LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioneri i BE Varhelyi nesër në Tiranë/ Takime me Ramën e Bashën

4 Maj 2021, 10:21, Politikë CNA
Komisioneri i BE Varhelyi nesër në Tiranë/ Takime me Ramën e

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, pritet të mbërrijë nesër në orën 10:00, në Rinas, ku do të zhvillojë vizitën e tij zyrtare në Shqipëri.

Mësohet se Komisioneri Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu, në fund të vizitës së tij në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë, si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga