LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pabesueshme/ Basha do kërkojë burgosjen e numëruesve të PD-së

4 Maj 2021, 18:18, Politikë CNA
E pabesueshme/ Basha do kërkojë burgosjen e numëruesve të

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket i paqëndrueshëm në deklarimet e tij dhe është gati të bëjë “koka” turku vetëm që të mos pranojë dështimin dhe humbjen në zgjedhje.

Ditën e parë, në datën 25 prill, pasi u mbyllën kutitë e votimit Basha shpalli fitoren për partinë që drejton.

Ditën e hënë, doli dhe tha që numrat nuk ishin në rregull sepse kryeministri Edi Rama po hapte kutitë e bastioneve të majta dhe tani do fillonte përmbysja, ndërsa të martën doli dhe tha që nuk i njoh zgjedhjet se ia kanë vjedhur.

Kreu i PD po përdor të njëjtin skenar që ka ndodhur edhe  në vitin 2017, pra një film i parë 4 vite më parë.

Përballë kemi dy Lulzim Basha, ku nga njëra anë thotë që nuk i njeh zgjedhjet dhe nga ana tjetër thotë do marrë mandatet. Thotë që nuk i njoh zgjedhjet se mi vodhën dhe mi kanë blerë votat, nga ana tjetër thotë se do dal në gjithë Shqipërinë të mbledh provat mbi manipulimin e zgjedhjeve. Pse nuk i njeh zgjedhjet kur ska prova?

Pra, gjithçka e thënë në gati 10 ditë ndryshon në mëngjes, në drekë dhe në darkë, sipas produktit që i pjell mendja tinëzare e Lulzim Bashës. Por gjithsesi ajo që është e pabesueshme është edhe akti kriminal që do të bëjë Lulzim Basha, burgosja e komisionerëve të PD.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, Lulzim Basha ka marrë nga KQZ të gjitha pamjet filmike të procesit të numërimit në të gjitha KZAZ-të e Shqipërisë, nga jugu në veri dhe është fokusuar tek disa KZAZ, për të parë procesin e numërimit.

Deri tani, nuk ka zbuluar ndonjë gjë të madhe, mund të ketë lapsuse të cilat mund të jenë 1 apo 2 vota, të cilat jo vetëm nuk e ndikojnë në rezultatin, por nuk kanë asnjë peshë specifike për çdo kandidat dhe do të kërkojë që kuti të ndryshme në KZAZ të ndryshme  të rinumërohen sipas pretendimeve të tij. Në rast se ka gabime me 1 ose dy vota apo lapsuse të tilla, ato mund të quhen edhe përgjegjësi penale të numëruesve, që ishin 1 nga PD, 2 nga PS dhe 1 nga LSI.

Lulzim Basha do të bëjë kallëzim penal për çdo numërues që ka kaluar kutitë e votimit, çka do të thotë se Lulzim Basha inatin e humbjes së zgjedhjeve do ta shkarkojë tek numëruesit dhe komisionerët e PD-së, duke çuar deri në burgosjen e tyre, pasi gabimi në procesin e numërimit nuk njihet si i tillë por njihet si vepër penale dhe dënohet me burg, sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal me konsensus mes PS dhe PD.

Basha është gati të bëjë gjithçka thjesht dhe vetëm të tërheqë vëmendjen nga humbja  e tij dhe për tu krijuar bindjen njerëzve se janë manipuluar votat, megjithëse në fakt ai ka humbur dhe humbjen e tij kërkon ta faturojë tek numëruesit dhe komisionerët e PD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga