LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani “shuplakë” Bashës/ Ke fyer shqiptarët, po dëmton bazën e PD-së

4 Maj 2021, 19:17, Politikë CNA
Nishani “shuplakë” Bashës/ Ke fyer shqiptarët, po

Ish presidenti Bujar Nishani ka dalë kundër deklaratës së Lulzim Bashës për mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në një intervistë për emisionin ?Përballë? të Lutfi Dervishit, Nishani deklaroi se Basha me këtë vendim po fyen inteligjencën e atyre që i besuan votën, ndërsa shtoi se janë të shumtë demokratët që janë dëmtuar dhe nuk po përfaqësohen.

?Kjo është një tentativë që thyen inteligjencën e shqiptarëve dhe dëmton bazën e PD. Njerëz janë pushuar nga puna dhe janë pa bukë sepse janë deklaruar se janë të djathtë, njerëz që nuk marrin asnjë shërbim në sportetet e shtetit sepse janë pozuar që janë kundërshtar.

Këta njerëz kanë kontribuar me mish e me shpirt dhe këta njerëz po mashtrohen duke u thënë që nuk i njohim zgjedhjet por do hyjmë në Parlament. Nëse nuk i njeh zgjedhjet bëj atë që ke bërë para dy vitesh?, tha Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga