Connect with Us

Kuvendi mblidhet pas zgjedhjeve/ Çështjet kryesore, deputetët që ulen në karrige për seancat e fundit

Politikë

Kuvendi mblidhet pas zgjedhjeve/ Çështjet kryesore, deputetët që ulen në karrige për seancat e fundit

Publikuar

-

Ulen për herë të parë në Kuvend/ Kush janë 64 emrat që fituan në zgjedhjet e 25 prillit

Paraditen e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kuvendi do të mblidhet me deputetët aktual ku një pjesë e tyre do të ulen për herë të fundit në parlament.

Nga deputetë do të ulen për herë të fundit janë dhe emra të rëndësishëm si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Vasilika Hysi apo Eglantina Gjermeni dhe pothuajse të gjithë deputetët e opozitës së re.

Në seancën e sotme në rend dite janë futur për votim mes të tjerave edhe disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.

Dje paradite Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021./CNA.al

Deputetët nga Grupi Parlamentar i PS që nuk do të jenë më deputetë:

1-ADELINA RISTA

2- ADNOR SHAMETI

3-ALKET HYSENI

4-ALMIRA XHEMBULLA

5-ANASTAS ANGJELI

6-ANDREA MARTO

7-ANDUEL XHINDI

8-ARBEN KAMAMI

9-BESNIK BARAJ

10-DITMIR BUSHATI

11-DRITAN BICI

11-EDLIRA BODE

12-EDMOND LEKA

13-EGLANTINA GJERMENI

14-ELONA HOXHA

LEXO EDHE:  Bylykbashi “zbërthen” marrëveshjen PD-LSI/ Pse vendosëm që të dilnim me dy lista të ndara

15-FADIL NASUFI

16-FATMIR VELAJ

17-FIDEL YLLI

18-ILIR BEQAJ

19-LUAN HARUSHA

20-MIMI KODHELI

21-MUSA ULQINI

22-PANDELI MAJKO

23-ROBERT BITRI

24-ROLANT XHELILAJ

25-SADI VORPSI

26-SADRI ABAZI

27-SENIDA MESI

28-SPARTAK BRAHO

29-VASILIKA HYSI

30-VILMA BELLO

31-XHEVIT BUSHAJ

32-ERVIN BUSHATI

33-ARDIT KONOMI

34-ARDIANA JAKU

35-FLORENC SPAHO

36-ARTEMIS MALO

37-TATIANA PIRO (NURCE)

Deputetët që nuk do të rikthehen më në shtator nga Grupi Parlamentar Demokrat

38-MYSLIM MURRIZI

39-RUDINA HAJDARI

40-ALBAN ZENELI

41-ARBEN ELEZI

42-KORAB LITA

43-ARLIND ÇAÇANI

44-HALIL JAKIMI

45-LIGORAQ KARAMELO

46-HALIT VALTERI

47-BESNIK TROPLINI

48-ARTUR ROSHI

Deputetët që nuk rizgjidhen nga Grupi Parlamentar “I pavarur”

49-YLLI SHEHU

50-EDLIRA HYSENI

51-RALF GJONI

52-ENVER ROSHI

53-EDIOLA BRAHA

55-NIMET MUSAJ

56-ENADA KAPLLANI

57-AMRA BAROVA

Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi”

58-EUGEN BOJAXHIU

59-SELAMI JENISHEHRI

60-KRENAR RRYÇI

61-KOÇI TAHIRI

62-KLAJDI QAMA

63-MAJLINDA HALILAJ

64-ERVIS MEÇO

65-RAMAZAN GJUZI

66- EDMOND STOJKU

67-EDMOND RRUSHI

Deputetë të tjerë

68-KUJTIM GJUZI

69-ANDI PËRMETI

70- KOSTAQ PARA

71- ADRIATIK ALIMADHI

72-VASIL STERJOVSKI

73-SUZANA TOPI

74-ERION PICIRI

75-ZEF SHTJEFNI

76- FATJONA DHIMITRI

77-ELDA HOTI

78-NIKOLIN STAKA

79- LEFTER MALIQI

80- REME LALA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha nuk do ta rrëzojë kurrë Ramën”/ Nishani: Kreu i PD duhet të marrë përsipër përgjegjësinë

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, u është përgjigjur kritikëve që shprehen se ai po i shërben kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ai theksoi se Rama pas fitores së mandatit të tretë, nuk ka nevojë për askënd që ti shërbejë. Më tej, në një intervistë për Abc, Nishani shtoi se Basha nuk e ka rrëzuar dot Ramën për gjithë këto vite dhe sipas tij, nuk do ta rrëzojë kurrë.

“Në 91-shin partia e Punës hyri në garë në kuadrin e pluralizmit. Dallgën e madhe në kutitë e votimit nuk e ndalonte dot më. Duhet të marrësh përsipër përgjegjësinë si drejtues i opozitës duke bindur shqiptarët që do sjellësh ndryshim. Dhe humbja nuk i faturohet një njeriu. Nuk është e keqja Lulzim Basha. E keqja është Edi Rama. Basha nuk e ka rrëzuar dot dhe nuk ka për ta rrëzuar dot.

 Edi Rama e fitoi atë që donte, Nuk ka nevojë për asnjë shërbim më. Kush i ka shërbyer Edi Rama I ka shërbyer deri më 25 Prill. Blendi tha që duhet të ikë Edi Rama. Edi Rama ka tetë vite që nuk ikën. Pas 12 vitesh pot ë vazhdojmë të themi të gjejmë një mekanizëm që të heshtim, do jetë Edi Rama prapë. Unë kam përgjegjësi qytetare. E keqja e këtij vendi është Edi Rama. Ka modelin e qeverisjes më të inkriminuar. Edi Ramën e rrëzon vetëm nëse në kutitë e votimit shkojnë 1 mln shqiptarë dhe jo 600 mijë shqiptarë. Ata kanë ndenjur në shtëpi sepse nuk janë bindur.”, u shpreh Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim në nëntë qarqe/ Tabaku: Kemi çuar në SPAK mbi 50 raste të krimit zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim në nëntë qarqe/ Tabaku: Kemi çuar në SPAK mbi 50 raste

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Sipas saj, gjatë fushatës është përdorur çdo burim i mundshëm nga administrata për të blerë votat dhe për të përdorur burimet financiare shtetërore.

Nuk ka më një ndarje mes shtetit dhe partisë, pasi i gjithë shteti ishte në funksion të zgjedhjeve. Blerja masive e votave nga njëra anë, përdorimi i të gjitha burimeve financiare shtetërore, qendrore, lokale nga ana tjetër, kjo e shoqëruar nga presione mbi votuesit dhe Database e Partisë Socialiste që doli nëpër media, tregojnë që i gjithë shteti ishte në fushatë dhe u përdor çdo burim i mundshëm nga administrata”, theksoi Tabaku.

Në një intervistë nëpërmjet skype në Syri Tv Tabaku u shpreh se PD do t’i kërkojë KQZ-së që në 9 qarqe rezultati i zgjedhjeve të shpallet i pavlefshëm.

LEXO EDHE:  Bëni gabime me të brendshmet? Ja si të zgjidhni të “duhurat”

LEXO EDHE:  Çfarë donte të thoshte me "Nuk ka bir nëne dhe as bir k*rve të më pengojë"?/ Flet Tahiri

Partia Demokratike ka deklaruar që në ditën e parë se do të vazhdojë me hetimin dhe të vendoset përpara drejtësisë kushdo që ka shkelur ligjin, këdo që ka cenuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ne kemi çuar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste në prokuroritë e rretheve nga njëra anë dhe nga ana tjetër kemi kërkuar pavlefshmëri të rezultatit aty ku ka patur shkelje madhore”, shtoi Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rruga e Arbërit 80% e përfunduar”/ Krashi: E shikoj Dibrën si një Korçë të dytë

Publikuar

-

Nga

Lavdrim Krashi i cili doli fitues në këto zgjedhje ka folur në një intervistë televizive për fushatën elektorale në qarkun e Dibrës ku e cilësoi si fantastike. Gjithashtu ai foli edhe për Rrugën e Arbërit, ku shtoi se do të marrë një zhvillim të jashëzakonshëm. Sipas tij, kjo rrugë do t’i japë mundësinë  qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve.

“Qarku i Dibrës është qarku që përgjatë 4 viteve të fundit për hir të së vërtetës ka pasur një vëmendje të shtuar të themi të taksapaguesit shqiptar. E kam fjalën për rrugën e Arbrit. Një rrugë e kërkuar përgjatë 100 viteve të fundit, por vetëm këtë radhë po bëhet realitet. Në fakt unë gjatë fushatës e kam kaluar 7 apo 8 herë. Është në masën 80% e përfunduar. Ka dhe disa punë. Është një rrugë, e cila përmban përveç investimit të madh prej 350 milionë eurosh të taksapaguesit shqiptar. Ka dhe disa vepra shumë të vështira, tunel edhe ura gjatësi prej 26 kilometrash. Ky është  një investim që i krijon mundësinë qarkut të Dibrës që të shpërthejë. Mendoj që rruga e Arbrit do t’i japë mundësinë krejt qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve. Unë e shikoj Dibrën krejt si qark, si një Korçë të dytë”, u shpreh Krashi.

Sa i përket uljes së tij në Parlament, kandidati fitues u shpreh se që ditën e parë si deputet do të kërkojë të drejtën e emigrantëve për të votuar, si dhe do të nisë me projekte për Qarkun e Dibrës.

LEXO EDHE:  Çfarë donte të thoshte me “Nuk ka bir nëne dhe as bir k*rve të më pengojë”?/ Flet Tahiri

LEXO EDHE:  Nga Enkel DEMI: Grida dhe miti i Dylqinës

“Do të kërkoj që ditën e parë, sipas procedurave dhe hapësirave që na lejohen për të kërkuar të drejtat e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Këtu e kam fjalën për të drejtën e votës, jo në kuptimin, se ne e kemi të drejtën e votës, po mundësinë që qytetarët shqiptarë të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Jam krejt i bindur që unë do të gjej bashkëpunim shumë të ngushtë me të gjithë kolegët e mi brenda PS, por edhe me grupet e tjera parlamentare me PD dhe LSI”, përfundoi Krashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE