Connect with Us

Kush është deputeti më i pavotuar i Parlamentit?!

Politikë

Kush është deputeti më i pavotuar i Parlamentit?!

Publikuar

-

Kush është deputeti më i pavotuar i Parlamentit?!

Petrit Vasili është rikthyer duke folur ashpër në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, këtë herë sërish flet nga karrigia e ngrohtë e pameritur e deputetit.

Vasili do jetë deputeti më i pavotuar i Parlamentit.

Mediat deri tani kanë raportuar Vangjel Dulen me 850 vota, por askush nuk ka parë më vëmendje sa vota ka Petrit Vasili.

Nënkryetari i LSI-së ka vetëm 362 vota dhe kandidoi i treti në listën e LSI-së në Tiranë, ai merr mandatin e deputetit në rast se Monika lë mandatin e saj në Tiranë.

Në këtë qark, LSI ka siguruar vetëm dy mandate dhe Petrit Vasilit duket se i ka rënë bingo. Ai do jetë deputeti më i pa votuar i Parlamentit. Nuk krahasohet në vota as me Brisin e Tatimeve e as me Vojo kusarin, apo shumë palaço të tjerë të LSI-së që kanë kandiduar në qarqe të ndryshme për LSI.

Petrir Vasili rezulton të jetë drejtuesi politik më i pavotuar në Shqipëri, ja ka kaluar deri tani vetëm Kujtim Gjuzit dhe ndonjë shoku të tij, se shumicës së kandidatëve të LSI-së ju rri shumë larg me vota.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare/ Dashamir Shehi: Të bëhemi bashkë në një listë, nga Topi tek Topalli 

Edhe pse po e merr mandatin në Tiranë, Vasili ka gati gjysmat e votave të Kejdi Mehmetajt në Fier.

Kaq i rëndësishëm është për banorët e qarkut të Tiranës, ku votuan rreth 450 mijë zgjedhës të cilët i dhanë Titit 362 vota.

Lider Titi i LSI-së, ish-ministër e drejtues i rëndësishëm i LSI-së ka marrë vota sa mbledh Çim Peka audiencë kur ka Ilir Metën tapë në studio, megjithse në fakt Çimi mbledh më shumë, se duan njerzit të shikojnë edhe budallallëqe./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas nismës së Partisë Socialiste, e cila për të dytën herë po tenton të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Zheji tha se Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën, por pretendon se të gjithë këtë po e bën për zhurmë dhe për ta nxjerrë Kreun e Shtetit nga binarët.

“Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote”, deklaroi analisti në emisionin “Të paekzpozuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE