Connect with Us

Skenari i fundit i “Tuttosport”: Allegri te Real Madrid, Zidane te Juventusi

La Liga

Skenari i fundit i “Tuttosport”: Allegri te Real Madrid, Zidane te Juventusi

Publikuar

-

Massimiliano Allegri, Zinedine Zidane, Andrea Pirlo, Juventus dhe Real Madrid, një ekuacion me shumë të panjohura, por me shumë zëra që qarkullojnë në media.

Së fundmi “Tuttosport” është hapur me një lajm të bujshëm, që çon Allegrin te kampionët në fuqi të Spanjës. Francezi shikohet larg spanjollëve në këtë moment dhe italiani mund ta pasojë, sikurse shkruan gazeta italiane.

Jo vetëm kaq, pasi Tuttosport raporton se nëse kjo lëvizje ndodh, atëherë te Juventusi do të rikthehej pista Zinedine Zidane. Atij i ka pëlqyer ideja që ta drejtojë ish-skuadrën e tij, por edhe Federata Franceze e Futbollit dëshiron t’i japë drejtimin e kampionëve të botës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Keidi Bare mund të bëhet shok skuadre me lojtarin e Milanit sezonin tjetër

Publikuar

-

Nga

Espanjoli ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është shumë afër ngjitjes në La Liga, teksa kryesojnë në ligën e dytë spanjolle.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur të mendojnë për merkaton dhe sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Espanjoli është vënë në gjurmët e futbollistit të Milanit, Samu Kastijeho.

Ky i fundit nuk është në palnet e kuqezinjve për sezonin tjetër dhe një rikthim në Spanjë është më shumë se i mundur. Në ditët e ardhshme pritet të ketë një takim konkret, ku drjetuesit spanjollë do të kërkojnë të mbyllin marrëveshjen.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça kërkon zëvendësues për Busquets, një italian në krye të listës

Publikuar

-

Nga

Në pritje të zhvillimeve për situatën e Lionel Messit, drejtuesit e Barcelonës vijojnë të planifikojnë merkaton pavarësisht problemeve ekonomike dhe pikërisht për këtë arsye kanë vendosur që për repartin e avancuar të afrojnë Memphis Depay ose Khun Aguero, të dy në skadencë kontratë.

Megjithatë objektivi primar i katalanëve është të sjellin një futbollist të aftë për të luajtur para mbrojtjes, pasi Miralem Pjanic nuk ka bindur dhe 32 vitet mbi supet e Sergi Busquets nuk ofrojnë garanci për të përballur një sezon intensiv.

Një nga emrat në listën e dëshirave të Koeman, është edhe mesfushori italian Manuel Locatelli, i rritur në akademinë e Milanit, ku edhe debutoi në Serinë A, por që po shkëlqen me fanellën e Sassuolos.

Mesfushori 23-vjeçar ka kaluar me sukses edhe testin në arenat ndërkombëtare, pasi ka bërë shumë mirë sa herë që trajneri i Italisë, Roberto Mancini e ka hedhur në fushë, megjithatë për të arritur te Locatelli, Barca duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave italiane dhe Manchester City-t, që e ndjekin prej kohësh.

Vlen të theksohet se katalanët kanë marrëdhënie mjaft të mira me drejtuesit e Barcelonës dhe do të kërkojnë një kanal preferencial në negociata, ndërsa alternativa të Locatellit janë Camavinga i Rennes dhe Mikel Merino i Real Sociedadit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Nuk kanë hequr dorë ende nga Super Liga, 4 klube rrezikojnë pezullimin

Publikuar

-

Nga

Real Madrid, Juventus, Milan e Barcelona nuk kanë vendosur ende për braktisjen e projektit të Super Ligës, ndaj rrezikojnë të përjashtohen për dy sezone nga të gjithë kompeticionet europiane, nëse nuk veprojnë shpejt.

Lajmin e ka bërë të ditur transmetuesi spanjoll ESPN, që citon burime pranë selisë së UEFA-s, se qeveria europiane e futbollit është gati të reagojë me dorë të ashpër ndaj klubeve që synojnë të bëhen pjesë e kompeticioneve të tjera.

Projekti i Super Ligës pati 12 klube themeluese, por 8 prej tyre u tërhoqën në më pak se 72 orë, duke bërë që gjithçka të dështojë pa nisur mirë, ndërsa Reali i Madridit, Juventusi, Milani e Barcelona nuk kanë hequr dorë ende.

Aktualisht kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin ka arritur marrëveshje me 6 klubet angleze dhe Atleticon e Madridit, dhe është në negociata edhe me Interin, që gjithçka të kalojë pa pasoja, duke qenë se këto skuadra braktisën idenë e Super Ligës shumë shpejt.

Kreu i UEFA-s, Ceferin e ka bërë vazhdimisht të qartë se çdo klub që do të bëhet pjesë e kompeticioneve të paorganizuara nga qeveria europiane e futbollit apo federata vendase, do të përjashtohet nga garat europiane.

Thënë ndryshe, nëse të 4 klubet e lartpërmendura nuk vendosin të braktisin idenë e Superligës, atëherë do të përballen me pezullim dy vjeçar nga kompeticionet europiane, çka do të komplikonte edhe më tej situatën e tyre ekonomike.

LEXO TE PLOTE