Connect with Us

Ngjela “shuplakë” Metës/ E trembën amerikanët

Politikë

Ngjela “shuplakë” Metës/ E trembën amerikanët

Publikuar

-

Dështimi i Bashës/ Ngjela: Nëse reformohet PD, Rama nuk qëndron as gjashtë muaj kryeministër

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se është turp historik përsëritja e refrenit të mos-njohjes së zgjedhjeve në Shqipëri.

Sipas tij, ishte preteksti për kryengritje, kur Berisha – Meta e kishin si përmendje parazgjedhore pretendimin me refren: ” zgjedhjet do të manipulohen.

“Po ky pretekst përse u hodh në konsum publik? Këtë e shprehu presidenti në shkarkim Ilir Meta, kur nuk u përmbajt dhe foli për represion popullor në mbrojtjen e votës, përpara se sa të kryheshin votimet: domethënë na foli për kryengritje. Po tani që kalanderët e “revolucionit për votën” janë të humbur dhe po llomotisin për “manipulim zgjedhor”, ku e kanë kryengritjen? Kryengritësit janë strukur. Dhe, e dini pse? sepse i ka trembur stërvitja Defender 21 me trupat amerikane në Durrës e kudo në Shqipëri.

Zotërinj, Shqipëria është një vend anëtar i Natos: e njihni ju zotërinj se çfarë është Defender 21?
Kjo është një stërvitje ushtarake e Natos në mbrojtje kundër Rusisë, e cila po ndërhyn për destabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe të vendeve të Mesdheut e të Lindjes së Mesme”, shkruan Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bushati thirrje PD/ “Të marrë pjesë në shkarkimin e Metës”

Publikuar

-

Nga

“Basha do na ndihmojë të marrim 20 mandate në Tiranë”/ Bushati tregon synimin e PS

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i bën thirrje Partisë Demokartike që të bashkohet me mazhorancën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai tha se PD duhet të vendosë në vend dinjitetin politik .

“PD është palë me Metën, është në koalicion. Ne e dimë që ai është pronar i një partie opozitare, të gjithë e dinë që është aksioner me kutoa të plota 100% i LSI dhe ka bërë hapur fushatë për opozitën dhe për këtë arsye ne e kemi çuar çështjen para parlamentit dhe i kemi bërë thirrje PD që të vendosë në vend dinjitetin politik dhe të marrë pjesë në shkarkimin e Metës.”, u shpreh Bushati në një intervsitë për McnTv. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I kaloi kandidatët në “filtër”/ Nishani nxjerr zbuluar Bashën: Nuk më pyeti për listat

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka folur mbi listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Nishani i cili ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit është shprehur se kandatët i renditi duke nënkuptuar se  nuk është pyetur për renditjen e tyre.

Më tej, në një intervistë për Abc, ai shton se koalicioni ishtë në dobi të PD , por deklaroi se aleatët duhet të vendoseshin në fund të listës.

Kur merret vendimi përfundimtar dhe mblidhet këshilli kombëtar për listën e deputetëve, a i takon kryetarit të thotë mirëmbrëma fjalën e ka kryetari. Kur edhe kjo nuk i lejohet çfarë mund të pres.

Nuk mund të fajësohet Basha për dështimin e tyre. Nëse Basha do ishte konsultuar me kryesinë e Partisë Demokratike, unë do i thosha vendosi në vendet e poshtë që të thyejnë herësin dhe të vijnë në kuvend. Është një spekulim që flasin ata.

 Unë i quaj spekulime ato që thonë ata. Koalicioni ishte shumë mirë që u bë për dy arsye, e para morale dhe dyta elektorale. Morale ishte sepse u përgjigjen kur dogjën mandatet dhe kur nuk u futën në zgjedhje. Në aspektin elektoral ato parti në 2017-n dalin 800 mijë vota plus PD. Ata kanë sjellë vota tek PD. Sepse kanë vota në të gjithë Shqipërinë. Por akuzat tani nuk janë të moralshme”, deklaroi Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka marrë peng PD”/ Kadilli: Nuk është zgjidhje për partinë, të japë dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli ka folur për situatën në Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është një zgjidhje për këtë parti. Kadilli shtoi se kreu demokrat duhet të largohet sepse nuk ka çfarë të bëjë akoma dhe nuk ka çfarë të japë më.

Kadilli deklaroi në një intervistë për MCN se Basha ka marrë peng Partinë Demokratike dhe sipas tij, kjo është situatë e rëndë sot pas 30 vitesh demokraci.

Kam bindjen se zotëria nuk është më zgjidhje për Partinë Demokratike. Një individ që thotë nuk bëj më shumë se dy mandate se nuk kam çfarë të bëj, atëherë pse do të rrijë më shumë në opozitë. Ke bërë dy mandate, ke dhënë maksimumin tani largohu, kaq di, kaq i zoti je dhe kaq mundësi pate. Çliroje partinë, çliroje energjinë e kësaj partie sepse është parti e krijuar duke i bërë jehonë thirrjes së qytetarit, kjo parti ka lindur nga protestat nga njerëzit në rrugë dhe sot jemi shëndruar në një strukturë ku ka mbaruar biseda me qytetarin. Pse na mundi se na vodhi votat?

Që të bjerë shpresa te qeveria është normale, por që të bjerë shpresa tek opozita është gjëja më e rëndë që mund të ndodhi. Që një lider të marrë peng opozitën eshtë edhe më e rënda që mund ti ndodhi shoqërisë aq më tepër në shekullin e 21, aq më tepër pas 30 vitesh demokraci”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE