Connect with Us

Covid 19/ Të dhënat në Indi mund të jenë jo të sakta

Bota

Covid 19/ Të dhënat në Indi mund të jenë jo të sakta

Publikuar

-

Edhe pas më shumë se një viti të përballjes së botës me pandeminë e koronavirusit, intensiteti dhe shkalla e krizës aktuale në Indi është bërë më e dallueshme. Pacientët atje nuk kanë qasje në oksigjen, spitalet janë të mbingarkuara derisa nëpër rrjetet sociale shihen radhë të gjata të njerëzve për të dërguar viktimat nëpër krematoriume.

Teksa numri ditor i të infektuarve rritet përtej shifrave që kanë raportuar vendet tjera deri më tani, ekspertët thonë se shifrat zyrtare të të diagnostikuarve me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, në vendin e dytë me popullsinë më të madhe në botë, duket se nuk janë të sakta.

Por pse të dhënat në Indi konsiderohen të jetë kështu?

Cilat shifra tregojnë realitetin mbi krizën?

A po numëron India secilin rast?

India nuk është duke numëruar secilin rast të infektimit me koronavirus, pasi asnjë shtet nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Në gjithë botën, zyrtarët prezantojnë vetëm rastet e konfirmuara. Numri i të gjitha rasteve nuk dihet edhe për faktin se testimi është rastësor dhe disa persona kanë pak ose aspak simptoma pas infektimit me këtë virus. Sa më i kufizuar testimi, aq më pak raste dihen. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shtetet duhet të bëjnë 10 deri në 30 teste për çdo rast të konfirmuar.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta personi më i moshuar në botë, 117 vjecarja japoneze

India është duke bërë pesë teste për çdo rast të konfirmuar, bazuar në faqen online Our Ëorld in Data. Shtetet e Bashkuara janë duke bërë 17 teste për një rast të konfirmuar, derisa Finlanda 57. “Ka ende shumë persona që nuk janë duke u testuar”, ka thënë mjeku Prabhat Jha nga Universiteti i Torontos. “Shtëpi të tëra janë të infektuara. Nëse një person testohet nga një shtëpi dhe del pozitiv, secili person që jeton brenda asaj shtëpie nis të ketë simptoma, është e qartë se ata janë të infektuar, andaj pse të testohen?”

Çka për vdekjet?

Vdekjet janë tregues më i mirë i lakores së pandemisë, ka thënë Jha, mirëpo edhe aty ka probleme me të dhëna. “Hapësira më e madhe lidhet me zonat rurale të Indisë”, ka thënë Jha. Nëpër rajone më periferike, njerëzit zakonisht vdesin nëpër shtëpi pa vëmendje mjekësore dhe një pjesë e këtyre vdekjeve nuk raportohen. Familjet i varrosin apo djegin trupat e më të dashurve të tyre pa i regjistruar viktimat./ REL

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ministrat e BE-së/ Më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak pritet t’i informojë ministrat në lidhje me përgatitjet për një raund të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në kuadër të debatit për situatën në rajon, sipas njoftimeve të zyrtarëve në Bruksel, do të diskutohet “qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Burime të BE-së thanë se debati nuk do të përqendrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Pipero: Deri në fund të qershorit arrijmë imunitetin e tufës

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Gjermania kërkon infermierë vullnetarë

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme [në atë takim”, tha një zyrtar evropian.

Ai paralajmëroi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha, është e qartë se situata “ka ndryshuar dukshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në vendet e rajonit”.

“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtare kryesore”, tha zyrtari evropian./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Kurti.

Për programin qeverisës, Kurti tha se paraqet vizionin e Qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillim viti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

“Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë divrsifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Deri në fund të mandatit, ai u zotua se do të ketë angazhim për qasje në ujë të pijshëm dhe për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza.

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit në Itali/ Shënohet ulje e numrit të viktimave dhe të të infektuarve

LEXO EDHE:  Njihuni me pajisjet diagnostikuese të cilat trajtojnë Covid-19

“Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyçe dhe ndërtimin e aksit Prizren – Tetovë. Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon. Dhe, reforma e arsimit do të trajtohet me prioritet nga arsimi parashkollor”, tha Kurti.

Kurti ka marrë detyrën në mars, duke u zotuar se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë më herët Kurti.

Ai ka premtuar një ekonomi ku, sipas tij, ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorit./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Katër viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur betejën me virusin 4 qytetarë dhe janë shëruar 389 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

 “389 TË SHËRUAR DHE 170 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!  Respektoni distancën!”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE