Connect with Us

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Habilajve në Vlorë/ Zbulohet shifra

Politikë

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Habilajve në Vlorë/ Zbulohet shifra

Publikuar

-

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt.

Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal. Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

LEXO EDHE:  Akuzat për fshehjen e pasurisë/ PD kërkesë Prokurorisë: Në ç’fazë janë hetimet për Ervin Bushatin

Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal, ndërkohë që ndaj tyre ka dënim dhe nga gjykatat italiane.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama ka penetruar në majën e PD”/ “Shpërthen” Bujar Nishani

Publikuar

-

Nga

A do të kandidojë për kryetar të PD-së?/ Nishani jep përgjigjen e prerë

Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani teksa ka replikuar me një demokratët në rrjete sociale, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka penetruar në majën e PD.

Thirrjes së demokratit për bashkim të vlerave dhe kontributeve në PD, Nishani i është përgjigjur, se Lulzim Basha me çdo kusht po tenton ta kthejë PD në OJQ.

LEXO EDHE:  Asnjë verifikim mbi pasurinë e tij/ Berisha: Vetingu i rremë i Sadushit, si betimi i hajdutëve para Sahitit

LEXO EDHE:  Asnjë verifikim mbi pasurinë e tij/ Berisha: Vetingu i rremë i Sadushit, si betimi i hajdutëve para Sahitit

“Pushtetin e votave të vjedhura e ndihmon çdokush që tenton ta kthejë PD-në një OJQ dhe ta mbajë nën kontrollin e njerëzve që Edvin Rama i ka penetruar në majën e PD. Po nuk e kuptuam dhe reaguam këtë radhë do të jemi të gjithë bashkëfajtor”, ka thënë Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE heq kufizimet me Shqipërinë/ Xhaçka paralajmëron qytetarët: Kujdes!

Publikuar

-

Nga

Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm ka ardhur një reagim edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE njësoj si ata që jetojnë brenda BE, por paralajmëroi qytetarët duke theksuar se disa vende mund të kenë protokolle specifike.

LEXO EDHE:  Detaje nga sekuestrimi i parave në Durrës/ Mbi 1.8 milion euro të fshehura në kamion

LEXO EDHE:  Meta çon në SPAK ligjin për Metrologjinë/ Nisni menjëherë hetimet

“Këshilli i Bashkimit Europian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE. Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi”, shkruan Xhaçka. 

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD mbledh Kryesinë/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

Publikuar

-

Nga

PD mbledh Kuvendin/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

Partia Demokratike, ka mbledhur sot Kryesinë, ndërsa në datë 17 Korrik do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Pas zgjedhjeve për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë, hapi i radhës është mbledhja e Kuvendit Kombëtar që në rendin e ditës ka tre pika, që pritet që të miratohen nga Kryesia ditën e sotme.

E para do të jetë, sipas PD-së, informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 Prill.

E dyta ndryshimi i statutit dhe e treta, zgjedhja e këshillit të ri kombëtar, që do të thotë largim edhe i kreut te ketij institucioni, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani ka pasur qëndrime mjaft kritike ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

VENDIMI I KRYESISE

1. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
2. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”./CNA.al

LEXO TE PLOTE