Connect with Us

Lila: Armand Duka është hero. E ka bërë Kombëtaren si Reali dhe Barcelona

Kombëtare

Lila: Armand Duka është hero. E ka bërë Kombëtaren si Reali dhe Barcelona

Publikuar

-

Andi Lila nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij të pamasë për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Ai e ka pranuar edhe publikisht në “Procesi Sportiv”, ku gjatë një debati me presidentin e KOKSH, FIdel Ylli, e cilësoi një hero kreun e FSHF-së.

“Ju keni frikë nga Armand Duka, i pari ti që thua nuk dua të flas me emra. FIFA dhe UEFA e kanë me tre mandate e ky e ka 5. 20 vjet. Rri edhe 25 të tjera se ju rrini”, iu drejtua Ylli ish-futbollistit të Kombëtares.

“Për sa i përket ekipit kombëtar, Armand Duka është hero. E ka bërë si Reali i Madridit e Barcelona. Sa i përket kampionatit shqiptar është zero, zero po të them. Pse? Sepse shteti nuk ka ndihmuar”, ishte përgjigja e Lilës, i cili pak kohë më parë me Sindikatën e Futbollit premtoi se do i hapte luftë drejtuesve të FSHF-së.

Lila: Armand Duka është hero. E ka bërë Kombëtaren si Reali dhe Barcelona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Afronim makinat për të ndriçuar vendin”, luante me Ronaldinjon dhe Anelkan, Lorik Cana tregon si stërvitej Shqipëria në 2002

Publikuar

-

Nga

Lorik Cana është kapiteni legjendar i Shqipërisë. Shiriti do të ndërrojë shumë krahë te Kombëtarja, por kuptimi i vërtetë merrej vetëm në momentin që Cana udhëhiqte kombin në fushën e blertë. Dëshirë, grintë, karakter dhe ndjenjë përfaqësie.

Historia e Lorik Canës ishte e gjitha besnikëri e pastër ndaj atdheut dhe për këtë arsye dashurohej së tepërmi nga tifozët. I rritur mes emrave me të mëdhenj të futbollit, Cana kishte gjithë mundësinë për të pritur një tjetër Kombëtare dhe për të refuzuar Shqipërinë.

Në momentin që një gjë e tillë ndodh edhe sot, çfarë mund të thuhet për vitet e atëhershme?

Në rrëfimin e dhënë për emisionin “Jashtë loje” që transmetohet në “Top Channel”, Lorik Cana është shprehur se në vitin 2002 te Kombëtarja stërviteshin në darkë me dritat e makinës që rrinin të ndezura, pasi nuk kishte ndriçim.

“Kisha një qëllim. Isha shumë i sigurt, që nëse nuk do të kem një lëndim do ia arrij. Nuk ishte e vështirë në aspektin teknik, sepse unë kur zgjodha të luaja me ekipin kombëtar pothuasje isha me ekipin e parë të ekipit. Luaja në skuadër me Ronaldinjon, Anelkan, Hajnze, Pocetino. Domethënë me yje botërorë dhe nuk e kisha frikë aspektin teknik. Por kur vjen në një vend ku përfaqëson një Kombëtare, është një grup i ri njerëzish… Kam pasur fatin që ajo gjeneratë më ka pritur në mënyrë të jashtëzakonshme.

Më ka pritur si vëllain e vogël, më ka përkëdhelur dhe jam ndjerë komod që ditën e parë.

Më kujtohen grumbullimet e para që i kemi bërë këtu te Shato Linza. Shkonim me autobuz ateherë te kompleksi Partizani. Më kujtohet fusha atëherë që ishte më e gjatë se sa topi dhe nuk e shihje topin. Kam disa kujtime kur stërviteshim pasdite nuk kishim drita.

Në fund të stërvitjes në atë kohë me Dosenën, ishte shtator i 2002, hera e parë që jam grumbulluar, kemi afruar makinat që me dritat e makinave të ndricohet stërvitja. Për të mos na zënë errësira.

Me kujtohet një vend i ri, sepse nuk kisha shkelur asnjëherë në Shqipëri. Por ambienti mu duk jashtëzakonisht i mirë.

Do të doja të mos hyja në fushë me Serbinë? E përse? Përkundrazi, sepse ne ndiheshim jashtëzakonsiht mirë. Jo vetëm që përfaqësonim Shqipërinë, por përfaqësonim Shqipërinë e bashkuar. Kombëtaren e vërtetë. Shqipëria ka pasur vetëm në 2 raste Kombëtare të vërtetë, pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjenerata jonë.

Gjithcka që ka qenë në mes, që është një kohë e gjatë, ka pasur vetëm përfaqësuese. Por quhej Kombëtarja shqiptare sepse kishte simbolet kombëtare, kishte flamurin kuqezi, por në përbërjen e saj nuk kishte asnjëherë…

Nuk është e rastësishme që kampionati ballkanik është fituar me Naim Kryeziun, Riza Lushtën, që ishin të Kosovës. Nuk po them që ne jemi më të mirë, por ne thjesht ishim bashkë. Kjo është Kombëtare, merr sensin e Kombëtares.

Tani kemi përfaqësuese. Të dyja me një mision të ndershëm për të përfaqësuar vendin tonë. Por ne kemi shfrytëzuar momentin e duhur dhe kemi arritur që si Kombëtare e bashkuar të shkruajmë historinë”, ka thënë Lorik Cana.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mitaj iu tregon grekëve emocionet e debutimit me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Mario Mitaj i është rikthyer së fundmi debutimit të tij me kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit, ndaj San Marinos. Mbrojtësi tregon për Nova Sports se për të ishte një ëndërr, ndërsa shton se nuk e priste që të aktivizohej.

“Ishte me të vërtetë një ëndërr për mua të debutoja me kombëtaren time. E vërteta është se nuk prisja diçka të tillë në tre ndeshjet e shkuara, pasi ishte hera e parë që ftohesha në kombëtaren e madhe. Po paraqitesha shumë mirë në stërvitje dhe trajneri më dha mundësinë të bëja ëndrrën time realitet.

Më i riu që luaj me Shqipërinë? Sigurisht që ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur. Më motivon që të vazhdoj të punoj shumë, të stërvitem dhe të përmirësohem si lojtar”.

Lojtarët me të cilët krijoi më shumë shoqëri- “Me Hysajn e Napolit dhe Kumbullën e Romës jam afruar më shumë.

Në përgjithësi jemi të gjithë miq, qëndroja me të gjithë dhe më kanë mirëpritur dhe më kanë trajtuar si të barabartë. Më ndihmuan të përshtatem sa më shpejt dhe ishte një përvojë e paharrueshme për mua.

Jam bërë shumë mik edhe Strakoshën. Ai edhe Laçi më ndihmuan shumë dhe më këshilluan. Të dy janë djem të mirë. Ata flasin edhe greqisht, ndaj edhe u afruam shumë. I falënderoj dhe u uroj më të mirën”, u shpreh Mitaj.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Futbollisti i kombëtares shqiptare rikthehet nga dëmtimi pas 8 muajve mungesë

Publikuar

-

Nga

Taulant Xhaka është rikthyer në fushë me një program të veçantë. Mesfushori i Kombëtares u dëmtua në gushtin e kaluar dhe disa muaj më vonë, bëri edhe ndërhyrjen kirurgjikale. Vetëm prej pak ditësh, mesfushori ka arritur të kthehet në fushë për të kryer programin e specializuar.

Referuar testeve që ka kryer mesfushori, ka shanse që të mund të luajë këtë sezon në ndonjë prej takimeve të fundit. Mirëpo, trajneri i skuadrës për të mos e rrezikuar futbollistin kuqezi ka mohuar çdo mundësi aktivizimi:

“Xhaka po stërvitet me një program të specializuar dhe kam të dhëna që është duke ecur me ritme të kënaqshme. Mirëpo, nuk bëhet fjalë për ta rrezikuar këtë sezon. Fokusi i tij është vetëm sezoni i ardhshëm”, është shprehur Patrik Rahmen.

LEXO TE PLOTE