LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Udinese-Juve, publikohet videoja me fyerjet ndaj arbitrit Chiffi

4 Maj 2021, 17:00, Sport CNA
Udinese-Juve, publikohet videoja me fyerjet ndaj arbitrit Chiffi

Gjykata Sportive vendosi të mos marrë masa për atë që ndodhi në mes të dy pjesëve të ndeshjes Udinese-juventus, megjithatë debati vijon të bëhet edhe më i madh, pasi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku torinezët rrethojnë arbitrin Daniele Chiffi.

Fillimisht dëgjohen disa thirrje si ?Shko në ferr?, apo ?je i rekomanduar?, ndërsa më pas arbitri rrethohet nga futbollistë bardhezi e trajneri Andrea Pirlo, të cilët kontestojnë ashpër faktin që Chiffi nuk dha asnjë minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

?Dreqin, asnjë minutë nuk dhe??, dëgjohet t?i thotë Bonucci arbitrit, ndërsa Ronaldo ngre më shumë zërin teksa thotë se ?është hera e parë që shoh diçka të tillë këtu në Itali?. Të gjitha këtyre u shtohet edhe zbritja nga tribuna e drejtorit Fabio Paratici, që iu drejtua me tone kërcënuese arbitrit.

Në përfundim të ndeshjet, drejtori sportiv i Udineses, Pierpaolo Marino deklaroi se pikërisht hakërrimi i torinezëve kushtëzoi jo pak arbitrimin e Chiffit në pjesën e dytë dhe kërkoi të merren masa për të mos ndodhur më skena të tilla.

Megjithatë gjithë sa ndodhi në rrugën drejt dhomave të zhveshjes së stadiumit ?Dacia Arena? të Udines, duket se nuk është shënuar në raport nga arbitri Chiffi, ndaj mbetet të shihet nëse pas daljes së videos do të ketë një reagim nga ana e prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit.

Lajmet e fundit nga