Connect with Us

Pse Çernobili bart rreziqe të mëdha, edhe 35 vite pas incidentit të rëndë

Bota

Pse Çernobili bart rreziqe të mëdha, edhe 35 vite pas incidentit të rëndë

Publikuar

-

Që nga ajo ditë, njerëzimi ka një emër të ri për katastrofën bërthamore: Çernobil. Ajo që ndodhi në këtë qytet industrial në veri të Ukrainës është rrëfyer shumë herë: disa manovra të rrezikshme gjatë një testi mbi sigurinë kryer natën në objektet e centralit bërthamor, shkaktuan shkrirjen e bërthamës, shpërthimin e Reaktorit nr.4, dhe shembjen e termocentralit bërthamor.

Prej tij u çlirua një re plot me grimca radioaktive që ishin 500 herë më vdekjeprurëse se sa ato të prodhuara nga bombat që ranë mbi Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë. Erërat i shpërndanë grimcat në atmosferë, dhe shumë shpejt ndotën rajone të tëra të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë.

Reja mbërriti pastaj në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, e cila u ndot megjithëse në një masë më të vogël. Në fillim autoritetet u përpoqën ta fshehin atë që ndodhi. Por pas disa ditësh e vërteta doli në dritë me gjithë dramën që bartte.

Ishte një ngjarje e kategorisë7, pra më seriozja në shkallën INES, deri tani e krahasueshme vetëm me aksidentin në reaktorin bërthamor të Fukushimës më 11 mars 2011. Ushtria u mobilizua, banorët e qytetit u hipën në autobusë dhe kamionë dhe u evakuuan në masë, ndërsa ekipe prej mijëra punëtorësh dhe teknikësh, të quajtur më vonë likuidues dhe biorobotë, u dërguan për të kryer ndërhyrjet e para të dëshpëruara për të frenuar rrjedhjen radioaktive.

Ata do t’i quanin“biorobotë”, dhe në fakt ishin heronjtë e Çernobilit. Ata u nxitën të punojnë pranë vatrës së shpërthimit, edhe pa mbrojtjen e duhur, madje duke ditur që në këtë mënyrë vdekja ishte punë ditësh për shkak të ekspozimit ndaj rrezatimit mijëra herë mbi normën.

Shumë prej tyre do të vdisnin nga tumoret dhe leucemia brenda disa javësh ose muajsh. Të tjerët do të shihnin pasojat e tmerrshme tek fëmijët e tyre. Falë tyre, reaktori u arrit të mbyllej në një sarkofag prej betoni të armuar, që izoloi materialet radioaktive.

Zona përreth termocentralit, Zona e Përjashtimit në Çernobilit, është shkatërruar nga rrezatimi,është plotësisht e pabanueshme në një rreze brenda 19 kilometrash. Por edhe më larg, ndotja mbetet shumë e lartë dhe jeta shumë e vështirë. Koha e shpërbërjes së izotopeve radioaktive është mijëra vjet.

LEXO EDHE:  Zbuloni sekretin për mbrojten më të mire të trurit

Ndërkohë, në thellësitë e sarkofagut, bërthama e shkrirë “digjet” nën një temperaturë prej 1 mijë gradë celsius,dhe nis ta dobësojë strukturën mbrojtëse. Çernobili do të mbetet një kërcënim i heshtur për mijëvjeçarë. Zyrtarisht flitet për 4.000 raste të kancerit të tiroides vetëm në vitet 1992-2002 në Bjellorusi, Ukrainë dhe Rusi, për shkak të ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit radioaktiv.

Por të dhënat e organizatave të pavarura janë 10 herë më të larta. Më të prekurit janë fëmijët dhe të rinjtë nën 14 vjeç, pasi thithin sasi të mëdha të rrezatimit përmes qumështit. Deri më tani, 5 milion njerëz jetojnë ende në zonën që cilësohet zyrtarisht e ndotur, përfshirë dominimin e sëmundjeve dermatologjike, të frymëmarrjes, infertilitetit dhe keq-formimeve.

Në një raport të vitit 2012, Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se ndikimi i ndotjes në brezat e ardhshëm do të mbetet mjaft i ulët, edhe pse shumë ekspertë janë ende skeptikë për këtë pretendim.

Sarkofagu prej betoni i ndërtuar në kohë rekord u pa si një zgjidhje e përkohshme emergjence. Për ndërtimin e tij u përdorën të njëjtat rrënoja nga reaktori i shembur. Por e dobësuar nga nxehtësia e bërthamës dhe kushtet atmosferike ai po shkërmoqet. Çdo vit hapen çarje të reja, përmes të cilave depërton uji që po e dëmton më tej strukturën dhe mund të nxjerrë jashtë elementë radioaktivë, duke ndotur një zonë shumë të madhe.

Sasi të mëdha të karburantit bërthamor të pa ftohur dhe materiale tepër radioaktiv gjenden ende të bllokuara nën sarkofagun prej betoni, gjë që mund të shkaktojë një katastrofë të re në një zonë që për më tepër është shumë sizmike. / Focus – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Kurti.

Për programin qeverisës, Kurti tha se paraqet vizionin e Qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillim viti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

“Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë divrsifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Deri në fund të mandatit, ai u zotua se do të ketë angazhim për qasje në ujë të pijshëm dhe për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza.

LEXO EDHE:  Mbështetësit e Balliut dhunuan të deleguarit e Bashës/ PD merr masat dhe “kryqëzon” agresorët

LEXO EDHE:  Incident në PD-në e Sarandës/ Dhunë dhe kërcënime për tërheqje zvarrë

“Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyçe dhe ndërtimin e aksit Prizren – Tetovë. Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon. Dhe, reforma e arsimit do të trajtohet me prioritet nga arsimi parashkollor”, tha Kurti.

Kurti ka marrë detyrën në mars, duke u zotuar se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë më herët Kurti.

Ai ka premtuar një ekonomi ku, sipas tij, ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorit./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Katër viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur betejën me virusin 4 qytetarë dhe janë shëruar 389 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

 “389 TË SHËRUAR DHE 170 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!  Respektoni distancën!”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH ngre alarimin/ Do ketë rritje të rasteve me Covid për nëntë javë me rradhë

Publikuar

-

Nga

OBSH ngre alarimin/ Do ketë rritje të rasteve me Covid për nëntë javë me rradhë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të enjten se në të gjithë botën infeksionet me COVID-19 janë rritur për të nëntën javë me radhë, ndërsa numri i vdekjeve prej gjashtë javësh.

Në dy javët e fundit janë raportuar globalisht më shumë raste me COVID-19 sesa gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë. Javët e fundit vendet në secilin rajon që mbulon OBSH kanë patur tregues të qëndrueshëm në rritje për sa u takon infeksioneve dhe numrit të vdekjeve. Nuk është koha të humbasim vigjilencën madje edhe ato vende që aktualisht kanë një rënie të rasteve me COVID“, tha ai.

Koronavirusi po vazhdon të shkatërrojë Indinë, duke e vendosur Kryeministrin Narendra Modi nën presion për të bllokuar vendin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Nevojitet një strategji e koordinuar në të gjithë vendin”, tha për agjencinë Associated Press Srinath Reddy, president i Fondacionit të Shëndetit Publik të Indisë. Ai shtoi se bllokimet që kanë vendosur disa shtete indiane nuk janë të mjaftueshme në betejën për të mposhtur COVID-in.

Në një letër drejtuar kryeministrit të premten udhëheqësi i opozitës Rahul Gandhi paralajmëroi për ato që i quajti “pasoja më tragjike tek popullata e vendit”.

LEXO EDHE:  Zbuloni sekretin për mbrojten më të mire të trurit

LEXO EDHE:  Foto/ Upsss! Këngëtares së famshme i dalin të gjitha sheshit

Ministria indiane e Shëndetësisë raportoi të premten statistika rekord duke iu referuar 24 orëve të kaluara me 414,188 raste të reja me COVID dhe 3,915 vdekje. Zyrtarët besojnë se shifrat janë edhe më të larta.

Australianët të cilët ndodhen në Indi dhe u ishte ndaluar hyrja në vendin e tyre, tashmë do të lejohen të kthehen, duke filluar nga 15 maj. Njoftimin e bëri të premten Kryeministri Australian Scott Morrison. Megjithatë ata australianë që rezultojnë pozitive me koronavirus nuk do të lejohen të nisen nga India.

Sipas universitetit Johns Hopkins pandemia u ka marrë jetën më shumë se 3.2 milionë njerëzve në të gjithë botën. SHBA mbetet në krye të listës si vendi më numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve që nga fillimi i pandemisë./VOA

LEXO TE PLOTE