LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A mund të shkarkohet Meta?/ Nishani: PS po prish imazhin e vendit, nuk ka kryer shkelje të rëndë

4 Maj 2021, 20:14, Politikë CNA
A mund të shkarkohet Meta?/ Nishani: PS po prish imazhin e vendit, nuk ka

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar nismën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

I ftuar në ?Përballë?, Nishani tha se në rastin kur një president mban qëndrime politike, ?dënimi? i vetëm mund të jetë largimi me votë në fund të mandatit.

?Unë në këtë rast, jam një person që kam qenë president republike. Kam rekordet e mia të sjelljes institucionale. Presidenti nuk mund të gjykohet për shkarkimin e tij për shkak të deklaratave të tij. Presidenti shkarkohet për shkelje të rëndë dhe tradhti ndaj vendit.

Është një qëndrim i sforcuar i maxhorancës. Mendoj që nuk është serioz. Qëllimet politike të presidentit gjykohen nga parlamenti dhe kur vjen momenti i votimit nuk e votojnë më.

Të tjerat pastaj dëmtojnë vetëm imazhin e vendit. Mekanizimi i vetëm që e shkarkon presidentin është Gjykata Kushtetuese. Nuk shoh që ka prova që presidenti ka kryer ndonjë shkelje të rëndë apo tradhti të lartë kombëtare?, u shpreh Bujar Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga