Connect with Us

Demi i kujdesshëm: E kemi marrë kreun edhe herë tjetër por nuk e kemi mbajtur dot

Sport

Demi i kujdesshëm: E kemi marrë kreun edhe herë tjetër por nuk e kemi mbajtur dot

Publikuar

-

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka evituar euforinë pas kthimit të të kuqve në kreun e Superiores. Në një prononcim për RTSH, ai theksoi se tani skuadra duhej të tregonte se dinte të ruante këtë pozicion.

“Shumë të rëndësishme shumë janë pikët se e dini që me Apoloninë kemi gabuar. Për të qenë realistë, kemi gabuar dy herë me ta. Por kemi fituar sot.

Kanë mbetur edhe 5 javë. E kemi marrë edhe herë tjetër kreun dhe nuk e kemi mbajtur dot. Të shohim e shpresojmë të shkojmë mbarë”, tha Demi pas sfidës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vllaznia i thotë lamtumirë titullit, mundet nga Kukësi në “Elbasan Arena”

Publikuar

-

Nga

Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një disfatë tepër e hidhur kjo për shkodranët e Brdariç, të cilët duket se kanë humbur “trenin” e titullit, teksa tashmë iu duhet një mrekulli në 4 ndeshjet e mbetura.

Eze, Taipi dhe Gavazaj ishin autorët e golave për verilindorët, ndërkohë që golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Ardit Hoxhaj me penallti. Në këtë përballje u akorduan dy 11-metërsha, teksa më herët realizoi Taipi në radhët e Kukësit.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, u rikthye te fitorja pas 3 humbjes, ndërkohë që shkodranët e kanë ndërlikuar ndjeshëm situatën me këtë humbje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Daja: Shkojmë në Korçë për të marrë 3 pikët

Publikuar

-

Nga

Ilir Daja është duke kryesuar kampionatin shqiptar me Partizanin pas fitores që u arrit mes vështirësisë kundër Apolonisë. Të kuqtë përfituan edhe nga barazimi i Vllaznisë me Teutën, duke marrë vendin e parë në klasifikim. Përpara ndeshjes që do të zhvillohet ndaj Skënderbeut, trajneri Daja kërkon nga ekipi që të harrojë tërësisht derbin që i pret kundër Tiranës.

I gjithë fokusi duhet të jetë te Skënderbeu dhe jo më kot pasi korçarët janë rritur së tepërmi në performancën e tyre. Në konferencën para ndeshjes sipas raportimit të “Supersport”, Daja ka garantuar për tifozët se nuk do të lëshohet kreu aq lehtë për shkakun e presionit pasi nuk e ka për herë të parë kryesimin.

“Dueli? Do jetë një ndeshje e luftuar, por do të shkojmë në Korçë për të luftuar për marrjen e tre pikëshit. Unë nuk e kam për herë të parë në krye, janë edhe disa lojtarë që kanë dalë kampionë me Partizanin, kanë eksperiencë për të menaxhuar këto situata. Na vjen mirë që jemi në krye, e kemi merituar të jemi aty. Duhet të vazhdojmë dhe të fokusohemi te Skënderbeu, nuk do na bënte mirë të shpërndaheshim te ndeshjet e tjera.

Mungesat? Mala dhe Bardhi, dy mungesa të rëndësishme, për vetë vlerat që kanë dy lojtarët. Besojmë se do t’i minimizojmë mungesat e këtyre lojtarëve me lojtarë që kemi në dispozicion. Problem është fakti që do kemi pak alternativa në stol, për të bërë ndërrime në pozicione natyrale, jo në vlera.

Derbi? Unë e di që nuk kam ndeshje pas Skënderbeut… Që do të thotë se as nuk do kursejmë dhe as nuk do mendojmë për asgjë tjetër, do të fokusohemi me të gjithë energjitë psiko-fizike për Skënderbeun. Rezultati është kryesori në këtë fund kampionati. Të marrësh tre pikë në Korçë, do të thotë që duhet të vlerësojmë të gjithë kundërshtarin. Skënderbeu ka lojtarë që mund të godasin, sidomos në sulmin e shpejtë. Presioni nuk është vetëm te ne, edhe ata kanë presion për arsyen e gjendjes në tabelën e klasifikimit, edhe atyre u duhen pikët. Shpërndarja e presionit është e barabartë, por ne kemi potencialin më të madh për ta përballuar këtë presion. Mund të kemi një qetësi më të madhe, sepse kemi një objektiv më të madh“, tha Daja.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Pasuesi i Pirlos/ Juventusi tenton rikthimin e Zidane në Torino

Publikuar

-

Nga

Ky sezon ka qenë zhgënjyes për Juventus që pas nëntë triumfeve radhazi në Serinë A, ia dorëzoi fronin rivalëve të Inter. Sakaq, keq shkoi edhe në Champions League ku bardhezinjtë u eliminuan në 1/8-tat prej Portos. Kështu, drejtuesit kanë nisur punën për sezonin e ardhshëm në mënyrë që skuadra të rikthehet konkurruese, ndërsa duket i vulosur fati i trajnerit Andrea Pirlo për t’u shkarkuar.

Tekniku nuk ia ka dalë t’i transmetojë ekipit idetë e tij, ndërsa favoriti për ta zëvendësuar është Masimiliano Alegri. Ky i fundit e njeh mirë ambientin bardhezi dhe është miku i presidentit Anjeli. Megjithatë, drejtuesit po shikojnë edhe opsionin Zinedin Zidan. Francezi e ka shprehur hapur se një ditë do ta trajnojë ish-ekipin e tij.

Në rast se Zidan largohet nga Real Madrid, atëherë Juventus do të niste negociatat, ndërsa problem do të ishte paga e lartë e trajnerit. Zidan aktualisht përfiton 12 milionë euro plus tre të tjera në formën e bonuse dhe për italianët është një shifër e papërballueshme. Por, mbetet për t’u parë pasi Zidan mund të bëjë edhe “skonto” për bardhezinjtë.

LEXO TE PLOTE