LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i shtriu sërish dorën/ Vjen reagimi i parë nga PD

4 Maj 2021, 12:44, Politikë CNA
Rama i shtriu sërish dorën/ Vjen reagimi i parë nga PD

Ish deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar për ftesën e kryeministrit Edi Rama Duma,. Ajo thekson se nuk beson asnjë fjalë të tij.

Kur e ke prerë mendjen që ky njeriu ky është, nuk do ta çosh ne riedukim. Qimja ndërrohet por zakoni jo. Ai nuk ka limite?, tha Duma.

PD nuk i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve, por a do të futen ata që fituan mandatet në Parlament në shtator? Grida Duma thotë se në parim ajo mendon që duhen përdorur të gjitha metodat, dhe këtu përfshihet edhe futja në parlament.

Ajo shtoi se vendimi final i përket forumeve të partisë.

?Do hymë apo jo në parlament është një vendim që do merret brenda forumeve. As e konfirmoj as e mohoj. Në parim, ne e provuam që ditën të sakrifikohemi duke iu shmangur çdo gjëje. Për të treguar që nuk jemi palë. Siç nuk po lëmë asnjë votë pa e ndjekur rast pas rasti. Duhet të forcojmë pikat e forta. Nuk duhet lënë asnjë pikë e kësaj forcëe. Do të jem pjesë e një vendimi kolegjial. Pikat e forta duhen forcuar. Mandatet nuk janë pak?, tha ajo në një intervistë për ABC./CNA.al

Lajmet e fundit nga