LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manchester City mposht PSG-në dhe kualifikohet në finalen e Champions League

4 Maj 2021, 19:55, Sport CNA
Manchester City mposht PSG-në dhe kualifikohet në finalen e Champions

Ndodhi ajo që pritej, Mançester Siti është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolës, mposhti me rezultatin 2-0, PSG-në në sfidën e kthimit të fazës gjysmëfinale.

Pas triumfit 1-2 në transfertë, ?qytetarët? arritën të fitonin edhe në shtëpi, duke e merituar plotësisht ?biletën? për në finalen e Stambollit. Kjo është hera e parë në histori që skuadra e Mançester Sitit do të luajë një finale të Champions-it. Algjeriani Rihad Mahrez ishte heroi i ndeshjes së sotme, teksa në minutat 11-të dhe 63-të realizoi dopietë, duke tronditur francezët e Poçetinos.

Vlen të theksohet se në këtë përballje, PSG-ja ishte pa yllin Kilian Mbape, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli, për shkak të një dëmtimi. Kampionët e francez nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadrat në ndeshjen e zhvilluar në ?Etihad Stadium?, duke zhgënjyer plotësisht.

FT: MANÇESTER SITI ? PSG 2-0

Mahrez 11?, 63?

 

 

Lajmet e fundit nga