Connect with Us

Covid në Kosovë/ Pritet të vijnë mbi 4 mijë doza të Pfizerit 

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Pritet të vijnë mbi 4 mijë doza të Pfizerit 

Publikuar

-

Kosova pritet të pranojë të martën 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kjo është pjesë nga kontigjenca prej 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të ndihmës në vaksinim kundër COVID-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në prill, Bashkimi Evropian njoftoi se do të shpërndajë 651,000 doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga kjo sasi, Kosova do të përfitojë 95,000 doza, të cilat sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të vijnë “javë pas jave”.

Me kontingjentin e vaksinave që arrin të martën në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë thotë se do vaksinohet personeli shëndetësor, që nuk është vaksinuar gjatë fazës së parë të fushatës së imunizimit, më pas personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

LEXO EDHE:  Qeveria e Kosovës zgjeron tarifën për mallrat nga Serbia

Kosova nisi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 më 29 mars, me 24,000 dozat e vaksinës së AstraZenecas, që i mori falas nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga COVAX-i, Kosova në total, pritet të marrë 100,800 doza.

Qeveria e Kosovës, ka thënë se deri në fund të vitit, planifikohet që të vaksinohen deri në 70 për qind e popullatës.

Plani shtetëror i imunizimit është i ndarë në tri faza.

Në fazën e parë janë përfshirë punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç, banorët e shtëpive të kujdesit dhe ata me sëmundje kronike.

Në fazën e dytë bëjnë pjesë personat 65-79 vjeç, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë.

Ndërkaq, në fazën e tretë pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullatës.REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Dy raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë u raportua të hënën për dy raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy rastet rezultuan pas testimit të 1,328 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 14 pacientë. Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 162.

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,655 raste pozitive. Prej tyre, 2,252 pacientë kanë vdekur dhe 105,241 janë shëruar.

LEXO EDHE:  Qeveria e Kosovës zgjeron tarifën për mallrat nga Serbia

LEXO EDHE:  “7 milion euro tendera për beton në një ditë”/ PD: Të anulohet procedura, lekët të shkojnë për përballimin e krizës

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 134,391 vaksina.

Mbi 19,000 vetë janë vaksinuar me nga dy doza./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Borrell informon ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur të hënën (21 qershor) takimin e tyre në Luksemburg gjatë së cilit do të trajtojnë një sërë temash, që nga situata në Bjellorusi dhe deri te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim pritet që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i BE-së, Josep Borrell të njoftoj ministrat e 27 vendeve anëtare edhe me detajet e takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq që u zhvillua javën e kaluar në Bruksel.

Borrell, së bashku me të dërguarin e posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak, ishin mikpritës të këtij takimi të parë mes këtyre dy liderëve. Por, sipas burimeve diplomatike në Bruksel “Borrell nuk ka edhe shumë gjëra për të thënë” sepse takimi nuk ishte edhe aq produktiv duke pasur parasysh se palët kanë paraqitur qëndrime krejtësisht të ndryshme.

Gjithsesi BE-ja e sheh si të rëndësishëm vet faktin se takimi është mbajtur dhe se nga fundi i muajit korrik do të zhvillohet edhe një takim tjetër i këtyre dy liderëve.

Ndonëse ishte paralajmëruar muajin e kaluar se në këtë takim të ministrave të jashtëm do të ketë diskutime për rajonin e Ballkanit Perëndimor, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë sepse nuk ka pasur ndryshime që do të mund të krijonin hapësirë për ndonjë debat të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Dy raste të tjera të dyshuara me koronavirus në Kosovë/ Priten rezultatet

LEXO EDHE:  18 mijë euro për çdo viktimë nga Covid/ Mjeku bën deklaratën e fortë, tregon pse u rrit numri i vdekjeve

Nesër, megjithatë do të diskutohet për procesin e zgjerimit në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së por pa ndonjë vendim të rëndësishëm.

Tashmë, sipas burimeve diplomatike, janë shuar të gjitha gjasat që në këtë takim të miratohen kornizat për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë disa vende tjera nuk kanë dashur që të nisen negociatat vetëm me Shqipërinë.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian të dyja këto vende kandidate i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit por vendimet për një hap të tillë merren në Këshill vëtëm nëse të gjitha 27 vendet anëtare pajtohen me një gjë të tillë.

Nesër do të zhvillohen edhe të ashtuquajturat konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi si dhe BE-së me Serbinë. Ato do të jenë vetëm të karakterit politik dhe nuk do të përfshijnë hapjen apo mbylljen e ndonjë kapitulli negociues./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, thellohen përplasjet politike

Publikuar

-

Nga

Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet politike, jo vetëm midis shumicës dhe opozitës, por edhe brenda koalicionit qeverisës.

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për qëndrimin e tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe miratimi i një rezolute për Srebrenicën, nxitën tensione politike duke shkaktuar një krizë qeveritare që mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe krizën qeveritare në vend.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “ votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe”.

Edhe autoritetet e Beogradit reaguan në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhtare dhe kundër popullit serb.”

Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq iu drejtua popullit serb në Mal të Zi duke i mbështetur në qëndrimin e tyre. Ai tha se “ Rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lartë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin theksoi se do të kërkojë që ndaj deputetëve malazezë që votuan për rezolutën tu ndalohet hyrja në Serbi.

“Unë do të kërkoj që të ndalohet hyrja në Serbi të atyre që votuan për rezolutën. Le të takohen me familjarët e tyre, të sistemuara mirë në Beograd, në Mal të Zi, “thai Vulin.

LEXO EDHE:  “7 milion euro tendera për beton në një ditë”/ PD: Të anulohet procedura, lekët të shkojnë për përballimin e krizës
LEXO EDHE:  Dy raste të tjera të dyshuara me koronavirus në Kosovë/ Priten rezultatet

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqje. Ai ka thënë se ministri është dashur të flasë rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë.

Megjithatë, Krivokapiq e cilësoi si të panevojshme miratimin e rezolutës për Srebrenicën.

“Rezoluta për Srebrenicën nuk është dashur të miratohet në parlament, pasi Mali i Zi e ka mbështetë Deklaratën e Parlamentit Europian për ngjarjet në Srebrenicë,” tha zoti Krivokapiq.

Krivokapiq akuzoi pratinë pro-ruse Fronti Demokratik, e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit, sipas analistëve malazezë, do të shkaktojnë ndarje të reja në opinionin e Malit të Zi dhe ndarje në baza kombëtare.

Analistët thanë se ndarjet midis komuniteteve, kohëve të fundit kanë qenë mjaftë të thelluara si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare dhe të nxitura nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Protestat e shpeshta dhe gjuha e urrejtjes ka ndikuar në rritjen e incidenteve ndëretnike në vend.

Në këtë kuadër edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për ndarjet ndëretnike në Mal të Zi.

Në raportin mbi Konventën për Mbrojtjen e Zbatimit të pakicave Kombëtare në Malin e Zi K.E. i ka bërë thirrje autoriteteve “ të punojnë në uljen e tensioneve dhe në parandalimin e gjuhës së urrejtjes.”/ VOA

LEXO TE PLOTE