LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meta ka dalë nga zyra e presidentit”/ Ndreca: Shkelja më e rëndë, braktisja e detyrës

4 Maj 2021, 21:13, Politikë CNA
“Meta ka dalë nga zyra e presidentit”/ Ndreca: Shkelja më

Kandidat i PS në zgjedhjet e 25 Prillit, juristi Plarent Ndreca ka komentuar mbi nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe shprehet se ai ka kryer një vepër penale duke bërë thirrje për kryengritje.

Ndreca shtoi se nuk ka shkelje më të rëndë se sa braktisja e detyrës dhe deklaroi se Meta ka dalë nga zyra e presidentit duke u shprehur se është kundërshtar i një force politike.

?Deklarata e parë që bëri ishte thirrje për kryengritje, nëpërmjet armës. Se ato janë armë të ftohta, se nuk besoj që ju tha merrni sfurqet për të punuar tokën. Thirrja për kryengritje është një vepër penale. Megjithatë kërkesa e bërë nga grupi i PS-së ka patur parasysh shkeljen e rëndë të kushtetutës. Nuk ka shkelje më të rëndë se sa braktisja e detyrës.

Ai ka dalë nga zyra e Presidentit dhe është aq e pranuar sa dhe ai vetë e pranon këtë fakt dhe thotë që jam aq kundërshtar i një force politike, sa me të fituar ai shumicën jap dorëheqjen. Dhe momenti që e  përcakton shkelje është dashja e Presidentit të Republikës për të kryer këto shkelje. Presidenti e ka të përcaktuar në kushtetutë që është institucion i unitetit kombëtar, është jashtë politikës partiake. Madje ka një nen që thotë nuk mund të ushtrojë kompetencë tjetër veç atyre të shprehura në kushtetutë?, tha Ndreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga