Connect with Us

Lajm i madh për tifozët e Kukësit, klubi njofton se kur do të luajnë në stadiumin e ri

Sport

Lajm i madh për tifozët e Kukësit, klubi njofton se kur do të luajnë në stadiumin e ri

Publikuar

-

Faqja zyrtare e skuadrës së Kukësit nëpërmjet një postimi ka lajmëruar ecurinë e punimeve për stadiumin e ri teksa shprehen se sezonin tjetër do të rikthehen të luajnë në impiantin e tyre.

Gjithashtu faqja e verilindorëve shkruan se tapeti do të jetë natyral dhe kanë mbetur për tu vendosur vetëm stolat dhe impianti i ndriçimit.

Postimi i faqes së Kukësit

Punimet ne stadiumin e qytetit po vijojne me ritme te larta dhe brenda pak kohesh, do te jete gati per te pritur ekipin pas shume kohesh mungese.

Aktualisht eshte bere porosia per tapetin i cili do te jete 100% natyral, nderkohe qe jane porositur edhe stolat dhe impianti i ndricimit.
Me ritme te kenaqeshme ka ecur edhe puna ne tribunen pas porte e cila ka nisur me vonese krahasuar me pjesen tjeter te stadiumit. tribuna ka nisur te marre formen dhe brenda pak kohesh, do te jete gati.

E sigurt eshte qe Kukesi e nis sezonin e ri ne stadiumin e ri aty ku rikthehemi me synime te qarta 💪🏻

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi i surprizon të gjithë, zikaltrit prezantojnë fanellat e reja

Publikuar

-

Nga

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellat e treta për sezonin e ardhshëm. Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen është ngjyra e verdhë mbi fanellë. Gjithashtu aty janë nuk mungojnë edhe ngjyrat zikaltër të skuadrës milanezë, me logon e klubit që qëndron mbi një hapësirë të zezë.

Për sa i përket fanellave të para, ku Interi do luajë si vendas, do të hiqen shiritat e zinj dhe ata blu e do të krijohet një efekt “lëkurë gjarpri”. Ngjyra e zezë do të mbetej vetëm te pulset dhe në mëngë, ndërsa logoja e klubit dhe sponsori “Nike” mbeten, por me ngjyrë ari. Në pjesën e prapme të fanellës do të jetë brendi “Lenovo”.

Është shfaqur edhe fanella e dytë: shfaqet tërësisht e bardhë dhe me shkrime të arta, një kombinim i ngjyrave tradicionale të klubit me logon e re, ndërsa shkrimi ‘Inter Milano’ duket në pjesën e sipërme të shpinës nën jakë. Jaka, që është e njëjta e përdorur nga Liverpuli për sezonin e ardhshëm, është e zezë përpara dhe blu prapa”.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Fitore dinake! “Dhelprat” mposhtin Junajtidin dhe shpallin Sitin e Guardiolës zyrtarisht kampion

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti është zyrtarisht kampion i Premier Ligës. Humbja e Junajtid në shtëpi ndaj Lestërit, me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme, i ka siguruar matematikisht titullin “qytetetarëve” të Guardiolës, të cilët kanë festuar nga divani, 3 javë para fundit të kampionatit.

Ky është titulli i tretë në 4 vitet e fundit për Sitin, që është duke shkruar historinë e futbollit anglez. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Guardiolës, është gjithashtu edhe në finalen e Champions Leagues, ku do të përballet me Çelsin më 29 maj.

 

Për sa i përket përballjes mes Junajtid dhe Lestërit, “dhelprat” kaluan të parët në avantazh me anë të Thomas në minutën e 10-të, teksa Grinud barazoi shifrat në të 15-tën. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, turk Sojunçu, realizoi golin e fitores për skuadrën e Lestërit. Ky triumfi i siguroi matematikisht titullin Sitit, që 3 javë para fundit kryeson me 10 pikë diferencë nga ndjekësit e Junajtid.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Partizani e dominon me kualitet Tiranën”, befason Luan Pinari: Gjyqtarët të mos bëhen protagonistë

Publikuar

-

Nga

Luan Pinari ka provuar që të luajë në kryeqytet me tri ekipet e njohura, Dinamon, Partizanin e Tiranën dhe ka qenë një ndër stoperat më të mirë në vend, duke luajtur me Shpresat U-21, por edhe duke u grumbulluar dia herë nga Kombëtarja kuqezi. Luan Pinari, në “SportMagazin”, në lidhje me derbin ka theksuar se: “Ashtu si në çdo derbi edhe kjo ndeshje ka favoritë. Ndoshta Partizani do ta kërkojë më shumë fitoren, por edhe për Tiranën, 3 pikët janë detyrë, për më tepër kur bëhet fjalë për një derbi me Partizanin. Por, Tirana minimumi synon Europën, kështu që edhe ky derbi është objektiv për rezultat pozitiv për Tiranën”.

“Tirana e do ta fitojë patjetër ndeshjen derbi me Partiznain dhe kjo ndodh shpesh që nuk e çon aty ku duhet ekipin bardheblu. Përfiton nga kjo situatë skuadra e Partizanit, që e kthen në favorin e vet, duke spikatur në derbi dhe duke marë pikët maksimale. Tirana duhet që të jetë e kujdesshme, si dhe Partizanit i duhet me patjetër fitorja”.

“Janë ndeshje ku kualitetet e thonë shpesh fjalën e tyre, ndërsa Asani dhe Çinari janë dy kualitete dhe Ferhan Hasnai është luks që ta kesh në skuadër, edhe në stol sidomos”.

“Partizani e ka grupin më të plotë, kurse Tirana ka lojtarë të rinj me perspektivë. Derbi është i paparashikueshëm, por Partizani i ka të gjitha mundësitë që ta fitojë këtë ndeshje dhe do të ketë një moral shumë të madh, për të vijuar më pas betejën e titullit. Nëse mer tri pikët ndaj Tiranës edhe pse ka një kalendar ferri, Partizani do të jetë edhe më solid në ndeshjet e mbetura”.

“Mendoj që Teuta është më afër titullit, sepse siç e thash Partizani ka një kalendar të vështirë, ndërsa në Korçë, Partizani duhet që ta fitonte ndeshje dhe u ndëshkua nga mendjemadhësia. Teuta ka një kalendar më të favorshëm…”

“Gjyqtarët janë nën presion në këtë fundkampionati. Lojtarët hjanë profesionstë të të dyja ekipeve dhe do t’ua bëjnë shumë më të lehtë edhe gjyqtarëve në këtë derbi”, – tha Luan Pinari.

LEXO TE PLOTE