Connect with Us

“Defender Europe 21”/ Peleshi: Mesazh i qartë për popujt e Ballkanit

Aktualitet

“Defender Europe 21”/ Peleshi: Mesazh i qartë për popujt e Ballkanit

Publikuar

-

Nis nga Porti i Durrësit stërvitja ‘Defender Europe 21’ me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thekson se “duke u mbështetur në suksesin e vitit të kaluar, “Defender Europe 21“ do të jetë gatishmëri dhe ndërveprueshmëri ndërmjet aleatëve e partnerëve, në përgatitjen e forcave që të kundërveprojnë shpejt ndaj krizave, si dhe të kryejnë operacione të mëdha luftimi, nëse u kërkohet”.

Ai tha se kjo stërvitje është një sprovë për të treguar që jemi në lartësinë e duhur dhe theksoi se djemtë dhe vajzat tona me uniformë do të na nxjerrin faqebardhë në këtë stërvitje.

Peleshi theksoi se kjo stërvitje është mesazh i qartë për popujt e Ballkanit.

Kjo stërvitje është një mesazh i qartë për popujt e Ballkanit. E ardhmja e tyre e vetme është integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike. Çdo hezitim, devijim, ndikim përtej kësaj rruge është thjesht humbje kohe. Por, kjo është dhe një mesazh për ato vende dhe forca “dashakeqëse” dhe rivale të vlerave tona të përbashkëta. Falënderoj Shtetet e Bashkuara që zgjodhën Shqipërinë si përçuese e këtyre mesazhave të shumëfishta strategjike.

I uroj nisje të mbarë dhe shumë sukses “Defender Europe 21”. Inkurajoj Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, vajzat dhe djemtë tanë në uniformë, të japin maksimumin e tyre në këtë sfidë! Jam i bindur se kjo stërvitje do të shkruajë një faqe të re në historinë e Lidhjes Trans-Atlantike, por edhe të miqësisë sonë të vyer me Shtetet e Bashkuara.”, theksoi Peleshi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ministrat e BE-së/ Më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak pritet t’i informojë ministrat në lidhje me përgatitjet për një raund të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në kuadër të debatit për situatën në rajon, sipas njoftimeve të zyrtarëve në Bruksel, do të diskutohet “qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Burime të BE-së thanë se debati nuk do të përqendrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit.

LEXO EDHE:  Berisha kërcënon Ramën/ Po fshihesh si mi! Edhe 300 pash në tokë po u fute..

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha mesazh zyrtarëve të korruptuar

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme [në atë takim”, tha një zyrtar evropian.

Ai paralajmëroi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha, është e qartë se situata “ka ndryshuar dukshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në vendet e rajonit”.

“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtare kryesore”, tha zyrtari evropian./Rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka marrë peng PD”/ Kadilli: Nuk është zgjidhje për partinë, të japë dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli ka folur për situatën në Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është një zgjidhje për këtë parti. Kadilli shtoi se kreu demokrat duhet të largohet sepse nuk ka çfarë të bëjë akoma dhe nuk ka çfarë të japë më.

Kadilli deklaroi se Basha ka marrë peng Partinë Demokratike dhe sipas tij, kjo është situatë e rëndë sot pas 30 vitesh demokraci.

Kam bindjen se zotëria nuk është më zgjidhje për Partinë Demokratike. Një individ që thotë nuk bëj më shumë se dy mandate se nuk kam çfarë të bëj, atëherë pse do të rrijë më shumë në opozitë. Ke bërë dy mandate , ke dhënë maksimumin tani largohu, kaq di, kaq i zoti je dhe kaq mundësi pate. Çliroje partinë, çliroje enerjginë e kësaj partie sepse është parti e krijuar duke i bërë jehonë thirrjes së qytetarit, kjo parti ka lindur nga protestat nga njerëzit në rrugë dhe sot jemi shëndruar në një strukturë ku ka mbaruar biseda me qytetarin. Pse na mundi se na vodhi votat?

Që të bjerë shpresa te qeveria është normale, por që të bjerë shpresa tek opozita është gjëja më e rëndë që mund të ndodhi. Që një lider të marrë peng opozitën eshtë edhe më e rënda që mund ti ndodhi shoqërisë aq më tepër në shekullin e 21, aq më tepër pas 30 vitesh demokraci”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Detaje të reja nga grabitja në Sarandë/ Kambisti: Njëri më priste në ashensor, dy ishin jashtë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme shtetasi Ibrahim Didani që punonte si kambist në qytetin e Sarandës  është grabitur dhe disa persona e kanë goditur në momentin që hyri në ashensor, ndërsa i morën 500 mijë lekë të reja.

60-vjeçari u shpreh se në ashensor po e priste një person dhe dy të tjerë ishin jashtë.

“Në ashensor po më priste një. Kurse thonë që ishin edhe dy veta jashtë, një vajzë dhe një djalë” tha kambisti./CNA.al

LEXO TE PLOTE