Connect with Us

Nga Ilir Levonja/ Tungjatjeta o shqiptarë

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Tungjatjeta o shqiptarë

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja/ Tungjatjeta o shqiptarë

Nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës është një nga gjërat më të panevojshme për shqiptarët. Eshtë e tillë pikë së pari, pasi nuk është çështje e tyre. Shqiptarëve nuk u ndodh gjë as për mirë e as për keq.

Në fund të fundit nuk e zgjodhën ata, ky është tashmë ai ekuivok social që deri në 2012 sillte ngërç politik për shkak të numrit 84. Pra deri para viti 2012 duheshin 84 vota, që dmth, edhe nga opozita. Me një fjalë synimi ishte dalja në pah e një kandidati qoftë ky burrë a grua, i cili ofron konsensus, a besim midis kampeve, gjë që mund dhe të refkletonte në shoqëri.

Madje i shkonte shumë për shtat edhe statutit presidencial në lidhje me unifikimin e palëve në pergjegjësitë shtetërore. Kosova përshembull e ruan edhe sot, me këtë model zgjodhi Presidenten Vjollca Osmani, një nga kanditaturat më të votuarat në zgjedhjet e përgjithshme. Shqipëria e ndryshoi në 2008 pas ngërçëve të shumta parlamentare, jo vetëm nga emrat por edhe nga pa aftësia shqiptare në lidhje me bashkëpunimin sidomos kur bëhet fjalë për kombin.

U ndryshua me inisiativën e PD dhe mbështjen e PS. Kësisoj në 2012, me një shumicë të thjeshtë, pra 73 vota i sollën Shiqpërisë të parin President puro partiak Bujar Nishanin. Në 2017, tashmë me shumicë të konsoliduar të majtë, sollën Ilir Metën, Presidentin aktual. Pra Ilir Meta ashtu si para ardhësi i tij Bujar Nishani, nuk ka se si përfaqësoj shqiptarët.

Shqiptarët do t’i përaqësonte një president i cili të mund ta zgjidhnin vet. Megjithëse që nga dalja e opozitës nga parlamenti, ka bërë opozitën reale. Por në të njëjtën kohë edhe lojra politike po si ato të Edi Ramës, Bashës, Sali Berishës etj. Spektaklin më të madh duhej ta luante opozita parlamentare aktuale. Për më tepër që shumë nga ata edhe nuk fituan as votat minimale të kalimit të pragut elektoral.

LEXO EDHE:  Foto-“Lufta e ftohtë” Rama-Meta/ Ja, ku është shënuar përplasja e radhës

Akoma kur duket krejt bizare se si mundet një parlament logjikisht i vdekur për shkak të zgjedhjeve të reja, të ndërrmarri nisma të tilla, kur vendi ka nevoja imediate si punësimi, rritja e pagave, riparimi i dëmeve nga tërmeti, pandemia etj., të merret me shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Pra shërbimin më të madh që mund t’i bënin vendit, do ishte dorëheqja nga mandati personal por i krizave kombëtare. Këtë ata nuk e bëjnë. Ndaj sot shqiptarët janë të deytruar të dëgjojnë, të njëjtën retorikë. Atë të luftës personale të emrave me emrave, jo të politikanëve që i shërbejnë vendit. Që të shkarkohet sot Ilir Meta është e pamundur, për shkak të proçedurave deri në Gjykatën Kushtetuese, pra një vit humbje kohe me luftë nervash, fjalësh, e emrave nga emrat.

Ku në këtë tabllo shqiptarët janë ca sehirxhinj a tifozë të thekur palësh, por jo të vetes. Por edhe nëse Ilir Meta shkarkohet, shqiptarëve nuk u ngrihen rrogat, nuk u përmisohen kushtet e jetesës, nuk u vjen uji 24 orë. Pastaj Ilir Meta sikur do vetshakrkohej nëse fitonte Edi Rama.

Tani sapo filloi lojën hap kutitë si Edi Rama dikur. Shqiptarët asgjë, do mbeten prapë ca sehirxhinjë të denoncuesit dixhital, kush ka dhe kush nuk ka të drejtë, ndërkohë që jo më fëmijët e tyre, por nipërit e mbesat do vazhdojnë të shikojnë të njëjtën tabllo emrash, me të njëjtat mjete, me të njëjtën strategji fyerjesh e sharjesh, por që pavarisht gjithçkaje ata ishin, ata janë, ata do të mbeten aty. Kurse ju, aeroporteve, porteve, metrove, veç me tungjatjeta malli o shqiptarë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Për kopjacet e QSHA

Publikuar

-

Nga

Testi i matematikës është i kopjuar- ky ishte pretendimi më i parë i gjimnazistëve sot.

Përfaqësuesja e QShA ne daljen e vet të djeshme, pretendoi që maturantët ankoheshin kot. Sipas saj, ata që ankoheshin ishin gjimnazistët që ishin nisur në provim me idenë që do kopjonin.

Dmth sipas zonjës QSHA, ata që ankohen janë nxënësit e dobët që nuk qenkan lënë të kopjojnë! Dhe meqë nuk paskan kojuar, kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Sipas Zonjës QSHA, këta nxënës pa kopje vlejnë zero.

Po zonja QSHA, sa vlen pa kopje?

Pyetjet e testit të matematikës janë kopje të këqia nga teste që nuk i përkasin testeve të matematikës per maturë shtetërore dhe nuk janë hartuar mbi bazën e programit mësimor të maturës shtetërore shqiptare.

Ato janë kopje të zonjës QShA.

Kopje të vjedhura!

Zonja QSHA, pa kopje vlen zero.

Mbetet vetëm të verifikohet që pyetjet janë vjedhur nga teste logjike, që testojnë IQ dhe jo dijet në maturën shtetërore.

Motra e Turit ne shqip quhet Sindi, kurse ne Anglisht perkthehet Ashraf. Dhe pyetja me kutine e motrës së Turit është qartësisht pyetje logjike.

LEXO EDHE:  Artan Lame i tregon pallën Edi Ramës!

LEXO EDHE:  Publikohet video-skandali/Si u vodhën votat e Blushit në Tiranë nga PS-PD

Testi përmbante pyetje të perkthyera e që perdorinin terma qe maturantët nuk i perdorin fare në programin mësimor.

Ndërkohë zonja QSHA, del dhe “sqaron” qe testet i paska bërë me qëllimin që pyetjet të të integrohen me situata të jetës së perditshme qe të msohen nxensit me to!!!

Ka vetëm 2 probleme këtu!

E para: nëse kto integrime ishin në onlain të viheshin në test, duhet të ishin edhe në program. Çfarë nuk ështe në program s’mund t’ju mësohen maturantëve nëpërmjet testit.

E dyta: nësë zonja QSHA do përfshirjen e situatave të jetës së përditshme, pse i ra nga Anglia për ti gjetur?! Situatat e jetës së përditshme të maturantëve shqiptarë, veshtirë se janë të njëjta më ato të maturantëve anglezë.

Deri tani përgjigjet e zonjës QSHA, tregojnë nivel të mjerueshëm IQ. Dhe për atë nivel s’ka kopje që të shpëton. Imagjino pastaj kur kopjen do që ta gjesh në anglisht, që pastaj ta përkthesh, e pastaj ti gjesh vendin në programin e maturës shtetërore shqiptare.

Për këtë duhet me shumë se një zonjë QSHA me nivel të lartë logjik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse asnjë diplomat i huaj apo lider kosovar nuk e mbështeti Ilir Metën?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse asnjë diplomat i huaj apo lider kosovar nuk e mbështeti Ilir Metën?

30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një fjalë kundër shkakrimit të Ilir Metës. Atij nuk i kishte ngelur asnjë mik apo dashamiras.

– Heshtën amerikanët

– Heshtën europianët

– Heshti OSBE

– Heshtën fqinjët grek, maqedonas dhe bullgar

– Heshtën vëllezrit kosovar që i priste me dreka dhe darka te vila e Lalzit

– Heshti Ramushi dhe Albini

– Heshtën mijra të dekoruar me teneqe alumini me urdhrat Skenderbeu apo Nën Tereza

– Heshtën vëllezrit opozitar B & B

– Heshtën komshinjtë e Gjirit Lalzit

– Heshti edhe Baba Mondi

– Heshtën gjimnazistet e LSI

– Heshtën protestuesit e 2 Marsit

– Heshti edhe gruaja Monika, që e dogji me djegien e mandateve

Të gjithë heshtën, sepse kishte ardhur ora dhe çdo kujt po i neveritej në mënyrën si kacavirrej pas karrikes e cila nuk mbron kushtetutën por prapanicēn e tij.

Të gjithë heshtën sepse në fund e kuptuan që dhe ajo fije burrëri fiktive që mendonin nuk egzistoi tek ai në 26 Prill kur duhet të jepte dorëheqje si premtim, për intergritet me publikun dhe miqt e tij.

LEXO EDHE:  Aksidenti- PD nuk i ndahet deputetit të PDIU/T’i hiqet urgjent imuniteti

LEXO EDHE:  Artan Lame i tregon pallën Edi Ramës!

Të gjithë heshtën sepse askush nuk e konsideronte një president të popullit, por thjesht një i përkëdhelur i atyre që emruan dhe shkarkuan disa herë në këto 30 vjet.

Të gjithë heshtën sepse në fund e panë se si u përdor dhe sot ja hodhën si mish gjahu që ta shqyejnë të gjithë nga pak.

Heshtën edhe për një arsye tjetër….

Askush nuk dëshiron të bashkohet funeralit të tij politik, pasi e kanë të qartë çfarë gojotine po e pret nga ata që i kërcënonte se do ju hante veshin apo do i hidhte në Malin me gropa.

Të gjithë heshtin kur e kuptojnë që i ke bërë gropën vetes..CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Vëllezërit Rama

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja/ Vota e harruar e emigrantit

 E pashë shkarasi. Një demokrat rrogozhinas i tha Agron Shehajt se nuk kemi një Edi Rama, por dy të tillë. Se njëri është ai në qeveri dhe tjetri në krye të opozitës. I ke rënë në kokë vëlla.

Ky i opozitës është më m.. se Edi Rama. Të paktën Edi Rama fiton. Vjedh nuk vjedh, fiton. Madje edhe Amerika i thotë, go on.

Në një farë mënyre populli rilindas e ka kokën lart. Me hajdutin pa hajdutin po ecin. Edhe pse mbrapsht, por po ecin.

Të ecësh nuk do të thotë të lëvizësh vetëm përpara. Kurse ky Edushi i opozitës, të hap barkun. Shkon në KAS, humbet. Edhe e di mirë këtë.

E di se vetë i pranoi ato palo reformat. Shkon në Kolegj, humbet. Nga ana tjetër, ka përhapur një ide se gjoja nuk futet në parlament për shkak se i vodhën zgjedhjet. Në fakt do futet dhe me një këmbë.

Të gjitha i ka lojëra për të plotësuar tipin autoritar të njëshit. Dhe po e bën shumë mirë. Po e bën me ndihmën e vëllait Rama.

Siç edhe ky e bëri me ndihmën e Sali Berishës. Po e bën me krahun fanatik. Sidomos të atyre që për gjoja 8 vite në opozitë e luftuan Ramën. Nuk e kanë bërë.

Sot janë fanatikët që të vrasin për Lulzim Bashën. Jo se janë të bindur se vërtetë zgjedhjet u vodhën. Ata që janë të bindur për këtë, vdesin në rrugë.

Jo se duan demokratizimin e PD-ës. Kanë hallin e tyre, emrit në listë. Janë pjesë e asaj bote me mendësi komuniste t’i dalim për zot shefit.

Nuk e dinë fare se çfarë është demokracia. Madje shpërndajnë mesazhe për mos hapje sallash për kandidatët rivalë. Shkojnë deri aty sa të nxjerrin nga fundi i sergjenëve materialet për denigrimin e kujtdo që del e shpallet kandidat.

Ndaj nuk është e rastësishme që sot dy janë frontet ku po ndeshet e djathta. Të vrasim gjithkënd që i del ballas Lulit dhe Sali Berishës.

Për këtë të fundit, edhe Amerikën. Edhe ai demokrati i orëve të para në provincë si Rrogozhina, akoma pa punë, pa mjete financiare, me një apartament një dhomë e guzhinë, me kujtimet e fabrikës së sapunit. Edhe ai është armik.

LEXO EDHE:  Basha kujton 22 Marsin/ Sot Shqipëria po na thërret përsëri

LEXO EDHE:  Foto-Me logon e PD në kokë/ Qytetari në radhë për të votuar

Megjithëse kur zuri fill demokracia, si ai, si Sali Berisha, nga një apartament dhomë e kuzhinë kishin. Sot për të dhjathtën nuk është Sali Berisha çështja…, për aq sa dha, ishte dhe bëri, ka meritë. Për çfarë ka bërë gabim, janë personale.

Pra i takon Berishës të mbroj Berishën, kurse demokratëve, demokracinë, ekonominë e tregut, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe me që jemi tek demokracia. Lulzim Basha do bënte mirë të jepte dorëheqjen.

Ka patur shance historike ta çonte vendin në zgjedhje të parakohëshme, por nuk e bëri.

Nuk e bëri për disa arsye…, i pa aftë apo pa aftësisë, të dyja bashkë , pjesë e klikës së lozhave me konspiracion aleancash,  aleancat me Edi Ramën për cikël rrotacioni pushteti, vendet e lëshuara rishtas për kryetarët e partive gjoja aleate por pa elektorat,  prodhoi një lider opozitar paralel si Ilir Meta, nuk merr as votën e së shoqes për shkak të një interesi vetjak, pasaporte të huaj etj.

Tani së fundi prodhoi dhe teorinë e zhurmës, ku paralel njeh dhe nuk zgjedhjet. Pohon për masakër, për vjedhje, por rrëzohet kudo. Në të gjitha ato institucione që ai vet i firmosi.

Ka tendenca të qarta të transformimit të moralit djathtist që jeta poltike është garë, si e tillë të duhet të hapësh krahun kur nuk fiton.

Pra transformimin e këtij morali nga djathtist në komunist, në kultin e individit. Flet për dhunën e Edi Ramës mbi vullnetin e zgjedhësve.

Ndërkohë prodhon vetë një dhunë tek zgjedhsit demokratë. Sot shumë psyresh thërrasin, o burra të vdesim për individin.

Pra, ke të drejtë ti o vëlla atje në Rrogozhinë, nuk kemi një Edi Rama, por dy. Por më zija është, se, ky i të dhjathtëve është vetëm humbës./CNA.al

LEXO TE PLOTE