LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“La dhimbjen e tij mënjanë për të më përkrahur”/ Soni Malaj flet për marrëdhënien me Flori Mumajesin

4 Maj 2021, 08:41, Lifestyle CNA
“La dhimbjen e tij mënjanë për të më

Pas 10 vitesh, këngëtarja Soni Malaj dhe kantautori Flori Mumajesi u rikthyen sërish bashkë për të bashkëpunuar.

Versioni im është jë këngë e realizuar nga Flori Mumajesi dhe Soni Malaj konkurron me këtë këngë në festivalin ?Kënga Magjike?.

E ftuar në emision ?Abc-ja e pasdites?, Soni ka treguar se me Florin ka patur një marrëdhënie miqësore të vazhdueshme ndonëse jo publike.

Gjithashtu ajo u shpreh se, pavarësisht humbjes së tij të madhe, Flori la mënjanë dhimbjen e tij për ta përkrahur atë.

?Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t?mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur?, ka thënë Soni Malaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga