LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nga xhelatë do të përfundoni në...”/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

4 Maj 2021, 15:02, Politikë CNA
“Nga xhelatë do të përfundoni në...”/

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një koment në rrjetet sociale, lidhur me reagimet e djeshme në kuadër të ditës botërore të lirisë së medias nga disa politikanë.

Me tone të forta, Hoxha, shkruan se ?Nuk ju harrojmë. E dimë që jeni aty në majë të Olimpit, gati si xhelatet e mesjetës me hanxharë në dorë…

Por mos qëndroni shumë të sigurtë, nuk do të jetë gjithmonë kështu?, shkruan Hoxha.

“Ndersa dje ishte dita boterore e lirise se medias, në Shqiperi, folen të gjithe ata qe, e censurojne, e sulmojne, e kontrollojne, e shantazhojne dhe e blejne median…

Po, dje pashe xhelatet e medias, të na ?qanin? hallet, pasi na kane agresuar dhe masakruar 365 dite të vitit.

Ishin të gjithe bashke, elita politiko-ekonomiko-kriminale, si ajo parrulla e kohes se diktatures, ?sup me sup si malet?, duke na kujtuar, ke do të kemi serish perballe në 365 ditet në vijim…

Nuk ju harrojme. E dime qe jeni aty në maje të Olimpit, gati si xhelatet e mesjetes me hanxhare në dore mbi kokat tona…

Por mos qendroni shume te sigurte, nuk do te jete gjithmone keshtu…

Kur tua rrembejne hanxharin nga dora, dhe nga xhelate te perfundoni në gijotine, ne do të jemi aty, për të shkruar nekrologjine tuaj…

E dime qe në kete bote te trazuar, nuk fiton gjithmone e mira.

Por e keqja, nuk do te triumfoje perjetesisht…

Në foto:

Trupi i ekzekutuar i Javier Valdez, një reporter i specializuar në mbulimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të kokaines në Meksikë. Viktime e narkokartelit në shtetin verior të Sinaloas…”/CNA.al

Lajmet e fundit nga