpit nën akuzat për nxitjen e një turme prej qindra mbështetësish të tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar ndërsa Kongresi po certifikonte fitoren e presidentit Biden. Pesë persona mbetën të vdekur nga ai sulm.

Trumpi është zotuar të mbështesë çdo kandidat republikan që do të garojë kundër zonjës Cheney në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për në Kongres. Ai gjithashtu ka shprehur mbështetje për kandidatët e tjerë republikanë të cilët janë kundër 10 ligjvënësve republikanë që votuan për ta shkarkuar atë në ditët e fundit të administratës së tij si dhe ndaj shtatë senatorëve që votuan për ta dënuar atë gjatë gjykimit në Senat, në të cilin Trumpi u shpall i pafajshëm.

Menjëherë pas votimit të zonjës Cheney pro ngritjes zyrtarisht të akuzës për shkarkimin e Trumpit, republikanët e shtetit Uajoming votuan për ta censuruar atë, ndërsa disa aleatë të zëshëm të Trumpit në Dhomë e Përfaqësuesve bënë thirrje që ajo të shkarkohej si kryetare e Konferencës Republikane në Kongres. Por republikanët e tjerë e mbështetën, dhe ajo arriti ta mbante postin.

LEXO EDHE:  “Ky nuk është fundi”/ Çuni i Fahri Balliut bën reagimin e papritur pas humbjes së zgjedhjeve

Në Jutah, një shtet tjetër perëndimor, disa republikanë kundërshtuan një nga senatorët e këtij shteti, Mitt Romney-n, ndërsa ai fliste në një konventë të partisë. Zoti Romney ishte kandidat presidencial i partisë republikane në vitin 2012 dhe votoi për ta dënuar Trumpin në të dyja gjykimet për fajësimin e tij në Senat. Një përpjekje për ta censuruar zotin Romney dështoi.

Republikanë të tjerë nuk i kanë hedhur poshtë pretendimet e vazhdueshme dhe të pabaza të Trumpit se atij iu hoq e drejta e një mandati të dytë. Disa republikanë kanë shkuar në Mar-a-Lago, rezidenca e tij në Florida, për ta përshëndetur dhe për të biseduar për politikën.

Ish presidenti Trump humbi dhjetëra sfida gjyqësore për rezultatin e zgjedhjeve, por asnjëherë nuk pranoi zyrtarisht humbjen ndaj presidentit Biden, duke u larguar nga Uashingtoni vetëm disa orë përpara inaugurimit të Joe Bidenit më 20 janar.

Trumpi ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë përsëri në vitin 2024 por ka thënë gjithashtu se nuk do të vendosë për këtë para zgjedhjeve të nëntorit 2022 për në Kongres, në të cilat do të përcaktohet kontrolli i të dy dhomave të Kongresit. Aktualisht demokratët kontrollojnë të dy dhomat me një diferencë të ngushtë. VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ministrat e BE-së/ Më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak pritet t’i informojë ministrat në lidhje me përgatitjet për një raund të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në kuadër të debatit për situatën në rajon, sipas njoftimeve të zyrtarëve në Bruksel, do të diskutohet “qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Burime të BE-së thanë se debati nuk do të përqendrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit.

LEXO EDHE:  Patozi: Në Vorë qytetarët refuzuan fushatën me terror

LEXO EDHE:  “Ky nuk është fundi”/ Çuni i Fahri Balliut bën reagimin e papritur pas humbjes së zgjedhjeve

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme [në atë takim”, tha një zyrtar evropian.

Ai paralajmëroi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha, është e qartë se situata “ka ndryshuar dukshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në vendet e rajonit”.

“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtare kryesore”, tha zyrtari evropian./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Kurti.

Për programin qeverisës, Kurti tha se paraqet vizionin e Qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillim viti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

“Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë divrsifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Deri në fund të mandatit, ai u zotua se do të ketë angazhim për qasje në ujë të pijshëm dhe për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza.

LEXO EDHE:  Takimi me ambasadorët Kim dhe Soreca/ Celibashi zbardh diskutimet

LEXO EDHE:  Pas thirrjes së ambasadores së SHBA, Tom Doshi bëhet zyrtarisht kryetar i PSD

“Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyçe dhe ndërtimin e aksit Prizren – Tetovë. Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon. Dhe, reforma e arsimit do të trajtohet me prioritet nga arsimi parashkollor”, tha Kurti.

Kurti ka marrë detyrën në mars, duke u zotuar se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë më herët Kurti.

Ai ka premtuar një ekonomi ku, sipas tij, ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorit./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Katër viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur betejën me virusin 4 qytetarë dhe janë shëruar 389 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

 “389 TË SHËRUAR DHE 170 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!  Respektoni distancën!”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE