Connect with Us

Dy futbollistët shqiptarë po shkëlqejnë në Serinë B

Seria A

Dy futbollistët shqiptarë po shkëlqejnë në Serinë B

Publikuar

-

Italia është destinacioni më i përhapur i lojtarëve shqiptarë, teksa përmendim emrat si Gjimshiti dhe Kumbulla që janë në top formë në Seria A. Megjithatë dhe në Seria B ka futbollistë që janë duke shkëlqyer. Bëhet fjalë për dy lojtarët shqiptarë Ndoj dhe Bajrami, të cilët janë vendosur në formacionin më të mirë të muajit prill.

Ndoj shënoi dy super gola pothuajse identikë njëri me tjetrin, të cilët bën bujë duke e vendosur atë në 11-shen më të mirë të Serisë B. Nga ana tjetër, Bajrami është lojtari kyç i Empolit, i cili ndodhet në vendin e parë të ligës së dytë italiane. Vitin e ardhshëm, Bajrami do të ketë mundësinë të luajë në ligën elitare, ku do t’i bashkohet Kumbullës, Ismajlit dhe Gjimshitit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi i surprizon të gjithë, zikaltrit prezantojnë fanellat e reja

Publikuar

-

Nga

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellat e treta për sezonin e ardhshëm. Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen është ngjyra e verdhë mbi fanellë. Gjithashtu aty janë nuk mungojnë edhe ngjyrat zikaltër të skuadrës milanezë, me logon e klubit që qëndron mbi një hapësirë të zezë.

Për sa i përket fanellave të para, ku Interi do luajë si vendas, do të hiqen shiritat e zinj dhe ata blu e do të krijohet një efekt “lëkurë gjarpri”. Ngjyra e zezë do të mbetej vetëm te pulset dhe në mëngë, ndërsa logoja e klubit dhe sponsori “Nike” mbeten, por me ngjyrë ari. Në pjesën e prapme të fanellës do të jetë brendi “Lenovo”.

Është shfaqur edhe fanella e dytë: shfaqet tërësisht e bardhë dhe me shkrime të arta, një kombinim i ngjyrave tradicionale të klubit me logon e re, ndërsa shkrimi ‘Inter Milano’ duket në pjesën e sipërme të shpinës nën jakë. Jaka, që është e njëjta e përdorur nga Liverpuli për sezonin e ardhshëm, është e zezë përpara dhe blu prapa”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Pioli: Ndaj Torinos pa Ibrën, me Donnarummën flasim në fund të sezonit

Publikuar

-

Nga

Vetëm tri ditë pas triumfit ndaj Juventusit, Milani do të zbresë sërish në Torino, këtë herë për t’u përballur me “granatat” e Davide Nicolës, në një tjetër ndeshje ku 3-pikëshi është detyrim, për të siguruar një vend në zonën Champions të renditjes.

Trajneri Stefano Pioli doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për rëndësinë e transfertës torineze, dëmtimin e Ibrës dhe rinovimin me portierin Donnarumma.

Ndeshja me Torinon – Arma jonë më e fortë është ekuilibri dhe këtë e treguam edhe ndaj Juventusit. Megjithatë ndaj Torinos do të jetë një ndeshje krejt ndryshe dhe zgjedhjet në formacion mund të bëjnë diferencën.

Ibra – E vetmja notë e stonuar e të dielës në mbrëmje ishte pikërisht dëmtimi i tij. E sigurt që nuk do të jetë me ne në Torino dhe as të dielën ndaj Cagliarit. Shpresojmë ta rikuperojmë për ndeshjen e fundit ndaj Atalantës.

Rinovimi me Donnarummën – Për momentin të gjithë jemi të përqendruar te ndeshjet e fundit të kampionatit, pasi duam të arrijmë objektivat sezonalë. Pas 25 majit do të ulemi të bëjmë llogaritë dhe të flasim për të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Trajneri i klubit të Serisë A njofton divorcin, ja kush pritet ta zëvendësojë

Publikuar

-

Nga

Giuseppe Iachini u rikthye në një moment mjaft të vështirë te Fiorentina, për të kryer misionin e lënë përgjysmë nga Cesare Prandelli dhe tani që klubi vjollcë është shumë pranë sigurimit edhe matematikisht të mbijetesës, ka zbuluar se do të largohet.

Në konferencën për shtyp në prag të transfertës sarde ndaj Cagliarit, trajneri Iachini njoftoi se do të largohet në fund të sezonit nga Fiorentina, duke shpjeguar edhe arsyet pse pranoi të rikthehej pak javë më parë.

“Jam shumë i lidhur me klubin, Firenzen dhe presidentin Commisso, ndaj pranova ofertën për t’u rikthyer. Tani misioni im është drejt fundit dhe sapo të mbyllet sezoni, do të largohem nga Fiorentina”, deklaroi Iachini.

Ndërkohë në Itali mediat janë të bindura se vendin e tij në pankinën e Fiorentinës, do ta marrë pikërisht Gennaro Gattuso, i cili gëzon simpatinë e presidentit Rocco Commisso, pasi të dy janë me origjinë kalabreze.

Gattuso do të lërë Napolin në fund të sezonit edhe nëse arrin të sigurojë një vend në zonën Champions, teksa te Fiorentina pritet të nënshkruajë për dy sezone, me misionin për të ngritur klubin në nivele të larta.

LEXO TE PLOTE