Connect with Us

Moisi Habilaj në arrati/ SPAK kërkon 63 vite burg për grupin kriminal

Aktualitet

Moisi Habilaj në arrati/ SPAK kërkon 63 vite burg për grupin kriminal

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal.

Sipas informacioneve për mediat, SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite për Meridian Sulaj dhe 15 vite burg për Fatmir Minaj.

LEXO EDHE:  Gjykata i “vuri prangat”/ Flet avokati i mjekut Prifti: Vendim skandaloz! Po dënohet si në komunizëm

Kujtojmë se Moisi Habilaj prej kohësh ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ministrat e BE-së/ Më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak pritet t’i informojë ministrat në lidhje me përgatitjet për një raund të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në kuadër të debatit për situatën në rajon, sipas njoftimeve të zyrtarëve në Bruksel, do të diskutohet “qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Burime të BE-së thanë se debati nuk do të përqendrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i miliona eurove pasuri/ Ambasadorja Kim: Shpresojmë që SPAK të japë më shumë rezultate

LEXO EDHE:  SPAK mbyll hetimet për tatimorët e Korçës/ U provua korrupsioni

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme [në atë takim”, tha një zyrtar evropian.

Ai paralajmëroi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha, është e qartë se situata “ka ndryshuar dukshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në vendet e rajonit”.

“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtare kryesore”, tha zyrtari evropian./Rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata në PD/ Kadilli për Bashën: Zotëria nuk është zgjidhje për partinë

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli ka folur për situatën në Partisë Demokratike. Sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është një zgjidhje për këtë parti. Kadilli shtoi se Lulzim Basha duhet të largohet sepse nuk ka çfarë të bëjë akoma sepse ai ka çfarë të japë më.

Kadilli deklaoi se Bash aka marrë peng Partinë Demokratike dhe sipas tij, kjo është situatë e rëndë sot pas 30 vitesh demokraci.

Kam bindjen se zotëria nuk është më zgjidhje për partinë Demokratike. Një individ që thotë nuk bëj më shumë se dy mandate se nuk kam çfarë të bëj, atëherë pse do të rrijë më shumë në opozitë. Ke bërë dy mandate , ke dhënë maksimumin tani largohu, kaq di kaq i zoti je dhe kaq mundësi pate. Çliroje partinë, çliroje enerjginë e kësaj partie sepse është parti e krijuar duke I bërë jehonë thirrjes së qytetarit, kjo parti ka lindur nga protestat nga njerëzit në rrugë dhe sot jemi shëndruar në një strukturë ku ka mbaruar biseda me qytetarin. Pse na mundi se na vodhi votat?

Që të bjerë shpresa te qeveria është normale, por që të bjerë shpresa tek opozita është gjëja më e rëndë që mund të ndodhi. Që një lider të marrë peng opozitën eshtë edhe më e rënda që mund ti ndodhi shoqërisë aq më tepër në shekullin e 21, aq më tepër pas 30 vitesh demokraci”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Detaje të reja nga grabitja në Sarandë/ Kambisti: Njëri më priste në ashensor, dy ishin jashtë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme shtetasi Ibrahim Didani që punonte si kambist në qytetin e Sarandës  është grabitur dhe disa persona e kanë goditur në momentin që hyri në ashensor, ndërsa i morën 500 mijë lekë të reja.

60-vjeçari u shpreh se në ashensor po e priste një person dhe dy të tjerë ishin jashtë.

“Në ashensor po më priste një. Kurse thonë që ishin edhe dy veta jashtë, një vajzë dhe një djalë” tha kambisti./CNA.al

LEXO TE PLOTE