Connect with Us

Murrizi “masakron” Bashën/ Të dielën shpalli fitoren, të hënën gjeti armikun dhe të martën filloi betejën

Politikë

Murrizi “masakron” Bashën/ Të dielën shpalli fitoren, të hënën gjeti armikun dhe të martën filloi betejën

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi prezanton kandidatin e Durrësit

Deputeti Myslim Murrizi ka “masakruar” kreun e PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendi.

Me nota ironie, Murrizi u shpreh se Basha të dielën shpalli fitoren, të hënën gjeti armikun dhe të martën filloi betejën.

“Ai që është prezent këto ditë në politikë në media është teatri i radhës i betejës para plazhit. Të dielën u shpall fituestë hënën gjeti armik dhe të martën nisi betejën”, tha Murrizi.

Gjithashtu Murrizi kujtoi edhe një deklaratë të kryeministrit Edi Rama i cili theksonte se mandatin e tretë e donte për djalin e tij Zahon.

LEXO EDHE:  Basha takon ish kryeministrin e Kanadasë/ Ja cila është rruga drejt BE

“Gjatë fushatës dëgjova që tha fitoren e dua për Zahon. Tani po i bën ftesë Lulit. Tani e do për Zahon apo për Lulin? Apo e konsideron si fëmijë edhe Lulin”, u shpreh Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rruga e Arbërit 80% e përfunduar”/ Krashi: E shikoj Dibrën si një Korçë të dytë

Publikuar

-

Nga

Lavdrim Krashi i cili doli fitues në këto zgjedhje ka folur në një intervistë televizive për fushatën elektorale në qarkun e Dibrës ku e cilësoi si fantastike. Gjithashtu ai foli edhe për Rrugën e Arbërit, ku shtoi se do të marrë një zhvillim të jashëzakonshëm. Sipas tij, kjo rrugë do t’i japë mundësinë  qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve.

“Qarku i Dibrës është qarku që përgjatë 4 viteve të fundit për hir të së vërtetës ka pasur një vëmendje të shtuar të themi të taksapaguesit shqiptar. E kam fjalën për rrugën e Arbrit. Një rrugë e kërkuar përgjatë 100 viteve të fundit, por vetëm këtë radhë po bëhet realitet. Në fakt unë gjatë fushatës e kam kaluar 7 apo 8 herë. Është në masën 80% e përfunduar. Ka dhe disa punë. Është një rrugë, e cila përmban përveç investimit të madh prej 350 milionë eurosh të taksapaguesit shqiptar. Ka dhe disa vepra shumë të vështira, tunel edhe ura gjatësi prej 26 kilometrash. Ky është  një investim që i krijon mundësinë qarkut të Dibrës që të shpërthejë. Mendoj që rruga e Arbrit do t’i japë mundësinë krejt qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve. Unë e shikoj Dibrën krejt si qark, si një Korçë të dytë”, u shpreh Krashi.

Sa i përket uljes së tij në Parlament, kandidati fitues u shpreh se që ditën e parë si deputet do të kërkojë të drejtën e emigrantëve për të votuar, si dhe do të nisë me projekte për Qarkun e Dibrës.

LEXO EDHE:  Faktet/ Lulzim Basha në shtratin e oligarkëve

LEXO EDHE:  Basha takon ish kryeministrin e Kanadasë/ Ja cila është rruga drejt BE

“Do të kërkoj që ditën e parë, sipas procedurave dhe hapësirave që na lejohen për të kërkuar të drejtat e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Këtu e kam fjalën për të drejtën e votës, jo në kuptimin, se ne e kemi të drejtën e votës, po mundësinë që qytetarët shqiptarë të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Jam krejt i bindur që unë do të gjej bashkëpunim shumë të ngushtë me të gjithë kolegët e mi brenda PS, por edhe me grupet e tjera parlamentare me PD dhe LSI”, përfundoi Krashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës dhe heshtja e Bashës

Publikuar

-

Nga

Ilir Meta duket se i ka ditët e numëruara në krye të Presidencës. Partia Socialiste, ndryshe nga hera e parë kur e anashkaloi shkarkimin e kreut të shtetit, këtë herë duken më të vendosur se kurrë për ti shkuar deri në fund.

Ditën e sotme, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit hetimor me 97 vota pro, ndërsa ajo që ra në sy është heshtja e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Kryeopozitari u përgjigj me Gazmend Bardhin, jo përmes një deklaratë zyrtare, por një postimi në Tëitter se, detyra e PD është të luftojë për kthimin e demokracisë në vend.

Për PD çështja “Meta” as nuk artikulohet me emër, por kategorizohet si “çështje tjetër”.

“Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, shkruan Bardhi në Tëitter.

Distancimet e Bashës nga Meta janë vënë re edhe më herët, ndonëse me partinë e presidentit ai arriti të firmoste një koalicion paszgjedhor.

LEXO EDHE:  “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati-Bashës: Shpresoj t’a kenë hakuar llogarinë

LEXO EDHE:  “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati-Bashës: Shpresoj t'a kenë hakuar llogarinë

Gjatë fushatë elektoraële, kur Meta dilte nga njëra studio televizive tek tjetra dhe bënte thirrje për vrasje, prerje duarsh dhe kokash, nuk u mbështet asnjëherë nga Basha, i cili dilte dhe “reklamonte” veten si një lider perëndimor dhe fliste qetësisht për procesin zgjedhor.

25 prilli kaloj dhe fakti është fakt: PS fitoi e vetme 74 mandate duke siguruar mandatin e tretë, ndërsa PD dhe LSI janë në opozitë.

Por kjo humbje duket se ka dëmtuar Metën dhe partinë e tij, pasi thirrjet e qeverisë për Bashën për bashkëpunim sa vijnë dhe shtohen çdo ditë.

Dukshëm, vihet re se fundi i Metës është i afërt./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja Vetëvendosje kërkon rivotim në Tiranë/ “Të hënën ankesa në KQZ”

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit/ Abazi: Ne nuk i braktisim kauzat

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka kërkuar rivotim për qarkun e Tiranës duke i konsideruar zgjedhjet e 25 Prillit të pa vlefshme. Sipas tyre, janë grumbulluar fakte mbi shkeljet që komisionet e qendrave të numërimit kanë bërë gjatë procesit të numërimit të votave.

Lajmi është bërë i ditur nga Boiken Abazi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ditën e hënë do ti dorëzohen KQZ ankesat e tyre.

Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës”, ka shkruar Abazi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE