Connect with Us

Qendra KIDC & YOUTh LAB me projekt të ri/ Flet drejtoresha Çiljeta Simaku

Aktualitet

Qendra KIDC & YOUTh LAB me projekt të ri/ Flet drejtoresha Çiljeta Simaku

Publikuar

-

Me një eksperiencë gati 7 vjeçare në fushën e trajtimit të fëmijëve me probleme të zhvillimit, në qytetin e Korçës, Qendra KIDC & YOUTh LAB tashmë zgjeron fushën e veprimit të saj.

Gjatë një bashkëbisedimi me City Neës, drejtoresha ekzekutive e kësaj qendre, Çiljeta Simaku shpjegon se tashmë, në bashkëpunim edhe me Vizion OJF, do të ofrohen shërbime edhe në fushën e arsimit parauniversitar për fëmijët nga mosha 6 deri në 10 vjeç.

Simaku nënvizon se nëpërmjet këtij projekti të ri  KIDC & YOUTh LAB synon të fokusohet në edukimin intelektual, fizik, qytetar dhe emocional të brezave të rinj.

“Situata në të cilën ndodhen fëmijët sot, ku jeta virtuale po i shtyn drejt një forme të re varësie, u bë nxitësja kryesore e këtij projekti të ri, që synon një qasje drejt të natyrshmes, si forma më e mirë e edukimit. Është një projekt edukimi i strukturuar që mbulon me staf, standarde dhe procedura të mirëpërcaktuara çdo funksion. Ofron siguri, rregull dhe disiplinë si pjesë e rëndësishme e edukimit dhe mirëfunksionimit të institucionit.”

Simaku shpjegon se gjatë periudhës së verës, në formatin e programit të një shkolle verore, të quajtur “Të kapim kohën”, KIDC & YOUTh LAB synojnë që fëmijët të mesojnë nëpërmjete lojës,

LEXO EDHE:  Video-Fiks Fare paralajmëron skandalin/ Kush është zyrtari i lartë që mashtron

të mësojnë nëpermjet artit, të mësojnë nëpermjet natyrës, mësimin e gjuhëve të huaja, por ajo që “është më e rëndësishme, është synimi që mbi të gjitha shprehin ndjenjat dhe emocionet, të festojnë dhe të argetohen”, shpjegon Simaku, duke nënvizuar se fakti që nuk ka lojëra elektronike, por vetëm libra lojëra në natyrë është një nga aspektet më pozitive të këtij projekti ambicioz.

Gjithashtu KIDC & YOUTH LAB, synon që të mbështesë financiarisht fëmijët, familjet e të cilëve kanë probleme ekonomike, të cilët do të mbështeten në vijimësi edhe gjatë vitit të rregullt shkollor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Publikuar

-

Nga

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Gjermania ka shprehur kundërshtim ndaj propozimit të mbështetur nga SHBA për të hequr dorë nga patentat për vaksinat COVID-19, duke thënë se ato nuk po pengonin prodhimin e dozave.

Qeveria e saj tha se “mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet e tillë”. Bashkimi Evropian më herët tha se ishte gati të fliste për propozimin dhe disa shtete i dhanë mbështetjen e tyre të plotë.

Mbështetësit e planit thonë se ai do të lejojë më shumë prodhues të prodhojnë vaksina që shpëtojnë jetën.

LEXO EDHE:  Korçë/ Arrestohet kultivonte marjuane me ndricim

LEXO EDHE:  Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët

Ata argumentojnë se kjo do të rrisë qasjen në vaksina në vendet e varfra. Por kundërshtarët, përfshirë prodhuesit e ilaçeve, thonë se kjo nismë mund të mos ketë efektin e dëshiruar./euronews

LEXO TE PLOTE