LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Metës/ PS zbret “kokën” e Presidentit në Kuvend

4 Maj 2021, 13:28, Politikë CNA
Shkarkimi i Metës/ PS zbret “kokën” e Presidentit në

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas saj është nevojë emergjente rivendosja e menjëhershme e ligjshmërisë në institucionin e Presidentit të Republikës. Spiropali bën me dije se sot u paraqit në Kuvend kërkesa për shkarkimin e Metës.

?Në kushtet e nevojës emergjente për rivendosjen e menjëhershme të ligjshmërisë në institucionin e Presidentit të Republikës, me qëllim sigurimin e besueshmërisë të të gjithë popullit shqiptar te roli i kreut të shtetit; Të bindur se Presidenti i Republikës para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 ka shkelur rëndë dhe në mënyrë flagrante kushtetutën, ka cënuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve në rolin e kryetarit të shtetit, duke mos ushtruar detyrën e tij kushtetuese, ka nxitur dhunë dhe përçarje;
Paraqitëm sot kërkesën për shkarkimin e këtij turpi të Republikës?, shkruan Spiropali./CNA.al

Lajmet e fundit nga