LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi në selinë e PD/ Mediu zbulon se çfarë diskutoi me Bashën

4 Maj 2021, 19:33, Politikë CNA
Takimi në selinë e PD/ Mediu zbulon se çfarë diskutoi me

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbuluar se çfarë u diskutua në takimin e mbajtur në selinë blu duke u shprehur se opozita është në një angazhim të përbashkët për faktimin e vjedhjes së zgjedhjeve.

Në një intervistë për emisionin ?Log? të Endri Xhafos, Mediu u shpreh se pasi të mbarojë hetimi për faktet e mbledhura do të mbajë një qëndrim zyrtar për zgjedhjet e 25 prillit.

Më tej, ai shprehet se gjatë fushatës paratë e buxhetit të shtetit janë përdorur për blerjen e votave

?Të gjithë i takova. Jemi në një angazhim të përbashkët. Ishte një diskutim që bëmë për procesin e manipulimit të zgjedhjeve ku secili nga ne është i involvuar. Ajo që ka humbur sot është Shqipëria. Ka fituar një regjim i korruptuar që ka shpërbërë shtetin, vlerat dhe traditat e kësaj shoqërie dhe ka goditur vlerat e individit.

Kur të dalë rezultati i asaj që ka ndodhur në Shqipëri do të ketë një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Jemi në proces të këtij manipulimi të madh që ka ndodhur. Paratë e buxhetit të shtetit të përdorura vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Procesi i legalizimeve, futja e parave të krimit dhe njerëzve të inkriminuar në zgjedhje. Nuk ka pasur garë, por pushtet të inkriminuar.?, përfundoi Mediu./CNA.al

Lajmet e fundit nga