LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Zbulohen 4 dëshirat e Tiranës në merkato, në listë edhe futbollisti i Partizanit

4 Maj 2021, 09:18, Sport CNA
E bujshme/ Zbulohen 4 dëshirat e Tiranës në merkato, në

Tirana qëndron shtatë pikë pas Partizanit kryesues në Superligë, teksa janë edhe pesë javë nga fundi i sezonit. Matematikisht bardheblutë kanë shanse për kreun, ndërsa kërkohet më së pari një vend në Europë me gjithë ngjeshjen e skuadrave në vendet e para. Tanimë drejtuesit e kampionëve në fuqi të vendit po shohin alternativat në merkato, me bardheblutë që duket se kanë dëshira nga ish-ët e rivalëve të Partizanit.

William Melo Cordeiro është një ndër to dhe sipas shtypit të shkruar lojtari është në vëzhgim. Pak ditë më parë fantazisti brazilian prishi kontratën me Demat, duke dalë lojtar i lirë. Pas Da Silvës së Kastriotit, Skukës së Korabit apo Gjatës së Apolonisë, duket se Tirana ka vendosur piketat për merkaton e ardhshme.

Lajmet e fundit nga