Connect with Us

“Defender Europe 21”/ Yuri Kim: Kjo stërvitje në Shqipëri është historike

Aktualitet

“Defender Europe 21”/ Yuri Kim: Kjo stërvitje në Shqipëri është historike

Publikuar

-

Ditën e sotme nisi stërvitja e trupave amerikanë. Nga qyteti i Durrësit u mbajt ceremonia e “Defender Europe 21”, nga ku foli edhe ambasadorja e SHBa-së Yuri Kim. Në fjalën e saj Kim falenderoj të gjithë pjesëmarrësit ku e cilësoi këtë ditë shumë të veccantë. Sipas saj, kjo stërvitje në Shqipëri është historike dhe është fillimi I gjërave të mëdha që do të vijnë më vonë.

Cfarë ditë të lavdishme kemi para. Dua të përgëzojë FA për ceremoninë e sotme. Duken të jashtëzakonshëm ushtarët tanë. Dua tu them mirëseerdhët në Shqipëri. Jemi të nderuar që të bashkohemi me ju. Roli drejtues i Shqipërisë është domethënës dhe roli i Shqipërisë vetëm rritet. Po të shikosh rajonin, Shqipëria është pritësja më e madhe në rajon. Roli i saj në NATO është më i rëndësishëm. Ata kanë luftuar krah për krah me ne. Ju jemi mirënjohës se kur aleatët kanë nevojë për ju jeni aty. E njohim trimërinë tuaj. Shqipëria është strategjike se ofron një bazë të rëndësishme për krizat rajonale. Stërvitja demonstron aftësinë tonë për të hyrë në Europën lindore. Keni qenë të zëshëm në mbështetjen tuaj.

Na keni përsëritur gjithmonë dhe na e keni treguar potencialin tuaj. Ju jemi mirënjohës. Kjo stërvitje është historike dhe vlen të përmendet se do ndodhin këtu në Durrës. Ky operacion logjistik demonstron aftësitë. Përgatitja jonë është përkushtimi SHBA për NATO është i hekurt. Sot e kemi filluar plotësisht. Planifikimi i një operacioni nuk është i lehtë. Të gjitha vendet që marrin pjesë. Po zhvillohet teksa ne festojmë 30 vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Ky është fillimi i gjërave që do bëjmë bashkë. Mbetemi me ju sot, nesër dhe përgjithmonë”, u shpreh Kim. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Publikuar

-

Nga

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ka reaguar dhe zëvëndëskryeministri Erion Braçe.

Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë.

Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.

“Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t’u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit. Në këtë ditë, 22 vjet më parë trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë ndersa trupat serbe po largoheshin, duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që u mori jetën mijëra njerëzve.

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO-ja filloi operacionin e vendosjes së mbi 50 mijë trupave paqerujatëse në Kosovë, pas një fushate 78 ditëshe të bombardimeve ndaj forcave serbe, që po atë ditë filluan largimin nga Kosova.

“Erdhi koha e çlirimit kur hyri KFOR-i dhe ne shikonim nga ballkonet se si tërhiqeshin, gëzim i madh – forcat serbe po tërhiqeshin”, thotë një qytetare.

“Ishte një ndjenjë që me të vërtetë nuk e di as si të shprehem, sepse ishte një tmerr i hatashëm për më shumë se 90 ditë që ne ishim të okupuar dhe çdo moment prisnim situata të paimagjinueshme. Kështu që ajo ditë kur erdhi dita e çlirimit ishte një ditë me plot emocione, gëzim, ishte e jashtëzakonshme, ishte sikur të rilindnim për së dyti”, thotë një qytetar.

“Festa më e madhe në jetë – dita e çlirimit. Kemi qenë shumë të okupuar nga okupatori serb, tash ditën e çlirimit e festojmë çdo vit”, thotë një tjetër.

Udhëhqesit politik të Kosovës e vlerësuan si ditë historike 12 qeërshorin ndërsa vunë kurora lulesh në pllakën përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin tonë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan e dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë të cilën duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:  Si nëpër filma/Vajza e dehur përplaset me karburantin në Durrës

LEXO EDHE:  Dështon arrestimi i Lul Berishës/ Dekonspirohet operacioni i RENEA-s në Durrës?

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, i rreth 14 martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë por po ashtu edhe i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtarë të cilët e ndihmuan luftën tonë”, tha kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca.

Aktualisht rreth 3 mijë e 600 trupa shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja, roli i së cilës në Kosovë vlerësohet si i jashtëzakonshëm jo vetëm për çlirimin e krijimin e një mjedisi të sigurt, por edhe rindërtimin e vendit që doli nga lufta me mbi dhjetë mijë të vrarë e rreth pesë mijë të zhdukur.

Organizatat humanitare tërheqin vërejtjen se edhe më tej ka pak perosna të dnëuar për mizoritë e frocave serbe në Kosovë, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, u hodh të shtunën në një protestë për të shprehur pakënaqësinë me siç thanë, ‘njollosjen e luftës çlirimtare”.

“UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve, por do të gjykojë luftën tonë çlirimtare. Në këtë përvjetor të ditës së çlirimit, themeluesit e udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë”, ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.

Nëntë vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 që njihet nga mbi 100 vende të botës por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Të dyja vendet pritet që javën e ardhshme të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Publikuar

-

Nga

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e bashkëpunues i botës së lirë, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

“Është shumë mirë të kesh një president të SHBA-së që është pjesë e klubit dhe shumë i gatshëm të bashkëpunojë”, tha Macron.

Ndërsa presidenti Biden tha se e ka thënë edhe më parë që “Amerika është kthyer”.

“Unë mendoj se gjërat po shkojnë mirë”, tha Biden.

Te dy liderët u takuan në kuadër të samitit të G7-ës (shtatë vendet më të pasura të botës), që po mbahet në Britaninë e Madhe.

Biden do të mbajë konferencë i vetëm pas takimit me Putinin

Raportet mes evropianëve dhe paraardhësit të Bidenit, Donald Trump kanë qenë të trazuara. Trump e kishte tërhequr SHBA-në nga traktati i klimës dhe kishte kritikuar aleatët evropianë për çështje të ndryshme, përfshirë edhe kontributin e ulët financiar në kuadër të aleancës së NATO-s.

LEXO EDHE:  I kërkojnë të dorëhiqet/ Basha i përgjgjet nga Durrësi: “Nuk do të dorëzohem, beteja vazhdon”

LEXO EDHE:  Tronditet Durrësi/Identifikohet viktima e parë, ish-drejtues i lartë i policisë

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian është tepër i fortë dhe i gjallë, dhe kjo ka të bëjë shumë me aftësinë e Evropës Perëndimore jo vetëm për të trajtuar çështjet e saj ekonomike, por për të siguruar edhe mbështetjen për NATO-n”, tha Biden.

Vizitën e parë të tij jashtë vendit, presidenti Biden po e zhvillon në Evropë.

Pas samitit të G7-ës që përfundon të dielën, më 13 qershor, ai udhëton për Bruksel për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s./rel

LEXO TE PLOTE