Connect with Us

Nëna denoncon zhdukjen e vajzës 15-vjeçare/ Policia: Do jetë në lokal nate ose me ndonjë tutor

Denoncim

Nëna denoncon zhdukjen e vajzës 15-vjeçare/ Policia: Do jetë në lokal nate ose me ndonjë tutor

Publikuar

-

Nëna denoncon zhdukjen e vajzës 15-vjeçare/ Policia: Do jetë në lokal nate ose me ndonjë tutor

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Redaksia e emisionit mori një denoncim nga një zonë e quajtur Adriana Pepmarku, e cila ankohej se vajza e saj 15-vjeçare ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe policia nuk po bënte asgjë për kërkimin e saj.

Adriana Pepmarku thotë se arsyeja që ajo dyshon për largimin e vajzës, është se e bija për 20 ditë do të futej në riedukim, për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Adriana tregon se vajza shoqërohej me një shoqe 24-vjeçare nga Kruja, e cila shpesh e nxirrte nga mësimi.

“Ka 9 ditë që është larguar vajza nga shtëpia, është 15 vjeç. Ajo ka qenë me shoqëri të keqe, unë kam dashur ta çoj në riedukim, kam bërë letrat për riedukim sepse largohej shpesh nga shtëpia, mosbindje, shumë zhurmë në shtëpi. Ka pasur largime, ka ikur, ka qëndruar gjithë natën, ka ardhur, ka ikur ditën, ka ikur edhe nga ora e mësimit është bërë problem te shkolla. I kam shfrytëzuar të gjitha mundësitë me psikologe, edhe në përfundim arrita që do futet në riedukim.

Në përgjithësi marrëdhënia me të ka qenë e mirë, por ka qenë tepër agresive, kohët e fundit shumë agresive. Atë ditë që është larguar nga shtëpia, unë s’kam qenë në ambientet e shtëpisë, isha në Lezhë sepse po flisja me një për të marrë avokat falas për divorcin sepse im shoq e ka nisur divorcin edhe e ka mbyllur. Kjo e vuan këtë pjesë. Kur kam ardhur në shtëpi më kanë thënë fëmijët edhe mami im që Klara është larguar, ka ikur atë natë nuk erdhi fare. Atë natë kam pritur deri në 03:00. Në orën 04:00 kam bërë kallëzim në polici në Fushë-Krujë edhe nuk kam asnjë lloj informacioni.

Kam shkuar çdo ditë, jam interesuar, asnjë gjë. Ditën e premte e kam parë me sytë e mi vajzën time, të shoqëruar me dy vajza të tjera më të rritura se ajo. Kur ka ardh puna për ta marrë në pyetje, nuk e ka shoqëruar policia për ta marrë në pyetje, sepse unë e pashë në pyetje vajzën me të, edhe më iku, por kanë shkuar këta e kanë takuar ku ka dashur ajo. E kam dëgjuar që ka folur në telefon me këtë Gertën shpesh herë, jam në dijeni që ka shkuar e ka marrë edhe në orar të mësimit, e ka larguar nga mësimi. Nuk ia kam miratuar shoqërinë me të sepse është më e rritur se vajza ime, kjo është 15 vjeç, nuk ka çfarë të bëjë një 15-vjeçare me një 23-vjeçare.

Por ajo vazhdon të jetë me të. Mua më bën përshtypje fakti se policia thotë nuk mund të ndërhyjmë. Edhe dje kam pyetur dhe më kanë thënë nuk mund të ndërhyjmë sepse është minorene. Kur në fakt se është minorene dhe kam bërë kallëzim unë që jam mami i asaj, duhet të ndërhyjnë më tepër. Ata s’po më japin asnjë rrugëzgjidhje. Ku di unë tha se çfarë mund të bëhet me vajzën time, me shoqërinë e asaj vajze. E ku di unë se me kë të tjerë mund të shoqërohet. Duhet ta di se ku është? Çfarë bëjnë me të? Pse s’vjen në shtëpi? Unë kërkoj të bëhet çfarë është më e mira për të, asnjë gjë s’dua tjetër. Unë s’e paragjykoj për asnjë gjë. Vetëm të kthehet në shtëpi dhe të bëhet çfarë është më e mira për të”, thotë nëna e vajzës.

Mamaja e vajzës është interesuar në stacionin e Policisë së Fushë-Krujës. Punonjësi që e pret i thotë se të gjithë punonjësit janë nëpër qendrat e numërimit të votave. Madje punonjësi i policisë guxoi t’i thoshte nënës së vajzës se e bija mund të jetë duke punuar në lokale nate, duke u droguar apo prostituuar, e në gjuhën popullore kësaj i thonë “mjerë kujt i bie”.

Punonjësi: Është shpallur në kërkim.

Nëna: Është shpallur në kërkim, por unë s’kam asnjë lajm tash 9 ditë.

Punonjësi: Janë të gjithë te Kzaz-ja.

LEXO EDHE:  Protesta për vrasjen e 25 vjeçarit/ Procedohen penalisht 15 qytetarë në Lezhë

Nëna: Po pse nuk ndërhyjnë, kur e dinë që është e shoqërume?

Punonjësi: Ka qëllu periudha e zgjedhjeve. Të gjitha forcat janë në qëndrat e Kzaz. Të qetësohet cikë puna, gjithë agjentët e krimeve atje i ke. Ata janë me tjetër vendim atje. Mbase lirohen mbas 1 dite, 2 ditësh.

Nëna: Po si të pres edhe dy ditë të tjera unë? U bënë 9 ditë sot, mo vlla. Është 15 vjece. Po të ishte vajza jote?

Punonjësi: Tani, goca mbase i ka hyrë një rruge, që nuk na pëlqen, një rruge të keqe. Se kot nuk ka ik nga shpia ajo. Mund të punojë në lokale nate, mund të drogohet. Mund të jetë edhe me një tutor, që e shfrytëzon.

Nëna: Kam një javë që…

Punonjësi: Ti mund të vish edhe një javë. Këto në gjuhën familjare i thonë “mjerë kujt i bien”… Pa mbaruar Kzaz-ja, vetëm në pastë ndonjë ngjarje kriminale të rëndë, i përkushtohemi. Ka shumë ngjarje, shumë dosje. Ai për një periudhë i ka pezulluar. Të mbarojë ajo, vazhdojmë pastaj. Që të vazhdojë puna normale. Jemi në gjëndje gatishmërie dhe gatishmërinë e kemi për zgjedhje.

Gazetarja e emisionit Stop ka shkuar për t’u interesuar në stacionin policor të Fushë-Krujës.

Gazetarja: Si kaluat? A ndodhet ndonjë inspektor këtu?

Punonjësi: Jo, janë të gjithë tek Kzaz-ja.

Gazetarja: Po në qoftë se unë dua të bëj një kallzim tani, kush ma merr kallzimin?

Punonjësi: Për cfarë kallzimi bëhet fjalë?

Gazetarja: Për cfarëdo lloj gjëje. që më ndodh.Kush më përgjigjet këtu? Nuk do më përgjigjesh?

Punonjësi: Nuk mund të përgjigjem për këtë pyetje, që po bën.

Gazetarja: Është pyetje shumë e thjeshtë. Nëse unë dua të bëj një kallëzim për një gjë, që më ndodh këtu në Fushë-Krujë, kush ma merr kallzimin? Zotëri me ju po flas! Do më kthesh një përgjigje?

Punonjësi: Nuk mundem me të kthy përgjigje.

Gazetarja: Më fal, je këtu për qytetarët. Kush do e marri kallëzimin, që s’qenka asnjë?

Punonjësi: Janë te KZAZ-ja.

Gazetarja: Të gjithë?

Punonjësi: Po!

Gazetarja: Po ja unë kam një problem tani. Do ma zgjidhësh ti?

Punonjësi: Po!

Gazetarja: Një vajzë, që po kërkohet. Kush do ta gjejë? Kush po e kërkon? Kush do më përgjigjet, se cfarë po bëhet?

Punonjësi: Me atë punë po merremi. Inspektorin, që po e kërkon ti, e ke në Thumanë. Inspektorin e zonës, që e kërkon zonja. Është në pritje të kryeministrit.

Gazetarja: Dhe cfarë përgjigje ju dha për rastin?

Punonjësi: Po punojnë për ta identifikuar vendodhjen e saj.

Gazetarja: 9 ditë akoma nuk është identifikuar, se ku ndodhet vajza?

Punonjësi: Po ti e di, se ca punësh kemi patur ne nja 5-6 ditë?

Gazetarja: Keni patur zgjedhjet dhe janë më të rëndësishme zgjedhjet, se një fëmijë kur të ikën, apo jo? Kur kthehen zotërinjtë?

Punonjësi: Ata kthehen, kur të mbarojë kryeministri.

Gazetarja: Edhe po punohet me rastin! Faleminderit!

Prej këtej, gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Komisariatit të Krujës, ku u vu në dijeni se të gjitha forcat policore janë në qendrat e numërimit të votave.

Punonjësi: Komunikova me sallën. Salla komunikoi me shefin e komisariatit. Më tha shprehimisht, jemi në dijeni,- tha. Kena bo të gjitha veprimet, jena në ndjekje. Janë ke zgjedhjet, se vazhdo procesi i numërimit dhe janë krejt forcat atje.

Pas këmbënguljes së gazetares së “Stop”, policia u vu në lëvizje dhe gjeti vajzën e mitur.

Inspektori i zonës: Vajza është rehabilitu!

Gazetarja: E keni gjetur?

Inspektori i zonës: Po!

Gazetarja: Është në shtëpi?

Inspektori i zonës: Po! Atë ditë është gjetur. I ka bo oficeri të tana veprimet.

Gazetarja: U desh që të vinim ne që të bënim veprimet. Kishin kaluar 10 ditë edhe nuk ishte bërë asgjë.

Inspektori i zonës: Jo moj, jo! Në kërkim kemi qenë, tan kohën.

Nëna e vajzës së mitur falenderon programin tonë për gjetjen e së bijës.

Nëna: Vajza u gjet! Është kthyer. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj! Shumë mirë është. Shumë faleminderit për bashkëpunimin!  /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Stop interesohet për punonjësen e shkarkuar/ Kryebashkiaku Ervin Demo bën sjellje arrogante me gazetaren

Publikuar

-

Nga

Stop interesohet për punonjësen e shkarkuar, kryebashkiaku Ervin Demo bën sjellje arrogante me gazetaren

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga qyteti i Beratit. Bëhet fjalë për ankesën e zonjës Mimoza Xhani, e cila ka punuar si shefe e Inspektimit dhe Parandalimit në Zjarrfikëse ose Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Berat. Ajo tregon se prej 10 vitesh ka qenë punonjëse aty.

Në vitin 2017, Mimoza Xhani komandohet si drejtoreshë dhe me varësi nga Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së në Ministrinë e Brendshme. Sipas strukturës, sektorët e dy punonjësve Artan Merko dhe Dilaver Gremshi nuk ishin të përfshira dhe ata prej 2 muajsh nuk ishin në atë drejtori.

Zonja thotë se kërkon delegimin e saj në funksionin e mëparshëm, pasi ish-kryetari i Bashkisë Berat i kërkonte largimin e dy punonjësve të tjerë, që nuk ishin në kompetencën e saj.

Një vit pas vendosjes së drejtorit të ri, dy ish-punonjësit Artan Merko dhe Dilaver Grëmshi kishin bërë një kallëzim për zonjën Xhani, me pretendimin se nuk i kishte marrë në punë dhe për shpërdorim detyre.

Ajo thotë se menjëherë pas kësaj u pezullua nga puna në Tetor të vitit 2020, edhe pse Bashkia e Beratit duhet të mbante përgjegjësi, pasi struktura ishte e miratuar nga vetë ajo.

Mimoza Xhani: Unë jam punonjësve prej 10 vjetësh. Në 2017 jam komanduar drejtoreshë, përveç detyrës funksionale që mbaja. Kur fillova detyrën si drejtoreshë e komanduar më vihet një dispozicion organika e MZSH dhe në bazë të kësaj organike unë nuk kisha në organikë sektorët e dy punonjësve të shkurtuar nga kjo organikë. Varësia jonë është nga Bashkia Berat dhe Drejtoria e MZSH-së pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas nenit 10 të ligjit 152/2015 janë një sërë detyrash. Unë i kam zbatuar korrektësisht. Në këtë nen nuk ka të përfshirë që unë si drejtore e komanduar të heq apo të shtoj në organikë punonjës. Problematika qëndron sepse në bazë të kësaj strukturë që kam në dorë, emrat e dy punonjësve të shkurtuar me organikë nuk janë të përfshirë në listë-prezencë, Artan Merko dhe Dilaver Gramshi. Kishin mëse dy muaj të shkurtuar nga organika. Për këto arsye, i kërkoj Drejtorisë së Përgjithshmë të MZSH dhe Bashkisë Berat në lidhje me dy punonjësit e shkurtuar nga organika se si duhet të veproja më vonë pasi ata nuk kishin marrë edhe urdhrin e largimit nga Drejtoria e Përgjithshme dhe këta nuk më kanë kthyer përgjigje, por nga Drejtoria e Përgjithshme më është thënë që vazhdo detyrën ashtu siç e ke gjetur, me atë strukturë që e ke gjetur. Në vitin 2019 delegohem në funksionin e mëparshëm, shefe e sektorit të parandalimit të zjarreve pasi nga kryetari i Bashkisë së mëparshme më kërkohej për largim nga puna të punonjësve të nivelit bazë, gjë që unë nuk mund ta bëja për arsye se nuk mund të shkelja kompetenca e drejtorit të përgjithshëm. Në vendin tim emërohet një drejtor tjetër dhe pas 1 viti të drejtorit tjetër, dy punonjësit e shkurtuar me organikë bëjnë kallëzim penal ndaj meje që pse nuk i kisha futur në listë-prezencë dhe në bordero sipas strukturës që kjo nuk ishte kompetencë e drejtorisë vendore. Në 16 Tetor 2020, pezullohem nga detyra për shpërdorim detyre. Se ku ndodhet shpërdorimi i detyrës, unë këtë nuk e kam kuptuar dhe nuk e kuptoj asnjëherë. Pasi mbarova procesin gjyqësor në Shkallën e Parë dhe çështja u pushua, unë i drejtohem kryetarit të Bashkisë. Kryetari i Bashkisë nuk më pranoi që të shpjegohesha dhe më përplasi derën në fytyrë. Dy punonjësit e shkurtuar në organikë janë rikthyer në detyrë sipas një strukture të re të ribërë në 2020 nga kryetari i Bashkisë. Sikur dhe një fije floku shkelje penale të kem, le të ndëshkohem penalisht deri në një. Vetëm dua të dali e drejta ime në shesh.

Qytetarja Mimoza Xhani shkon të takohet me kryetarin e Bashkisë dhe ai i thotë të bëjë shkresë, edhe pse ajo ka qenë disa herë aty dhe ka paraqitur shkresë.

Kryebashkiaku Demo: Kush të ngjiti ty këtu? Si moj ngjiteni ju? Po s’ke takim me mua. Se unë kam mbledhje, kam mbledhje.

Denoncuesja: Jam e detyruar, se për shkak të urdhrit tuaj jam pezulluar.

Kryebashkiaku Demo: Jo, moj me shkresë! Të gjitha me shkresë!

Denoncuesja: Po e kam bërë dhe shkresën.

Kryebashkiaku Demo: Më ço në prokurori, moj goc, tani! Qenke në detyrim me mu. Më lër rehat tani!

Denoncuesja: Ç’është kjo fotokopje?

Kryebashkiaku Demo: Me shkresë zonjë, me shkresë! Mos hajde më!

Denoncuesja:Ta kam bërë shkresën.

Kryebashkiaku Demo: Shumë mirë! Do të kthej unë përgjigje të shkruar!

Për problemin që shtron zonja Mimoza Xhani, ekziston një vendim i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, që detyron Drejtorinë e MZSH të pranojë në punë dy punonjësit e larguar, por gjithmonë duke u mbështetur tek shkeljet e drejtorit të mëparshëm. Emisioni Stop shkoi të takonte kryetarin e Bashkisë së Beratit Ervin Demo, por kryebashkiaku jo vetëm nuk ktheu asnjë përgjigje, por u tregua arrogant në komunikim me gazetaren, duke mos marrë përsipër as përgjegjësinë e situatës.

LEXO EDHE:  Arrestohen tre “skifterët” e Elbasanit/ Ja për çfarë akuzohen

LEXO EDHE:  Tentoi të vetëflijohej me motrën dhe nënën/ Dëshmitarja e Jehovait: Nuk e dini ç’sakrifica kemi bërë

 

Kryebashkiaku Demo: Të lutem, thuaji kamerës të rrijë jashtë!

Gazetarja: Po unë bashkë me djalin jam.

Kryebashkiaku Demo: Jo, jo! Të lutem!

Gazetarja: Po kështu është puna ime. Unë nuk mund të hyj vetëm. Unë jam gazetare, hyj së bashku me operatorin.

Kryebashkiaku Demo: Shumë mirë, po mos hajde me dhunë në zyrë!

Gazetarja: Me dhunë? Më tha: hyr! (sekretarja)

Kryebashkiaku Demo: Hiqe pak mikrofonin brenda, të lutem!

Gazetarja: Dhe jo ironi..

Kryebashkiaku Demo: Dakord! Mbaje mikrofonin ndezur dhe më thuaj ca halli ke!

Gazetarja: Halli im është për një inspektore të Mzsh-së, që ka qenë drejtoreshë e komanduar dhe është pezulluar dhe nga detyra e inspektores. Të flasë me burimet njerëzore!

Kryebashkiaku Demo: Më thuaj, cili është shqetësimi juaj?

Gazetarja: Po! Kam ardhur për ankesën e saj. Meqë organika varet nga ju, varet direkt nga Kryetari i Bashkisë, pse është pezullkuar dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, kur organika për dy punonjësit, që është akuzuar, ka qenë e miratuar nga ju?

Kryebashkiaku Demo: Stop një sekondë, e para e punës!

Gazetarja: E para e punës, mos më ngri mua zërin!

Kryebashkiaku Demo: Jo, të lutem!

Gazetarja: Mos më ngri zërin mua!

Kryebashkiaku Demo: Po të lutem më dëgjo mua këtu!

Gazetarja: Po, të dëgjoj, po mos më ngri zërin! Thuaj, të lutem më dëgjo dhe të dëgjoj!

Kryebashkiaku Demo: Të lutem më dëgjo, se qenke totalisht pa etikë!

Gazetarja: Unë pa etikë, apo ju, që flisni kështu?

Kryebashkiaku Demo: Buzëqesh me, patjetër me zemër.

Kryebashkiaku Demo: Unë e di, që ju doni të bëni shoë, po është turp. Është skandaloze.

Gazetarja: Unë dua të bëj shoë? Ju qënkeni arrogant, ironia në maksimum. Gjithsesi vazhdoni zoti Kryetar!

Kryebashkiaku Demo: Buzëqesh me.Po patjetër me zemër.

Gazetarja: Ju e dini shumë mirë si rast.

Kryebashkiaku Demo: Jo, nuk e di fare shumë mirë.

Gazetarja: Po mos e ngri zërin! Mos më ngrini mua zërin, e para e punës! Po bisedojmë.

Kryebashkiaku Demo: Tani shiko!

Gazetarja: Një pyetje, por nuk po ta bëj për rastin konkret!

Kryebashkiaku Demo: Jo, jo, jo! Nuk ke ardhur këtu, të më marrësh mua në provim! Të lutem! Jo, të lutem një sekondë!

Gazetarja: Po të flas në përgjithësi!

Kryebashkiaku Demo: O të lutem zonjë, se je fut në zyrë me dhunë!

Buzëqesh me. Patjetër me zemër! Jo, pra, se nuk ke ardhur këtu të më marrësh mua në provim! Të lashë në zyrë për mirësjellje.

Gazetarja: Më le të hyja, m’u përgjigj tani! Unë s’erdha të të shoh ty!

Kryebashkiaku Demo: Të lashë të hyje me mirësjellje. Erdhe me kamer, me mikrofon ndezur. Bravo të qoftë!

Gazetarja: Nuk po të pyes për rastin konkret! Po të pyes për një rast të përgjithshëm. A varet nga ju? Më the: ka një hierarki të dyfishtë. Nga kush varet?

Kryebashkiaku Demo: Jo ka varësi të dyfishtë.

Gazetarja: Po ka varësi të dyfishtë. Nga kush varet?

Kryebashkiaku Demo: Po ca pyetjesh janë këto tani, se s’po të kuptoj?

Gazetarja: Mimoza Xhani, sapo ishte këtu. Sapo ishte tek ju, për të kërkuar një përgjigje, se pse nuk është rikthyer në punë.

Kryebashkiaku Demo: Do ta marr unë përgjigje, ta jap unë.

Gazetarja: Po pse s’ia keni kthyer zonjës asnjëherë?

Kryebashkiaku Demo: Mimoza Xhani ka qenë në prokurori.

Gazetarja: Po, ka qenë në prokurori.

Kryebashkiaku Demo: Bravo!

Gazetarja: Është pushuar!

Kryebashkiaku Demo: Tani, kur shkon në prokurori, nuk shkon edhe për qejf. Do ta marr do ta shikoj vendimin e prokurorisë.

Gazetarja: Po pse s’e keni parë deri tani? Mund t’ia ktheni një përgjigje në kohë!

Kryebashkiaku Demo: Të detajuar!

Gazetarja: Të detajuar? Kthejani pra, në kohë!

Kryebashkiaku Demo: Me kënaqësi shumë të madhe. Sidomos ty, me kënaqësi shumë të madhe.

Gazetarja: Faleminderit! Jeni shumë i sjellshëm!

Kryebashkiaku Demo: Mirupafshim! Të fala!

Gazetarja: Dhe mbaj përgjegjësi herën tjetër!

Kryebashkiaku Demo: Të fala!

Gazetarja: Të fala paç!

Drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra paralajmëroi se Stop do të bëjë padi ndaj kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo për shkelje administrative. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Bullizohej nga moshatarët e mësuesit/ Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës e nxori të dhunuar seksualisht, psikologia e NJMF: Raporti gabim

Publikuar

-

Nga

Bullizohej nga moshatarët e mësuesit/ Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës e nxori të dhunuar seksualisht, psikologia e NJMF: Raporti gabim

Fiks Fare solli rastin e një fëmije i cili për shkak të bullizimit nga mësuesja dhe nxënësit ka shkuar deri në mëndime për vetëvrasje, ndërkohë Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në raportin e hartuar prej tyre thonë se fëmija ka patur dhunë seksuale dhe se kjo është e dokumentuar, duke mos u marrë kështu fare me problemin e tij në shkollë. Pas ankesës së nënës , zyra pohon se formati ka qrenë i gatshëm : Kemi bërë gabim në printim.

Në emisionin Fiks Fare ankohet Adelina Pjetri nga Fieri e cila ankohet për bullizmin që i është bërë djalit të saj 16 vjeçar nga mësuesit dhe shokët në shkollë. Gjë e cila ka rënduar shumë anën psikologjike të adoleshentit sa e ka çuar deri në veprime ekstreme, t’i bëj keq vetes. Adelina shprehet se djali i saj ka jetuar në Greqi deri në shtator të vitit 2020. Pas kësaj kohe ka ardhur në Shqipëri ku dhe e kanë regjistruar për të vazhduar studimet në një shkollë publike në Fier në klasë të nëntë. Meqënëse fëmija vinte nga një sistem tjetër shkollor por edhe shoqëror për mos ta patur të vështirë të përshtatjen, nëna ka kërkuar që fëmija të kishte përkujdesje nga shërbimi psiko social i shkollës. Ndërkohë që djali kishte bërë disa mungesa në shkollë një nga mësuesit e kishte vënë para përgjegjësisë duke i thënë se nuk do ta kalote klasën duke bërë mungesa. Por kishte shtuar edhe se 16 vjeçari ishte i regjistruar si i paligjshëm në shkollë.

Nëna tregon se që nga ky moment gjëndja psikologjike e të birit është rënduar shumë deri në mendime për të dëmtuar veten e tij. Ndërkohë që fëmija kishte këtë problem ajo iu drejtua Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve . Por kjo njësi nuk u morë me problemin, me marrëdhënien mesues fëmijë, por me marrëdhënien nënë -djalë ku në fund të një raporti shënojnë se djali është i dhunuar seksualisht. Madje shkojnë edhe më larg kur thonë se për dhunën seksuale kanë prova. Adelina rrëfen se kjo gjë do të jetë shumë e rëndë për 16 vjeçarin kur ta lexojë këtë raport dhe ka kërkuar që të takojë psikologen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve për një shpjegim, se si kishte arritur ajo të dilte në këtë përfundim dhe çfarë provash kanë? Punonjësja hedh poshtë dhunën seksuale tëk 16 vjeçari por i pohon se është bërë një gabim në printimin e raportit. Ajo pohon se formati i raportit ka qenë i gatshëm, ky gabim do rregullohet sipas psikologes dhe dosja do të bëhet nga fillimi.

LEXO EDHE:  Sherr me thika/ Plagoset një 24 vjeçar

LEXO EDHE:  Foto-Dalin detaje nga vrasja në Dibër/ Çfarë bëri i riu pasi qëlloi shokun e ngushtë

Për të kuptuar më shumë se çfarë masash janë marrë në shkollën ku 16 vjeçari është bullizuar dhe dhunuar nga stafi i mësuesve dhe nxënësit gazetarët e Fiksit shkojnë për të takuar drejtoreshën e shkollës “Sheq”. Edhe pse e kanë pritur 2 orë drejtoresha kërkon që gazetarët t’i lënë kërkesë me shkrim. Por pas këmbënguljes së tyre drejtoresha thotë që mësuesja ka gabuar që është shprehur ashtu para djalit. Për këtë është ngritur një komision disipline, por nuk i ka dhënë vërejtje. Gjithashtu drejtoresha thotë se në shkollë është ngritur një komision për të vlerësuar se në çfarë klase duhet të shkojë fëmija dhe se ky komision ka vendosur se fëmija duhet të rregjistrohet në klasë të 9-të. Kur gazetarët e pyesin drejtoreshën se komisioni duhej ngritur në shkollë apo në ZVA, ajo anashkalon pyetjen duke kërkuar serish kërkesë me shkrim. Largohet duke thënë se i vjen keq për gjëndjen psikologjike të djalit. Gazetarët e Fiksit lënë një kërkesë me shkrim në Zyrën Arsimore Vendore mbi procedurat që jane ndjekur për regjistrimin e fëmijës . Po ashtu shkojnë edhe në bashki në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëv, por nuk eshtë kthyer përgjigje nga asnjë institucion deri më sot. Gazetarët pyesin edhe psikologen private e cila thotë se djali ka shkuar deri në mendime për të dëmtuar veten nga bullizmi në shkollë dhe nga mësuesja që në klasë i ka thënë ti ligjërisht nuk je në këtë shkollë.
Fiksi solli telefonatën e mësueses Alkida Mehmeti me maman e 16 vjeçarit që u bë shkak që gjendjen e tij të degradojë.Ajo tregon se e ka dhunuar 16 vjeçarin dhe se në atë shkollë mësuesit ushtrojnë dhunë ndaj nxënësve duke i rrahur . Vetë mësuesja shprehet ” kam zënë mend pas rastit të 16 vjeçarit, nuk do ushtroj më dhunë”./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ 68 vjeçarja, 15 vjet në dyert e Gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 metra katrorë!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ 68 vjeçarja, 15 vjet në dyert e Gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 metra katrorë!

Një 68 vjeçare po endet prej 15 vitesh në dyert e gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 m² truall në afërsi të banesës.

Rexhina Hila ka 8 vendime gjykate, disa të formës së prerë dhe sërish Hipoteka nuk ia njeh këto vendime. Gjykata e Apelit Administrativ ka urdhëruar Kadastrën e Shkodrës t’ia regjistrojë, por këta të fundit nuk ia regjistrojnë, pasi pretendojnë se ka mbivendosje me disa banorë që ende nuk u është regjistruar dhe s’kanë marrë certifikata për pronat!

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua zonja Rexhina, e cila thotë se ka filluar gjyqet që në vitin 2006, ku kërkonte t’i regjistrohej një pronë prej 1200 metra katrorësh.

Në vitin 2008, Gjykata e Shkodrës ka vendosur ta njohë pronere për 1200 m2 dhe detyron Hipotekën t’ia regjistrojë. Apeli i Shkodrës dhe Gjykata e Lartë e lënë në fuqi këtë vendim. Më pas, në 2014, Gjykata e Shkodrës urdhëron ZVRPP të regjistrojë pronën e zonjës Rexhina. Çështja shkoi në Apel, që vendosi ta dërgonë çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Kjo gjykatë, në mars 2016, e riktheu në Shkodër, ku iu dha e drejtë sërish zonjës Rexhina. Çështja shkoi në vitin 2019 në Gjykatën e Apelit Administrativ. Kjo e fundit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra rëgjistrimin e 637 m2. Por, nga viti 2019, e deri në vitin 2021, Kadastra e Shkodrës ia ka refuzuar.

“Jam 68 vjeçe, e vetme po përballem për të regjistruar 637 metër katrorë. Kam regjistruar gjysmë dhe gjysmën tjetër më sorollasin. Kam 8 vendime gjyqësore, nga të tria shkallët po sërish më thonë jo. Nuk e di çfarë të bëj më, vetëm ju të Fiksit më ndihmoni. Ja kjo është prona, pas shtëpisë sime. Kam shkuar andej e këndej dhe do luftoj deri në fund. Gjykatat ma kanë dhënë, janë bërë 15 vjet gjyqe” thotë me lot në sy zonja.

LEXO EDHE:  U akuzua për korrupsion/ Rama i jep post të rëndësishëm

LEXO EDHE:  Vrasja në Durrës/ Zbardhen detajet e para, viktima u konfliktua me shoferin e furgonit

Gazetarët shkojnë bashkë me Rexhinën në zyrën e Kadastrës në Shkodër. Drejtori dhe juristja pohojnë se e kanë trajtuar disa herë dhe ia kanë refuzuar regjistrimin me arsyetimin se ka sërish mbivendosje. Gazetarët e pyesin se me cilët persona ka mbivendosje dhe nëse këta persona e kanë regjistruar apo jo pronën. Juristja pohon se personat e tjerë nuk kanë marrë akoma certifikatë pronësie. Pyetjes se përse nuk zbatohen vendimet e gjykatave, pasi edhe ZVRPP ka qenë palë dhe nëse do ishte kundërshtime i bën në seancë, juristja thotë se ka sërish mbivendosje! Gazetarët i bëjnë me dije se është vendim i formës së prerë dhe personat e tjerë s’kanë certifikatë. Por, juristja dhe drejtori pohojnë se ky vendim është marrë nga kjo zyrë, nga paraardhësit e tyre, dhe tani është në “dorën” e zyrës qendrore. Në fund pohojnë se prioritet në regjistrim kanë vendimet, por sërish zonja Rexhina po endet në dyert e këtij institucioni prej shumë vitesh.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët pyesin përmbaruesin që është marrë me këtë çështje. Edhe ai ka ngelur i befasuar nga vendimmarrja e Kadastrës, ndërsa pohon se nuk e kupton përse nuk e zbatojnë. Ka bërë edhe një kallëzim penal për kadastrën, procedim që është i regjistruar në prokurorinë e Shkodrës për hetime./TCH

LEXO TE PLOTE