Connect with Us

SHBA/ Biden katërfishon kufirin për pranimin e refugjatëve

Bota

SHBA/ Biden katërfishon kufirin për pranimin e refugjatëve

Publikuar

-

Presidenti Joe Biden ngriti zyrtarisht të hënën kufirin maksimal për pranimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara në 62,500 këtë vit, disa javë pasi u përball me kritika nga të dyja partitë për vonesën në zëvendësimin e një kufiri rekord të ulët të vendosur nga ish Presidenti Donald Trump.

Agjencitë për strehimin e refugjatëve kanë pritur që presidenti Biden të katërfishojë numrin e refugjatëve që do të lejohen në Shtetet e Bashkuara këtë vit që nga 12 shkurti, kur në Kongres u paraqit një propozim presidencial ku theksohej se ai planifikonte ta bënte një gjë të tillë. Por ky angazhim kishte mbetur pa u zyrtarizuar deri të hënën.

Presidenti Biden tha se së pari duhej të zgjerohen kriteret e rrepta të pranimit të vendosura nga ish presidenti Trump që privonin shumicën e refugjatëve. Ai e bëri këtë muajin e kaluar përmes një vendimi të posaçëm presidencial. Por aty deklarohej gjithashtu se kufiri deri në 15,000 refugjatë këtë vit” i vendosur nga ish presidenti Trump mbetej i justifikuar për shkak të shqetësimeve humanitare dhe se kjo ishte në interesin kombëtar”.

Ky veprim solli kundërshtime të ashpra pasi administrata nuk po merrte të paktën një hap simbolik për të autorizuar hyrjen e më shumë refugjatëve këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Demokrati i dytë më i lartë në Senat, Dick Durbin nga shteti Illinoi, e quajti kufirin fillestar “të papranueshëm” dhe brenda disa orësh Shtëpia e Bardhë bëri një korrigjim të shpejtë. Administrata u zotua të rrisë kufirin historikisht të ulët deri në 15 maj – por ndoshta jo deri në 62,500 refugjatë siç kishte premtuar më parë presidenti Biden. Në fund, presidenti Biden ra dakort përsëri për atë shifër. Presidenti tha se mori informacione shtesë që e bënë atë të nënshkruante vendimin për ta çuar kufirin në 62,500 refugjatë.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i parë me murtajën bubonike në SHBA/ Si mund të përhapet

“Është e rëndësishme të ndërmarim këtë veprim sot për të hequr çdo dyshim në mendjet e refugjatëve në të gjithë botën që kanë vuajtur kaq shumë dhe që mezi presin të fillojnë jetën e tyre të re,” deklaroi presidenti Biden para nënshkrimit të vendimit të sotëm. Presidenti Biden tha se kufiri i vendosur nga Trumpi “nuk pasqyroi vlerat e Amerikës si një komb që mirëpret dhe mbështet refugjatët.” Por ai e pranoi “të vërtetën e trishtuar” se Shtetet e Bashkuara nuk do të përmbushin kufirin prej 62,500 refugjatësh deri në fund të vitit fiskal në shtator, duke pasur parasysh pandeminë dhe kufizimet e kapaciteteve për sistemimin e refugjatëve.

Presidenti Biden tha se ishte e rëndësishme të ngrihej kufiri i numrit të refugjatëve për të treguar “angazhimin e Amerikës për të mbrojtur më të prekshmit dhe për të qëndruar si një fanar i lirisë në botë”.

Urdhëri gjithashtu i hap rrugën presidentit Biden për të rritur kufirin në 125,000 refugjatë për vitin fiskal 2022 që fillon në tetor.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se po punohet për të përmirësuar aftësitë e Shteteve të Bashkura për të shpejtuar procedurat në mënyrë që të pranohen sa më shumë refugjatë të jetë e mundur duke respektuar kufirin e ri. Që nga 1 tetori i kaluar, pak më shumë se 2,000 refugjatë janë pranuar në Shtetet e Bashkuara./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Reciprociteti me targat/ Serbët bllokojnë rrugët afër pikave kufitare në Veri

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa tw pwrkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme që ky vendim të mos pengojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, duke shtuar se situata në kufijtë “është e qetë”.

LEXO EDHE:  Vizë në SHBA/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  75 vjetori i çlirmit të Tiranës/ Braçe sulmon opozitën: Po i shpallin luftë SHBA për pushtet



“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin ‘RKS’”, ka shkruar në Facebook ministri Sveçla.

“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin ‘RKS’”, ka shkruar në Facebook ministri Sveçla.

Ministria që udhëheq Sveçla ka njoftuar se përveç në pikat kufitare, qytetarët mund të pajisjen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në përmirësim situata pandemike në Kosovë/ Bie numri i të infektuarve me Covid

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një ulje e lehtë e numrit të rasteve dhe viktimave nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

LEXO EDHE:  Trump kundërshton drejtorin e CDC-së për vaksinat dhe maskën

LEXO EDHE:  Google Pay do të lejojë përdoruesit të dërgojnë para nga një shtet në tjetrin

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.



Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

Në total numri i rasteve aktive është 8.903./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev/ Shërbimet sekrete zbulojnë planin: Kush ishin porositësit

Publikuar

-

Nga

Është parandaluar ekzekutimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Kanë qenë Shërbimet Sekrete të Greqisë që kanë shmangur një atentat vdekjeprurës ndaj Zoran Zaevit.

Lajmi është konfirmuar  nga mediat greke të cilat bëjnë të ditur se shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kreut të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaefv disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në verën e vitit 2018 dhe para se Parlamenti i Shkupit të votonte ndryshimin e Kushtetutës me 80 vota.

Kjo u zbulua nga një burim i brendshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, i cili ishte në të njëjtën kohë ndërlidhës joformal me shërbimet sekrete dhe Ministrinë e Mbrojtjes, dhe që luante një rol të rëndësishëm në të gjithë rastin në fjalë.

Sipas burimit, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua më 12 qershor në fshatin Psarades të Follorinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.

Opozita e udhëhequr nga VMRO, e udhëhequr nga Mickowski (i cili zëvendësoi Gruevskin, por që atëherë konsiderohej një përkrahës), e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend ku përpjekjet për vrasje nuk ishin të panjohura.

Organizatat e fuqishme të Skopjanëve të Australisë dhe Kanadasë po shprehin zemërimin e tyre, dhe thuhet se ata do të financojnë reagimet në Shkup, por gjithashtu do të kishin fonde që do të kanalizoheshin për të “siguruar” votat.

Shërbimet sekrete greke informojnë kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizshmëri të madhe në Shkup, kundër Zaevit. Qeveria në atë kohë po e kryqëzonte punën me shërbimet amerikane, të cilat i dinë reagimet, por nuk e dinë thellësinë e tyre.

Në të njëjtën kohë, shërbimet amerikane konsiderojnë se “forcat që kanë interes të mos nënshkruajnë Marrëveshjen do të kërkojnë të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës (të Maqedonisë së atëhershme) nga Parlamenti” . Menjëherë pas kësaj, pason dëbimi i diplomatëve rusë nga Athina, shkruan abcnews.al.

LEXO EDHE:  75 vjetori i çlirmit të Tiranës/ Braçe sulmon opozitën: Po i shpallin luftë SHBA për pushtet

LEXO EDHE:  Pas SHBA edhe BE me qëndrim të prerë/ Po pengoni integrimin



Amerikanët po përgjonin bisedat e drejtuesve që lëvizin në mjedisin e gjykatës Gruevski në Hungari, e cila dokumenton lëvizshmërinë rreth përpjekjes për të parandaluar ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa kontaktet me drejtuesit që lëvizin në organizatat e Australisë dhe Kanadasë gjithashtu konfirmohen, shruan ABC News.

Përpjekja dyshohet se u financua nga disa organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose si drejtues të medias.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke informojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme se “një veprim agresiv është i pashmangshëm kundër Zoran Zaev” .

Kryeministri i atëhershëm i Greqisë udhëzon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj dhe Ministri i Jashtëm i atëhershëm, Nikola Dimitrov, është i pari që informohet, dhe përmes “kanaleve” të tjera, Zoran Zaev është informuar gjithashtu në detaje për eliminim fizik të tij.

Amerikanët marrin mbrojtjen e matur të kryeministrit të Shkupit dhe u dërgojnë mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së që ata “e dinë” për sulmin. Në ato muaj, Zoran Zaev kishte një mbrojtje të barabartë me atë të presidentit amerikan, diçka që ishte e qartë për të gjithë, shkruan abcnews.al.

Vlerësimi i burimit që e përcolli informacionin në mediat greke është se që nga momenti kur u votua ndryshimi i Kushtetutës, pati një konsultim të fshehtë të SHBA -së me Gruevskin e internuar dhe të akuzuar dhe me ambasadën e një vendi të fortë , ku u tha se ata do të mbajnë përgjegjësi. Por edhe sot, mbrojtja e Zoran Zaev është tregues i frikës së udhëheqësit të Shkupit, i cili kujton fatin e Gligorov, i cili shpëtoi mrekullisht në 1995.

Vizita e Presidentit të Shkupit Stevo Pentarovski shënon fillimin e një faqeje të re në marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë e Veriut, por në hijen e ratifikimit në pritje të memorandumeve të bashkëpunimit.

LEXO TE PLOTE