Connect with Us

Katër emrat në parlament që nga viti 1991/ Deputetët me më shumë se 13 mandate

Politikë

Katër emrat në parlament që nga viti 1991/ Deputetët me më shumë se 13 mandate

Publikuar

-

Katër emrat në parlament që nga viti 1991/ Deputetët me më shumë se 13 mandate

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar emrat e deputetëve që jën pjesë e parlamentit që nga viti 1991.

Katër emrat që janë pjesë e parlamentit që nga viti 1991 janë Gramoz Ruçi, Sali Berisha, Tritan Shehu dhe Fadil Nasufi.

Gjithashtu është publikuar lista me emrat e deputetëve që kanë marrë më shumë mandate.

Studimi i ISP

Kuvendi i ri (2021-2025) do të ketë vetëm një deputet të ri nën moshën 25-26 vjeçare, shumë më pak se shumica e legjislaturave të mëparshme. Ajo është Andia Ulliri, lindur më 1999 dhe që aktualisht është 22 vjeç zgjedhur si ndër më të votuarat në qarkun Durrës. Nga ana tjetër, deputetja më e vjetër është Luljeta Bozo (78) lindur më 1943. Zonja Bozo do të jetë deputete për herë të parë në parlament dhe për shkak të moshës, do të ketë rastin të jetë edhe deputetja që drejton seancën e parë plenare në javën e parë të muajit shtator 2021.

Në kontrast me deputeten 22 vjeçare vlen të theksohen se në listën fituese 2021-2025 ndodhen katër deputetë që kanë qenë deputet edhe në legjislaturën e parë pluraliste, 1991-1992. Konkretisht ish deputetët e PPSH Gramoz Ruci dhe Fadil Nasufi vijojnë të jenë deputetë të PS-së edhe më 2021, gjithashtu deputetët e PD të vitit 1991 Sali Berisha dhe Tritan Shehu vijojnë të jenë deputetë edhe pas 30 vitesh.

Interesante janë edhe të dhënat për deputetët e rinj më me shumë mandate prej vitit 1991 në Shqipëri. Në krye me nga 9 mandate janë Gramoz Ruçi dhe Sali Berisha, përkatësisht PS dhe PD, ndjekur nga socialisti Erion Braçe, demokrati Tritan Shehu dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule me nga 8 mandate.

LEXO EDHE:  A mund të ripërdoren maskat kirurgjikale? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Shehu e Dule kanë fituar mandate edhe me parti të tjera politikë përveç PD, ndërsa Brace ka qenë gjithnjë pjesë e grupit të PS-së. Blendi Klosi e Fatmir Xhafaj kanë nga 6 mandate, nga të cilët, ky i fundit u fitua nga Xhafa në rivalitet me listën zyrtare të kryetarit të PS. Po kaq mandate kanë deputetët Edi Paloka në PD, si dhe kreu i PR Fatmir Mediu dhe ai i LZHK Dashamir Shehi. Këta të dy të fundit kanë fituar mandate kryesisht përmes koalicionit me PD, dhe vetëm në një rast njëri prej tyre fitoi në rivalitet me PD (Shehi).

Krerët e grupeve të PS dhe PD, përkatësisht Balla e Spaho kanë të njëjtin numër mandatesh (5), ndërkohë që po kaq ka edhe deputeti Paulin Sterkaj, i cili 4 mandate i fitoi me PS dhe një me PD.

Siç shihet nga tabela, shumica e politikanëve më me shumë mandate në parlamentin e ri 2021-2025 janë individë me poste të shumta partiake dhe ekzekutive, në mesin e tyre nuk ka asnjë grua deputete, si dhe pjesa më e madhe nuk kanë arritur të identifikohen për ndonjë meritë apo kontribut të veçantë politik dhe parlamentar.

Disa prej tyre kaluan në parti të tjera politike, përfituan nga koalicionet e mëdha ose siguruan mandate për shkak të sistemit (vendosja në krye të listave të kandidatëve). Në zgjedhjet aktuale parlamentare 6 nga 13 deputetët më me shumë mandate rezultuan më të votuarit në listat e qarqeve, ndërkohë që gjenden edhe politikanë që morën numër rekord minimal votash, por fituan mandate për shkak të pozitës në listën emërore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Ahmetaj në Seancën Parlamentare/ “Ulëm taksat për 620 mijë vetë”

LEXO EDHE:  Po fshihen provat pas tërmetit?/ Rama: E keni gabim, gjithçka është fotografuar

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  20 emrat më të përdorur në Shqipëri/ Asnjë prej tyre nuk është shqiptar!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e PD-së në degën Sarandë/ Basha dërgon emrat e kandidatëve për kryetar

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Presidenti i ngjalave në hall/ Faktet të tregojnë si gënjen publikisht

LEXO EDHE:  Presidenti i ngjalave në hall/ Faktet të tregojnë si gënjen publikisht

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE