Connect with Us

Meksi i bindur: Skënderbeu mbijeton dhe merr kupën

Sport

Meksi i bindur: Skënderbeu mbijeton dhe merr kupën

Publikuar

-

Kapiteni ngjitet në katedër. Pavarësisht nga humbja e penalltisë në ndeshjen e fundit, Jorgo Meksi ka gjithë të drejtën të gëzojë për arritjen që ka bërë ekipi i tij, që tashmë është pranë synimit të kalimit pa “play out” në sigurimin e Superiores. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Meksi ka folur gjatë rreth mundësive të ekipit për të siguruar mbijetesën dhe punës me trajnerin e ri.

Meksi, një fitore me shumë vlera, a ishte kjo qershia mbi tortë e këtij takimi?

Ne ishim nisur për fitore dhe kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Ishim gati të bënim sakrificën e madhe dhe normalisht që askush nuk donte të humbte këtë takim. Kjo u pa veçanërisht në pjesën e parë. Më pas në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Ndikoi që Kastrioti ishte me 10 lojtarë dhe ata u mbrojtën shumë, duke mos na lënë hapësira. Ishim të qetë e krijuam rastet tona dhe shënuam dy gola.

Çfarë ka ndryshuar te Skënderbeu nën drejtimin e Memellit?

Ana psikologjike te ne ndikon shumë, pasi kemi lojtarë të rinj. Nëse nuk jemi mirë nga ana psikologjike, nuk mund të japim më të mirën në fushë. Këtë Memelli ka ditur ta bëjë më së miri, prandaj jemi këtu ku jemi. Ne cilësitë i kemi pasur gjithmonë, por ishim të rrënuar psikologjikisht. Futeshim në fushë si inferiorë dhe kjo na penalizonte shumë.

Çfarë ka Skënderbeu më shumë se kundërshtarët?

Kemi çdo gjë: cilësi, dëshirë dhe mbi të gjitha histori. Jemi një ekip që nuk meritojmë të biem një kategori më poshtë. Kjo është e sigurt. Prandaj, e them me bindje se nuk do të jemi ne ekipi që do të zbresim këtë sezon. Gjithçka është në dorën tonë dhe jemi gati për t’ia dalë.

Mes Kupës dhe Superiores cilën do të vlerësonit më shumë?

Kupa për ne ka shumë vlerë dhe do të shkojmë për të fituar, pasi e kemi treguar që mund të fitojmë. Është një mundësi për të shlyer një vit dënim. Por, normalisht që Superiorja dhe qëndrimi në elitë ka më shumë vlera për ne.

Skënderbeu vuan brenda fushës së tij. A mendoni se ndodh diçka me këtë ekip?

Na shqetëson që jashtë jemi më të fortë dhe brenda besoj kemi presionin që duhet të marrim fitoren me çdo kusht prandaj ndodh kjo.

Po bëhet një kampionat i çuditshëm. Cili ekip mund ta fitojë titullin?

Kemi parë që është një kampionat shumë i fortë. Janë 5 ekipe që luftojnë për të fituar kampionatin dhe nuk mund të them se kush ka shumë shpresa për të fituar titullin. Skënderbeu nuk qenë ndonjëherë në këto pozicione, por me punë do të tregojmë se do t’ia dalim nga kjo situatë e vështirë. Kemi mbështetjen e tifozëve dhe presidencës në këto momente.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi i surprizon të gjithë, zikaltrit prezantojnë fanellat e reja

Publikuar

-

Nga

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellat e treta për sezonin e ardhshëm. Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen është ngjyra e verdhë mbi fanellë. Gjithashtu aty janë nuk mungojnë edhe ngjyrat zikaltër të skuadrës milanezë, me logon e klubit që qëndron mbi një hapësirë të zezë.

Për sa i përket fanellave të para, ku Interi do luajë si vendas, do të hiqen shiritat e zinj dhe ata blu e do të krijohet një efekt “lëkurë gjarpri”. Ngjyra e zezë do të mbetej vetëm te pulset dhe në mëngë, ndërsa logoja e klubit dhe sponsori “Nike” mbeten, por me ngjyrë ari. Në pjesën e prapme të fanellës do të jetë brendi “Lenovo”.

Është shfaqur edhe fanella e dytë: shfaqet tërësisht e bardhë dhe me shkrime të arta, një kombinim i ngjyrave tradicionale të klubit me logon e re, ndërsa shkrimi ‘Inter Milano’ duket në pjesën e sipërme të shpinës nën jakë. Jaka, që është e njëjta e përdorur nga Liverpuli për sezonin e ardhshëm, është e zezë përpara dhe blu prapa”.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Fitore dinake! “Dhelprat” mposhtin Junajtidin dhe shpallin Sitin e Guardiolës zyrtarisht kampion

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti është zyrtarisht kampion i Premier Ligës. Humbja e Junajtid në shtëpi ndaj Lestërit, me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme, i ka siguruar matematikisht titullin “qytetetarëve” të Guardiolës, të cilët kanë festuar nga divani, 3 javë para fundit të kampionatit.

Ky është titulli i tretë në 4 vitet e fundit për Sitin, që është duke shkruar historinë e futbollit anglez. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Guardiolës, është gjithashtu edhe në finalen e Champions Leagues, ku do të përballet me Çelsin më 29 maj.

 

Për sa i përket përballjes mes Junajtid dhe Lestërit, “dhelprat” kaluan të parët në avantazh me anë të Thomas në minutën e 10-të, teksa Grinud barazoi shifrat në të 15-tën. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, turk Sojunçu, realizoi golin e fitores për skuadrën e Lestërit. Ky triumfi i siguroi matematikisht titullin Sitit, që 3 javë para fundit kryeson me 10 pikë diferencë nga ndjekësit e Junajtid.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Partizani e dominon me kualitet Tiranën”, befason Luan Pinari: Gjyqtarët të mos bëhen protagonistë

Publikuar

-

Nga

Luan Pinari ka provuar që të luajë në kryeqytet me tri ekipet e njohura, Dinamon, Partizanin e Tiranën dhe ka qenë një ndër stoperat më të mirë në vend, duke luajtur me Shpresat U-21, por edhe duke u grumbulluar dia herë nga Kombëtarja kuqezi. Luan Pinari, në “SportMagazin”, në lidhje me derbin ka theksuar se: “Ashtu si në çdo derbi edhe kjo ndeshje ka favoritë. Ndoshta Partizani do ta kërkojë më shumë fitoren, por edhe për Tiranën, 3 pikët janë detyrë, për më tepër kur bëhet fjalë për një derbi me Partizanin. Por, Tirana minimumi synon Europën, kështu që edhe ky derbi është objektiv për rezultat pozitiv për Tiranën”.

“Tirana e do ta fitojë patjetër ndeshjen derbi me Partiznain dhe kjo ndodh shpesh që nuk e çon aty ku duhet ekipin bardheblu. Përfiton nga kjo situatë skuadra e Partizanit, që e kthen në favorin e vet, duke spikatur në derbi dhe duke marë pikët maksimale. Tirana duhet që të jetë e kujdesshme, si dhe Partizanit i duhet me patjetër fitorja”.

“Janë ndeshje ku kualitetet e thonë shpesh fjalën e tyre, ndërsa Asani dhe Çinari janë dy kualitete dhe Ferhan Hasnai është luks që ta kesh në skuadër, edhe në stol sidomos”.

“Partizani e ka grupin më të plotë, kurse Tirana ka lojtarë të rinj me perspektivë. Derbi është i paparashikueshëm, por Partizani i ka të gjitha mundësitë që ta fitojë këtë ndeshje dhe do të ketë një moral shumë të madh, për të vijuar më pas betejën e titullit. Nëse mer tri pikët ndaj Tiranës edhe pse ka një kalendar ferri, Partizani do të jetë edhe më solid në ndeshjet e mbetura”.

“Mendoj që Teuta është më afër titullit, sepse siç e thash Partizani ka një kalendar të vështirë, ndërsa në Korçë, Partizani duhet që ta fitonte ndeshje dhe u ndëshkua nga mendjemadhësia. Teuta ka një kalendar më të favorshëm…”

“Gjyqtarët janë nën presion në këtë fundkampionati. Lojtarët hjanë profesionstë të të dyja ekipeve dhe do t’ua bëjnë shumë më të lehtë edhe gjyqtarëve në këtë derbi”, – tha Luan Pinari.

LEXO TE PLOTE