Connect with Us

“Shqipëria e ka arritur imunitetin e tufës”/ Erion Dasho: Nuk ka ndonjë mashtrim me shifrat

Shëndeti

“Shqipëria e ka arritur imunitetin e tufës”/ Erion Dasho: Nuk ka ndonjë mashtrim me shifrat

Publikuar

-

Pasojat tragjike të pandemisë/ Erion Dasho “masakron” Ramën: Nuk mund të fshihesh

Mjeku Erion Dasho është shprehur se Shqipëria e ka arritur imunizimin e tufës pasi rreth  1.5 milionë shqiptarë e kanë kaluar Covid-19. Ai shton se rënia e shifrave tregon se situata po shkon drejt normalizimit dhe shprehet se beson se në këto shifra ka ndonjë mashtrim.

Dasho thekson se me variantet e reja të virusit imuniteti mund të duhet rreth 80% dhe shton se qytetarët që janë vaksinuar më vaksinën kineze duhet të kenë shumë kujdes se ecja drejt imunitetit të grupit nuk garanton mbrojtje për ta.

“Rreth 1.5 mln shqiptarë e kanë kaluar Covid-19. Kjo shifër 70%, ka të bëjë me imunitetin e tufës por me variantet e reja të virusit si ai afrikan, brazilian dhe indian mund të duhet 80%. Numri i rasteve ka rënë ndjeshëm, i vdekjeve po ashtu. Rënie e shifrave tregon që situata po shkon drejt normalizimit. Të gjitha të dhënat dhe parashikimi flasim që Shqipëria po i afrohet imunitetit të grupit dhe shqiptarët e paguan shtrenjtë me 10 mijë jetë të humbura dhe deri në fillim të sezonit gripal kemi situatë të qëndrueshme. Unë nuk besoj që në këto shifra ka ndonjë mashtrim. Indikatorët tregojnë që epidemia është qetësuar. Nuk duhet të mendojmë që rreziku është eliminuar sidomos për grupet në risk. Edhe ata që janë vaksinuar më vaksinën kineze duhet të kenë shumë kujdes se ecja drejt imunitetit të grupit nuk garanton mbrojtje për qytetarët”, tha ai për A2./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2915 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Covid-i dhe pushteti”/ Erion Dasho: Qeveria nuk ka asgjë nën kontroll, po bëjnë propagandë!
LEXO EDHE:  “Covid-i dhe pushteti”/ Erion Dasho: Qeveria nuk ka asgjë nën kontroll, po bëjnë propagandë!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,915

Testime totale 751,831
Raste pozitive 132,437
Raste të shëruara 129,807
Raste Aktive 177
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik/ Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik/ Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit

Kanë mbërritur sot 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Instituti i Shëndetit Publik, ku u krye administrimi i dozave të vaksinave Sputnik, deklaroi se deri tani janë mbi 936 mijë vaksina të mbërritura në vend.

Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksianve të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total përsa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksnimit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se do të vijojmë me planin kombëtar të vaksinimit, Manastirliu tha se do të ulet fasha e vaksinimit.

Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksnimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtëpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksnimit”, bëri me dije Manastirliu.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Dasho tregon "gabimet trashanike", thirrje bluzave të bardha: Ndani mendjen se kujt do t'i shërbeni
LEXO EDHE:  “Mos premtoni diçka që nuk mund të arrihet”/ Mjeku thirrje të fortë qeverisë

Duke folur për situatën e kontrolluar epidemiologjike, Manastirliu bëri sërish apel qytetarëve për të vijuar të kenë kujdes dhe të respektojnë protokollet shëndetësore të vendosura edhe gjatë sezonit turistik.

Edhe pse aktualisht në vend kemi rreth 190 raste pozitive aktive dhe rreth 20 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv që po trajtohen me kujdes maksimal nga mjekët, duhet të vijojmë që të kemi sërish vigjilencë të shtuar dhe kujdes në zbatimin e protokolleve shëndetësore, edhe gjatë këtij sezoni, pra gjatë sezonit turistik”, apeloi Manastirliu.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës antiCOVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë të tjera doza vaksinash/ Manastirliu jep detajet

Publikuar

-

Nga

Të tjera doza vaksinash kanë mbërritur në Shqipëri.

Në kuadër të vaksiniit masiv të popullatës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se kanë ardhur 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik.

“Instituti i Shëndetit Publik – Sapo kanë mbërritur edhe 25 MIJË doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 MIJË sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vend”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE