LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ethet e kampionatit pas javës së 31-të, kush e fiton titullin kampion?

4 Maj 2021, 07:21, Sport CNA

Rezultate surprizë dhe ndryshon renditja pas ndeshjeve të luajtura në javën e 31-të të futbollit elitar në vendin tonë. Në Kategorinë Superiore, është mbyllur edhe java e 31-të, e tashmë komandën e kampionatit e ka marrë Partizani, që me fitoren ndaj Apolonisë shkoi në kuotën e 57 pikëve, duke zbritur nga froni Teutën, që e sheh veten në vendin e dytë me 56 pikë. Durrsakët barazuan në Shkodër me një rival për titull si Vllaznia që vazhodn të rezistojë fort në Kupë e kampionat.

Ndërkohë që edhe Laçi nuk e ndal hovin teksa mund Kukësin në Laç, ndërsa Tirana është në lojë matematikisht, por barazimi në Ballsh e nxjerr edhe më shumë jashtë lojës për kreun duke parë diferencën me rivalët edhe pse janë edhe 15 pikë në lojë, matemtika e bën të shpresojë dhe besojë sigurisht.

Jo vetëm titulli, edhe gara për mbijetesën duket e ashpër dhe me surpriza, aty ku Skënderbeu i vendit të nëntë e shikon veten 1 pikë pas Bylisit të vendit të tetë dhe 2 pikë pas Kastriotit të vendit të shtatë.

Apolonia mbyll klasifikimin, por duhet thënë se fierakët janë ende në lojë për mbijetesën, matemtikisht dhe meritojnë komplimente sepse po respektojnë garën?

Ja renditja aktuale e Superiores?

Lajmet e fundit nga